18 thënie motivuese për të nxjerrë në pah shkrimtarin brenda jush

“Lexoni një mijë libra dhe fjalët tuaja do të rrjedhin si një lumë.”  Lisa See

“Drafti I parë jeni thjesht ju qëi tregoni vetes ngjarjen.” Terry Pratchett

“Ju nuk do të filloni të shkruani gjëra të mira. Ju filloni të shkruani budallalliqe dhe të mendoni se janë gjëra të mira, dhe pastaj gradualisht bëheni  më tëmirë në të shkruarit. Kjo është arsyeja pse unë them se një nga tiparet më të vlefshme është këmbëngulja. ” – Octavia E. Butler

“Gjithmonë mund të ndryshoni një faqe të keqe. Ju nuk mund të ndryshoni një faqe të zbrazët. ” – Jodi Picoult

“Filloni të shkruani, pa marrë parasysh çfarë. Uji nuk rrjedh derisa të jetë hapur rubineti.” – Louis L’Amour

“Çdo sekret i shpirtit të një shkrimtari, çdo përvojë e jetës së tij, çdo cilësi e mendjes së tij, është e shkruar në veprat e tij. – Virginia Woolf”

“Armiku më i keq i krijimtarisë është vetë-dyshimi.” – Sylvia Plath

“Mos më thuaj se hëna po shndrin; ma trego shkëlqimin e dritës së saj në një gotë të thyer”. – Anton Çehov

Të gjithë ecin me mijëra ide në kokëçdo ditë. Shkrimtarët e mirë janë ata që shohin pesë ose gjashtë prej tyre. Shumica e njerëzve nuk shohin asnjë. – Orson Scott

“Nuk ka agoni më të madhe, se sa të mbash një histori të parrëfyer brenda vetes tënde” Maya Angelou

“Mos e përkul, mos e zbut, mos u përpiq ta bësh të logjikojë, mos e ndrysho shpirtin tënd në përputhje me modën. Përkundrazi, ndiq obsesionet e tua më të fuqishme, pa mëshirë.” Franz Kafka

“Nëse libri është i vërtetë, ai do të gjejë një audiencë që ka për qëllim ta lexojë atë.” – Wally Lamb

“Mendoj se të shkruarit është një sëmundje.Nuk mund ta ndalosh – William Carlos Williams”

“Një shkimtar profesionist është një amator që nuk hoqi dorë. “ – Richard Bach

“Unëçlirohem nga cdo gjë kur shkruaj, mërzia ime zhduket ,kurajoja ime rilind “-Anne Frank

“Njerëzit thonë: çfarë këshillash do t’i jepni atyre që duan të bëhen shkrimtarë?Ju them :ata nuk kanë nevojë për këshilla, ata e dinë që duan të jenë shkrimtarë dhe do ta bëjnë.Ata që e dinë që duan vërtetë të bëhen shkrimtarëdhe janë të prerë për të do ta dinë” – R.L. Stine

“Besoj se një shkrimtari të mirë nuk duhet t’i thuhet asgjë tjetër përveçse të vazhdojë të shkruaj.” – Chinua Achebe

“Kur historia është gati për t’u rishkruar, zhvisheni deri  në kocka.Hiqni çdo gram yndyrë të tepërt.Do të dhembë, t’i rikthehesh edhe një herëhistorisë nga fillimi është si të vrasësh fëmijë por duhet bërë.” – Stephen King

Similar Posts

One Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.