100 librat që duhet të lexoni të paktën një herë në jetë!

Ne nuk do të donim të vendosnim një kufi të historive që duhen shfletuar, për ne shumë libra të lexuar janë sërish shumë pak.

Ama ka përherë një listë librash me të cilët duhet të lësh të paktën një takim , njëherë në jetë. Bëhet fjalë për ata që janë vendosur në majën e renditjeve nga klasikët botërorë e që kanë dëshmuar se jo vetëm sfidojnë vitet,  por që dinë të ndryshojnë shumëçka në jetën e atij që i shfleton :). Prestigjozja Britanike ‘ The telegraph’ ka renditur 100 librat më të mirë të të gjitha kohrave që duhet t’i lexoni të paktën njëherë në jetë.

  1. KRYEZOTI I UNAZAVE nga JRR Tolkein

Historia e krijesave që rendin në kërkim të stolive të çmuara është cilësuar si një kryevepër nga ËH Auden (poeti britanik që frymëzoi letërsinë e viteve 20′)

99 . TË VRASËSH ZOGUN PËRQESHËS  nga HARPER LEE

Syri i një fëmije që shpalos panoramën e një shoqërie që udhëhiqet nga paragjykimet raciale në Alabamën e viteve 30′, është historia që ka rrëmbyer lexuesit në mbarë botën.

  1. SHTËPIA DHE BOTA nga RABINDRANATH TAGORE

Historia e një fisniku të pasur nga Bengali që jeton  i lumtur deri në momentin që shpërthen një revolucion radikal, do ju mbërthejë me orë të tëra.

  1. RRUGA E HITCHHIKER NË GALAKSI nga DOUGLAS ADAMS

Toka po shkatërrohet dhe jemi në zbuliin e një rruge të re në hapësirë. Nuk duhet t’ju zërë paniku 🙂

96.  NJË MIJË E NJË NETË anonim

Përrallat e rrëfyera nga nusja e re e një mbreti persian për ngadalësimin e melankolisë pas aktit seksual.

95. ZHGËNJIMET E TË RIUT ËERTHER nga JOHAN VOLFGANG GËTE

Werther e dashuron Sharlotën, por ajo është e fejuar.

94. FËMIJËT E MESNATËS nga SALMAN RUSHDIE

Fëmijët e hinduve të varfër dhe myslimanëve të pasur shkëmbehen në lindje.

  1. KALLAJXHIU, RROBAQEPËSI, USHTARI, SPIUNI nga JOHN LE CARRE

Ninullat e fëmijëve zbulojnë emrat e koduar të spiunëve britanikë të dyshuar për tradhëti.

  1. FERMA E FTOHTË nga STELLA GIBBONS

Satira komike e romancave rurale. Diçka e keqe vihet re në raftin e druve.

  1. PËRRALLAT E GENJIT nga LADY MURASAKI

Jeta dhe dashuritë e djalit të një perandori. Dhe ndoshta novela e parë botërore.

  1. NËN RRJETË nga IRIS MURDOCH

Marrëdhënia e një pseudo-shkrimtari dhe një ylli filmash. Kombinim i komedisë dhe filozofisë.

  1. BLLOKU I ARTË I SHËNIMEVE nga DORIS LESSING

Lessing e konsideron komunizmin dhe lirinë e femrave në atë që Margaret Drabble e quan “hapërisa e brendshme fiksionale”.

  1. EUGJEN ONJEGINI nga ALEKSANDËR PUSHKIN

Pasion, poezi dhe pistoleta në këtë roman dashurie

  1. NË RRUGË nga JACK KOROUAC

Gjenerata e djemve që kanë si qëllim “të digjen” si qirinj të bukur të verdhë romanesh.

  1. XHA GORIOI nga HONORE DE BALZAK

Një dozë zhgënjyese e realitetit. Anti-heroi u bë një legjendë në ngjitjen e pamëshirshme të shkallës së shoqërore.

  1. E KUQJA DHE E ZEZA nga STENDHAL

Heroi që lufton kundër materializmit dhe hipokrizisë së shoqërisë franceze nëpërmjet qëndresës

  1. TRE MUSKETJERËT nga ALEKSANDËR DUMAS

“Një për të gjithë e të gjithë për një” , kjo është motoja e tre luftëtarëve të njohur.

  1. GERIMINAL nga EMILE ZOLA

E shkruar për të arritur ndryshimin shoqëror, “Germinal” dokumenton urinë e minatorëve francezë.

   82.I HUAJI nga ALBERT KAMY  

Francezi që vrau një shok arab në Algjeri dhe pranoi indiferencën e botës.

  1. EMRI I TRËNDAFILIT nga UMBERTO EKO

Nxjerrja në dritë e një vrasjeje në një manastir italian të shekullit 14.

