10 fakte të surprizuese rreth karrierës së autorëve të mëdhenj

Autorët e mëdhenj botërorë, në të shumtën e rasteve janë përballur me sfida dhe probleme të ndryshme. Kjo vjen edhe nga natyra e tyre njerëzore, qëndrimi kritik ndaj realitetit apo edhe kundërshtitë me gjendjen sociale dhe emocionale te bashkëqytetarëve. Këto gjëra ne i njohim shumë pak, sepse fokusin kryesor, me të drejtë, e merr vepra e tyre. Më poshtë po listojmë disa faktë surprizuese mbi jetën e 10 autorëve shumë të njohur.

1. James Joyce kurrë nuk u kthye në Irlandë pasi mbushi 30 vjeç.
Një shkrimtar i cili kishte nevojë për largësi nga subjekti i tij i zgjedhur për të shkruar, Joyce u largua nga Irlanda dhe e kaloi pjesën tjetër të jetës me kujtime për vendin e tij. Në vitin 1904, në moshën 22 vjeçare, u vendos në Trieste të Italisë me gruan që do të bëhej bashkëshortja e tij, Nora. 1904 ishte rastësisht viti në të cilin u themelua kryevepra e tij, “Uliksi”. “Për Joyce, Dublini ishte gjithmonë Dublini i vitit 1904”, thotë David Norris, i cili drejton qendrën “James Joyce” në Dublin. As funksioni i lartë i të atit në vitin 1931, nuk mundi ta kthejë në vendin e tij.

2. Toni Morrison nuk filloi të shkruante deri në mesin e të tridhjetave.
E lumtur që punonte si profesoreshë në Universitetin Howard në të tridhjetat e saj, Morrison u bashkua me një grup shkruesish vetëm për argëtim dhe në të filloi të punonte në një tregim për një vajzë të vogël me ngjyrë, që donte të kishte sy blu. Pas divorcit të saj pak kohë më vonë, ajo e tërhoqi historinë nga grupi dhe gjatë disa viteve të ardhshme e ktheu atë në romanin e saj të parë, The Bluest Eye, botuar kur Morrison ishte 39 vjeç.

3. Nabokov iu desh të punonte derisa ishte 60 vjeç.
Ai lindi i pasur në Rusi, por pasi familja e tij iku nga revolucioni bolshevik, Vladimir Nabokov ishte i vetmi që të nxirrte jetesën, së pari në Evropë dhe më vonë në Shtetet e Bashkuara. Fillimisht ai ishte udhëheqësh studentësh dhe jepte mësime tenisi. Në Amerikë, kaloi një dekadë me mësim të plotë në Universitetin Cornell. Ndërsa kishte marrë respektin e kritikëve prej kohësh, Vladimir Nabokov nuk kishte marrë ndonjë sukses derisa shkruajti “Lolita”, botuar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1958. Një vit më vonë ai u bë shkrimtar me kohë të plotë.

4. Jack Kerouac nuk mësoi kurrë të niste makinën
Kerouac u zhvendos në New York City si një adoleshent me një bursë për të hyrë në shkollë dhe më pas ndoqi Universitetin e Kolumbias, kështu që makina nuk ishte e nevojshme gjatë viteve kur shumica e njerëzve po mësonin të bëheshin shoferë. Nëpërmjet çdo aventure të mëvonshme, anembanë vendit dhe mbrapa, deri në Meksikë, nga New Orleans, Jack Kerouac nuk ishte kurrë pas timonit, duke u mbështetur në autobusë dhe shoku i tij Neal Cassady që bënte rolin e navigatorit.

5. Kafka nuk e mbaroi kurrë asnjë roman
Megjithëse bëri përparim të mjaftueshëm nëpërmjet mikut, Max Brod, i cili organizoi materialet e tre përpjekjeve të tij për t’i kthyer në romane, Kafka në vetvete nuk ka qenë kurrë në gjendje të bëjë Amerikën, Procesin ose Kështjellën, duke shpresuar që Brodi do t’i shkatërronte, së bashku me të gjitha veprat e tjera, pas vdekjes së tij. Vetëm për shkak se Brodi refuzoi, dhe pastaj i shtoi përpjekjet e tij në konfigurimin e asaj që Kafka la pas, ne kemi këto tre romane të botuara sot.

