10 arsyet pse të qenit një lexues i apasionuar e bën jetën më të mirë

“Një orë e shpenzuar dukelexuar është një kohë e vjedhur nga parajsa”

-Thomas Wharton

Librat nuk janë thjesht një formë statike e argëtimit për t’iu kthyer një ore të mërzitshme në jetën tuaj më pas. Jo, lexuesit e apasionuar e dinë që leximi është një nga pjesët më të mira të jetës. Dhe ja dhjetë arsyet pse.

1. Librat mund të jenë miqtë tuaj të ngushtë

Një libër i mirë flet drejtpërdrejtë me ju, sikur e di gjithçka që ndodh brenda jush. Ajo merr diçka nga jeta juaj dhe e frymon në faqe të vetat, duke ju dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë; Ti nuk je vetëm. Edhe të tjerët e dinë se si është të ndihesh kështu. Të tjerët e kanë bërë këtë përmes kësaj dhe ju do ta bëni gjithashtu. Një libër që është mik i ngushtë di gjithçka që ti po kalon. Gjithashtu, librat nuk përpiqen t’ju bëjnë të dilni nga shtëpia për t’u socializuar. Vërtetë ata janë miq të shpirtit.

2. Durimi është një virtyt

Të presësh një mik të ri të ngushtë për t’iu shtuar një serie të dashur, na mëson që ne të apasionuarit e librave të jemi shumë të durueshëm. Ne kemi mësuar të shkojmë për vite me radhë midis publikimeve dhe botimeve të reja. Dekada, madje. Ne mund t’i mësonim Shenjtorët një ose dy gjëra rreth durimit madje.

3. Të lexuarit është një lloj kujdesi për veten

Kur ankthi rritet shumë, librat mund të jenë një moment për t’u ulur, të zhvendosni mendimin tuaj në diçka tjetër dhe të godisni butonin e rivendosjes. Po kaloni ca periudha të vështira dhe të dëshironi një fund të lumtur? Ja ku është një fund i tillë në një libër. Dëshironi të shihni disa emocione të vështira të përpunuara në një mënyrë që nuk keni për të pasur rrugëdalje? Gjeni një libër. Ata nuk e bëjnë gjithçka më të mirë * si një shkop magjik, por librat janë padyshim një metodë e vlefshme për t’u kujdesur për shëndetin tuaj mendor.

4. Librat janë një burim i pafund me citate të mira

«Një mendje ka nevojë për libra, pasi një shpatë ka nevojë për një gur të lagësht, nëse do të ruajë fortësinë. Kjo është arsyeja pse kam lexuar kaq shumë, Jon Snou. »

– Tyrion Lannister

“Të gjithë mund të ishim vrarë – ose më keq, mund të ishim dëbuar”

-Hermione Granger

Mundësia për të përdorur një rresht të mirë nga një libër vjen gati çdo ditë. Dhe ne adhuruesit e librave jemi të përgatitur gjithmonë. Ne gjithashtu kemi një arsenal të mirë të fjalorit argëtues për të përpiluar.

5. Librat janë edukues. . .

Ju mund të mësoni shumë vetëm duke ia hedhur sytë një libri të hapur. Dhe nuk do të duhet të kalosh një ligjëratë dy-orëshe në Power-Point për ta mësuar atë si në shkollë. Histori, shkencë, inxhinieri, gjuhë, kulturë. . . Nëse tregimi është mjaft i mirë, ju nuk do të ndiheni sikur ju jeni duke u ushqyer me lugë për fakte dhe shifra.

6. Bëni miq të vërtetë

Sidomos në këtë epokë dixhitale, gjetja e të apasionuarve të tjerë të librave që ndajnë dashurinë me ty për një zhanër apo autor të veçantë është thjeshtë mahnitëse. Lidhja juaj është e paracaktuar, vetëm për faktin se ju të dy adhuroni serinë Herri Poter zëmë shembull. Dhe nuk ka asgjë më të mirë se sa të shikosh adaptimin e filmit dhe të copëtosh secilin ndryshim të panevojshëm së bashku.

7. Librat zvogëlojnë nevojën për ‘prezantime’

Krijimi i një grafiku për libra në listën tuaj që doni të lexohni dhe njerëzit do të dinë gjithçka rreth pëlqimeve, jo-pëlqimeve dhe interesave tuaja.

8. Një barrë e përbashkët është një barrë e përgjysmuar

Kur një libër ju shkatërron emocionalisht mënyra e të apasionuarit të librit; për ta bërë atë më mirë është që menjëherë ta rekomandoni atë për të gjithë miqtë dhe familjen tuaj. Tani ata do të dinë se çfarë po kaloni, gjë që ua lehtëson të gjithë juve. Dhe meqenëse dikush tjetër mund të jetë duke e lexuar, mund të ndryshojë fabulën e historisë. Kush e di?!

9. Gjithmonë ke gati një listë dëshirash

Kur të vjen pyetja “çfarë dëshiron për ditëlindjen tënde këtë vit?”- fatmirësisht, është një pyetje e thjeshtë për t’iu përgjigjur. Ne thjesht mund të mendojmë direkt për disa libra në listën tonë. Kjo na kursen jo vetëm kohë në tëmenduar, por e dimë gjithmonë çfarë duam.

10. Zbulimi nuk mbaron kurrë

Edhe pse secili libër specifik arrin në mënyrë të pashmangshme në një përfundim, librat të rinj janë duke u botuar çdo vit. Kurrë nuk do të ketë një fund për librat. Botë të reja për t’u zbuluar, komplote për t’ju mahnitur, njerëzit për t’u dashur. Emocioni kurrë nuk duhet të ndalet sepse libri juaj i radhës i preferuar është gjithmonë vetëm duke pritur që ta gjeni. Është një magji e pafund.

Përktheu: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.