  1. OSKAR DHE LUSINDA nga PETER CAREY

Një trashëgimtare australiane vë bast me një prift anglikan se nuk mund ta lëvizë xhamin e kishës për 400 km.

  1. DETI I GJERË I SARGASOS nga JEAN RHYS

Zëri human drejt gruas së çmendur në papafingo

  1. LIZA NË BOTËN E ÇUDIRAVE nga LEVIS CARROLL

Logjika e Carroll-it bën të mundur besimin në 6 gjëra të pamundura përpara mëngjesit.

  1. KAPJA -22 nga JOSEPH HELLER

Yossarian ndjen një impuls prej vrasësi për armët e të huajve

  1. PROCESI nga FRANC KAFKA

Jozef K deklaron se është i pafajshëm kur papritur arrestohet. Por ”I pafajshëm për çfarë”?

  1. CIDER WITH ROSIE nga LAURIE LEE

‘Pijet e fshehta’ të protagonistit ndodhen në një kamionçinë

  1. NË PRITJE TË MAHATMAS nga RK NARAYAN

Komedia e butë në të cilën një indian i inspiruar nga Gandi shndërrohet në një ekstremist anti-britanik.

  1. ASGJË E RE NGA FRONTI I PERËNDIMIT nga REMARK

Horrori i Luftës së Madhe e parë nga një ushtar adoleshent

72.DARKË NË RESTORANTIN E VENDLINDJES nga ANNE TYLER  

Prindërit që ndikojnë në mënyra të ndryshme tek tre fëmijët e tyre.

  1. “ËNDRRA E DHOMËS SË KUQE nga CAO XUEQIN

Depërtimi i thellë në shoqërinë kineze të shekullit 18.

  1. LEOPARDI nga XHUSEPE TOMAZI DI LAMEDUZA

Këmishëkuqtë e Garibaldit ndërhyjnë në Siçili për të rrëzuar fisnikërinë.

69.NËSE NË NJË NATË DIMRI NJË UDHËTAR nga ITALO CALVINO

Mashtrimi ndërkombëtar i librit që u ekspozua në periudhën postmodreniste.

  1. PËRPLASJA nga JG BALLARD

Ish-shkencëtari i televizionit që predikoi “një sektualitet të ri, të lindur nga një teknologji perverse.

  1. NJË HARK NË LUMË nga VS NAIPAUL

Indiano-afrikani lindor udhëton në zemër të Afrikës dhe arrin në përfundimin se bota është ajo që është.

  1. KRIM DHE NDËSHKIM nga DOSTOJEVSKI

Djali që takohet me fajdexhiun. Djali vret fajdexhiun me një sëpatë. Faji, avaria, Siberia, shpengimi

  1. DR ZHIVAGO nga BORIS PASTERNAK

Idealizmi romantik i doktorit të ri që u shkel nga mizoritë e Revolucionit Rus.

  1. TRILOGJIA E KAIROS nga NAGUIB MAHFOUZ

Ndjek tre breza të jetës në Kairo nga Lufta e Parë Botërore deri në vitin 1952.

63.RASTI I ÇUDITSHËM I DR XHEKILL DHE Z.HYDE nga STEVENSON 

“Përralla me lugatë” i doli Stevenson-it në ëndërr.

  1. UDHËTIMET E GULIVERIT nga JONATHAN SWIFT

Satira e Swift-it rreth përrallave të udhëtuesve

61.UNË JAM E KUQJA nga ORHAN PAMUK 

Një piktor vritet në Stamboll në vitin 1591.

  1. NJËQIND VJET VETMI nga GABRIEL GARSIA MARKEZ

Miti dhe realiteti shkrihen në mënyrë magjike sëbashku në sagën e familjes kolumbiane.

  1. FUSHAT E LONDRËS nga MARTIN AMIS

Një novelist i dështuar vjedh ditarin e një gruaje që po komploton vetëvrasjen.

  1. DETEKTIVËT E EGËR nga ROBERTO BOLANO

Bandat e poetëve amerikano-jugorë udhëtojnë nëpër botë, flenë kudo dhe sfidojnë kritikat me duele.

  1. LOJA E PERLAVE PREJ QELQI nga HERMAN HESSE

Intelektualët tërhiqen nga jeta e tyre për të luajtur një lojë me rregulla matematikore dhe muzikore.

  1. DAULLJA E LLAMARINTË nga GUNTER GRASS

Kujtimet e një shtëpie gjatë Luftës së Dytë Botërore. Tekst kyç nga realizmi magjik europian.

  1. AUSTERLITZ nga WG SEBALD

Novela në të cilën një historian i lindur në Çeki rikujton historinë e tij gjatë Holokaustit.

