10 fragmente mbi dashurinë nga autorë të mëdhenj

1-Jam e zhbiruar e tëra nga dashuria.Dashuria po më bën që t’a shoh veten tejpërtej.Zemra ime kërkon të shtrihet në tokë mbi një lëndinë. Ajo çmendet për ty. – Remarque

2-Kur të takova ty,lulet filluan të rriteshin në qoshet më të errëta të mendjes time. – Yasmin Mogahed

3-Është më e lehtë të vdesësh nga asgjëja sesa nga dhimbja, sepse ndaj dhimbjes mund të rebelohesh, ndërsa ndaj asgjësë jo. – Susanna Tamaro

4-Unë nuk mund t’a klasifikoj atë sepse ai është tamam i veçantë, unikal,imazhi i papërsëritshëm i cili perkon mrekullisht me dëshirën time. – Franceso Alberoni.

5-Ajo turbullohej nga shikimi dhe megjithatë ishte e lumtur.I dukej se e urrente veten nga dhimbja që i shkaktonte ai mendim. – Alberoni.

6-Ti je në të njëjtën kohe të dyja bashkë:edhe qetësia e zemrës time dhe lëmshi i ngatërruar i saj. – Kafka

7-Vajzat e reja shpeshherë krijojnë përfytyrime fisnike,figura ideale për ndjenjën,për botën.Këtë përkryerje që kanë ëndërruar ia veshin një personi dhe i zënë besë atij.Tek njeriu i zgjedhur dashurojnë krijesën imagjinare derisa dukja gënjeshtare të shndërrohet në një skelet të urryer. – Balzak

8-Dashuria ,mendonte ajo ,duhej të vinte përnjëherësh me shpërthime të fuqishme e me shkrepëtima si stuhi qiellore që mbie mbi jetë që e trondit atë, i shkul dëshirat si gjethet e pemëve dhe i vërtit zemrat në humnerë. – Gustav Flober

9-Diku në fytyrën e saj zemra më ka humbur mes faqes së saj dhe gjylit nishan bukur.Ngelën duke më pyetur zemrën si e kam?E nga ta di kur e imja s’është më tamam? – Ayn al-Qozat

10-Ta dish, ta dish mirë , ka kohë që dergjem nga ashku I padurueshëm i dashurisë per ty. – Stefan Cvajg

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.