6. ‘Infinite Jest’ nisi si 3 histori të ndara
Në të njëzetat e tij, David Foster Wallace filloi të punonte për një tregim rreth një videoje aq të këndshme, saqë njerëzit e shikojnë atë, deri në përjashtimin e gjithçkaje tjetër, derisa të vdesin. Menjëherë pas kësaj, ai filloi një tjetër tregim në lidhje me një talent tenisi dhe familjen e tij të çuditshme. Këto tregime mbeten në heshtje deri disa vjet më vonë kur, duke jetuar në një shtëpi në gjysmë të rrugës jashtë Bostonit, Wallace filloi një histori në lidhje për një njeri që e takoi në një qendër rehabilitimi, duke e quajtur karakterin Don Gately. Ai pastaj kuptoi se tre tregimet i përkisnin një diçkaje më të madhe sëbashku, dhe “Infinite Jest” filloi të merrte formë.

7. George Orwell e huazoi komplotin e ‘1984’ nga një roman i quajtur ‘Ne’.
Orwell e shqyrtoi romanin dystopik të Yevgeny Zamyatin në vitin 1946, dhe pavarësisht se ai e quajti një “komplot mjaft të dobët dhe episodik”, ai e gjeti atë “të rëndësishëm për gjendjen tonë.” “Ne” vendoset në një qytet të së ardhmes të ndërtuar nga qelqi për t’i mundësuar qeverisë, të udhëhequr nga një figurë e ngjashme me Big Brother, të monitorojë popullin e vet në çdo cep dhe kënd. Komploti përqendrohet tek një burrë dhe grua që bien në dashuri dhe së bashku luftojnë kundër shtetit. Familjare si histori? “1984” u botua tre vjet pasi Orwell shkroi shqyrtimin.

8. Zadie Smith iu deshën gati dy vite për të shkruar 20 faqet e para të “On Beauty.”
20 faqet e para janë gjithmonë më të vështirat për Smithin. Ajo thotë se ky seksion i parë është lindja e identitetit të librit dhe “e gjithë natyra e gjëndjes ndryshon me zgjedhjen e disa fjalëve”. Por për romanin e saj të 2008 “Për bukurinë”, këto faqe të para paraqitën një sfidë veçanërisht të gjatë. Pasi ajo më në fund i shkruajti për një periudhë gati dy vjeçare, pjesën tjetër të romanit e mbaroi në vetëm pesë muaj.

9. Fitzgerald mori një shpërblim me vlerën e 55,000 dollarëve sot, për vetëm 1 tregim të shkurtër.
Në kulmin e karrierës së tij në fund të viteve 1920, F. Scott Fitzgerald përfitonte $ 4,000 për një tregim nga botimet si The Saturday Evening Post dhe Scribner’s, shumë e barabartë me 55,000 dollarë me vlerën e sotme të dollarit. Falë regjistrimit të përpiktë të Fitzgerald për paratë e fituara nga shkrimi në një libër që ende ekziston sot, ne e dimë se tregimet për të cilat ai mori këtë tarifë të lartë përfshijnë “The Bridal Party” dhe “Babylon Revisited.”

10. Dhoma e Virginia Woolf ishte një lëmsh i vërtetë
Woolf argumentoi shkëlqyeshëm se çdo shkrimtar kishte nevojë për një hapësirë në të cilën të mendonte lirisht; dhe ne më pas përpiqemi ta imagjinojmë si dicka të mrekullueshme hapësirën e saj të veçantë të shkrimit. Por ata që e njihnin Woolfin patën mundësi të shihnin realitetin. Bashkëshorti i saj Leonard përshkruan ” maja penash të vjetra, copëra perjash, shkrepëse të përdorura, copëza letrash të ndryshkura, zarfa të shqyer, copa tavlle të thyera, etj.”, Ndërsa Vita Sackville-West kujtoi “ngatërresën e pabesueshme të objekteve” në dhomën e shkrimit të Woolf.

Përktheu dhe punoi: Suad Arilla

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.