  1. LOLITA nga VLADIMIR NABOKOV

Obsesioni seksual i profesorit me një vajzë adoleshente komplikohet nga pasioni që mamaja e vajzës ka për profesorin.

  1. PËRRALLA E BËRË ME DUAR nga MARGARET ATWOOD 

Pasi lufta nukleare i la shumë femra sterile, ato pjellore u skllavëruan për lindje.

  1. GJAHTARI NË THEKËRISHTE nga JD SALINGER

Pasi u përjashtua nga shkolla parapërgatitore, adoleshenti antagonist has shumë pengesa në jetë.

  1. BOTA E KRIMIT TË ORGANIZUAR nga DON DE LILO

Nga bejsbolli në mbeturina nukleare, jeta e vonshme amerikane e shekullit 20.

  1. I DASHUR nga TONI MORRISON

Udhëtimi deri në skutat më të errëta të skllavërisë amerikane

  1. VITET E ZEMËRIMIT nga JOHN STEINBECK

Kërkimi i dinjitetit dhe pagave pas shpërthimit të Depresionit të Madh.

  1. THUAJI MALIT nga JAMES BALDWIN

Eksploron rolin e Kishës Kristiane në komunitetin afrikano-amerikan.

  1. LEHTSIA E PADURUESHME E TË QËNIT nga MILAN KUNDERA

Pabesitë e një doktori që stresojnë bashkëshorten e tij. Por nëse jeta nuk ka kuptim, atëherë kjo është e parëndësishme.

  1. RINIA E ZONJUSHË ZHAN BRODI nga MURIEL SPARK

Një mësuese që tradhëtohet nga nxënësi i saj i preferuar, i cili bëhet murg.

  1. THE VOYEUR nga ALAIN ROBBE- GRILLET

Ishte shitësi ai që e vrau vajzën në plazh. Megjithatë, kush e pa?

  1. NEVERIA nga ZHAN POL SARTRE

Një historian sëmuret rëndë nga ekzistenca e tij, por vazhdon të jetojë.

  1. LEPURI nga JOHN UPDIKE

Një ish-yll i basketbollit të shkollave është i pakënaqur me martesën, rolin e babait dhe punës së tij.

  1. AVENTURAT E HAKËLBËRRI FIN nga MARK TUEIN

Një djalë dhe një i arratisur largohen drejt Misisipit.

  1. THE HOUND OF THE BASKERVILLES nga ARTHUR CONAN DOYLE

Një i varur nga droga ndjek një qen fantazëm nëpër këneta gjatë mesnatës

  1. SHTËPIA E MIRTH nga EDITH WHARTON

Lily Bart preferon luksin përpara martesës për dashuri. Skandalet e shumta pasojnë

  1. GJËRAT THYHEN nga CHINUA ACHEBE

Një udhëheqës lokal ferme në Nigeri tronditet nga vdekja aksidentale dhe arritja e një misionari.

  1. GETSBI I MADH nga F.SKOT FIXHERALD

Dashuria e një misteriozi milioner për një grua e fut atë në telashe.

  1. KUJDESTARI nga ANTHONY TROLLIOPE

“Nga të gjithë novelistët në vend, Trollope e kupton më mirë rolin e parasë,” thotë Auden.

  1. TË MJERËT nga VIKTOR HYGO

Lufta e një ish-të dënuari për të mirën, përfundon keq.

  1. XHIMI FATLUM nga KINGSLEY AMIS

Një pedagog i paangazhuar i historisë përleshet me shefin e tij pompoz.

  1. GJUMI I MADH nga RAYMOND CHANDLER

“Burrat e vdekur janë më të rëndë se zemrat e thyera” në këtë vepër kriminale

  1. CLARISSA nga SAMUEL RICHARDSON

Aventura e heroinës me shefin e shtëpisë publike Robert Lovelace

32.VALLËZIM ME MUZIKËN E KOHËS nga ANTHONY POËELL  

Saga me dymbëdhjetë libra, ku personazhi kryesor vesh “llojin e gabuar të xhaketës”

  1. SUITË FRANCEZE nga IRENE NEMIROVSKY

E publikuar 60 vjet pasi autorja kishte vdekur, këto dy novela paraqesin jetën në qytetin dhe fshatin francez të pushtuar nga nazistët.

    30.SHLYERJA nga IAN MCEVAN  

Fut shkronjën “c” në novelën e qytetit klasik anglez

  1. JETA: NJË PËRDORIM MANUAL nga GEORGES PEREC

Ekuacioni i jetës në apartamentet pariziene. Edhe e dhomave bosh

  1. TOM JONES nga HENRY FIELDING

Përvoja e punës si rrobaqepës e një djali përpara se të martohej me vajzën fqinje.

  1. FRANKESHTAJN nga MARY SHELLEY

Përpjekjet e njeriut për t’u tallur me mekanizmin perfekt të Krijuesit të Botës kanë pasoja tragjike.

26.CRANFORD nga ELIZABETH GASKELL

Fshatarët e veriut kundër ndryshimeve sociale që shoqërojnë revolucionin industrial

  1. GURI I HËNËS nga WILKIE COLLNS

Një nga novelat detektive moderne angleze më të mira e më të gjata.

  1. ULIKSI nga XHEJMS XHOJS

Kryevepra moderniste që përsërit Homerin me humor. Përmban një nga fjalitë më të gjatë të letërsisë angleze. 4,391 fjalë.

  1. ZONJA BOVARI nga GUSTAV FLOBERT

Gënjeshtrat e një marrëdhënieje dashurore e çojnë një doktor provincial drejt agonisë.

  1. NJË UDHËTIM NË INDI nga EM FORSTER

Një akuzë false ekspozon shtypjen raciste të rendit britanik në Indi.

  1. 1984 nga XHORXH ORUELL

Ku ka ndikim më të keq Big-Brother se tek serialet televizive që ka inspiruar?

  1. TRISTRAM SHANDY nga LAURENCE STERNE

Samuel Johnson besonte se novela eksperimentale ishte shumë e çuditshme për t’u zgjatur më tej.

  1. LUFTA E BOTËVE nga HG WELLS

Tregimi i pushtuesve gjakpirës marsianë.

  1. SCOOP nga EVELYN WAUGH

Waugh e bazoi novelën mbi reporterin e vogël të pashpresë gjatë farsës gazetareske me ish-botuesin e Telegraph Bill Deede.

  1. TESI I D’ERBËRVILËVE nga THOMAS HARDY

Standardet seksuale të dyfishta mbahen ‘të ftohta’ në këtë tragjedi rurale

  1. BRIGHTON ROCK nga GRAHAM GREENE

Novela është një triller kriminal në Brigtonin e viteve 30’.

15.KODI I WOOSTER-ve nga PF WODEHOUSE  

Novela e tretë që flet për Bertie Wooster dhe shërbëtorin e saj Jeeves.

  1. LARTËSITË E STUHISHME nga EMILY BRONTE

Novela e Emily-t rreth dashurisë së dy të rinjve, Catherine dhe Heathcliff dhe ndarjes së tyre.

  1. DAVID KOPERFILD nga ÇARLS DIKENS

Borxhi dhe mashtrimi në romanin gjysmë-biografik të Dikensit.

  1. ROBINSON KRUZO nga DANIEL DEFO

Një person që përfundon në një ishull të humbur, arrin të gjejë Zotin.

  1. KRENARI DHE PARAGJYKIM nga JANE AUSTEN

Çdo djalë i klasit të lartë meriton një vajzë të paragjykuar.

10. DON KISHOTI I MANÇËS nga  MIGEL DE SERVANTES  

Tregimi I aventurave te dy kalorësve që luftojnë me mullnjtë e erës.

  1. ZONJA DALLOWAY nga VIRGINIA WOOLF

Vetëvrasja e Septimus nuk e përkëdhel ndërgjegjjen e heroinës tonë.

  1. TURPI nga JM KOETZEE

Një profesor anglishteje nga Afrika e Jugut humbet gjithçka pasi josh një studente.

  1. XHEJN ER nga SHARLOT BRONTË

Pavarësisht se sa e varfër dhe e vuajtur ajo është, zoti Roçester dëshiron të martohet me të ilegalisht.

  1. NË KËRKIM TË KOHËS SË HUMBUR nga MARSEL PROUST

Shtatë volume meditimi në memorie.

  1. ZEMRAT E ERRËSIRËS nga JOAEF KONRAD

“Pushtimi i botës”, tha Konrad, ”nuk është një gjë e bukur”

  1. PORTRETI I GRUAS nga HENRI XHEJMS

Një trashëgimtare amerikane ne Europë “përballet me fatin” duke u martuar me një burrë egoist.

  1. ANA KARENINA nga LEO TOLSTOY

Kurorëshkelësja e Leo Tolstoit lindi nga një ëndërr aristokratike.

  1. MOBY DICK nga HERMAN MELVILLE

Kapiteni Ahab kërkon hakmarrje ndaj balenës së bardhë e cila i hëngri këmbën.

  1. MES MARSI nga GEORGE ELIOT

Virxhinia Woolf do të shprehej për këtë histori “Një nga pak novelat angleze për të rritur”.

 

Marre nga:  http://bloguilibrit.com/100-librat-qe-duhet-te-lexoni-te-pakten-njehere-ne-jete/

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.