19 mësime të fuqishme nga Robin Williams mbi jetën, dashurinë, paratë dhe vetminë.

Robin Williams nuk është më me ne, por mençuria e tij e madhe nuk do të largohet kurrë nga kjo botë, pasi ajo është trashëgimia e tij më e madhe, së bashku me aftësitë e tij të jashtëzakonshme të aktrimit. Williams vdiq në moshën 63 vjeçare, dhe pati 100 role madhështore në karrierën e tij profesionale. Ai na bëri të qeshim dhe të mendonim. Ai na bëri të zhytemi më thellë në mendimet tona.

Një njeri qesharak, por i komplikuar që e bëri jetën tonë më të mirë. Ne i donim komeditë dhe sensin e tij të humorit. Williams gjithmonë do të jetojë përmes mendimeve të tij të mprehta dhe fjalëve të mençura. Ky njeri i shkëlqyer foli gjuhën e diturisë dhe fjalët e tij ishin të arta.
Më poshtë radhiten 19 citimet më të bukura të Robin Williams:
1. Ju jepet vetëm një shkëndijë e vogël çmendurie. Ju nuk duhet ta humbisni atë.
2. E vërteta thelbësore është se ndonjëherë shqetësoheni që ata do t’ju zbulojnë se e keni humbur shansin, dhe që nuk e keni atë në të vërtetë. Ju keni humbur muzën ose – tmerrin më të keq – nuk e keni pasur atë kurrë. E kam kaluar nëpër tërë këtë çmenduri më herët.
3. Pavarësisht nga ato që ju tregojnë njerëzit, fjalët dhe idetë kanë fuqinë që të mund të ndryshojnë botën.
4. Fitimi i një Oskari është një nder, por, mes juve dhe meje, ky çmim nuk i lehtëson gjërat.
5. Mendoja se gjëja më e keqe në jetë ishte të përfundoja vetëm. Në fakt nuk është. Gjëja më e keqe në jetë është të përfundoni me njerëz që ju bëjnë të ndiheni vetëm.
6. Ju lutem, mos u shqetësoni kaq shumë. Sepse në fund të fundit, askush prej nesh nuk e ka të gjatë kohën në këtë Tokë. Jeta po kalon.
7. Tweets? Këto sende vrasin bisedën. Dhe njerëzit që bëjnë fotografi me telefonin e tyre ose ju regjistrojnë, ndonjëherë befasishëm, janë të mërzitshëm dhe të frikshëm. Ata dalin papritur para teje dhe vetëm kur fillojnë të flasin me ju, dhe ju mund të shihni vetëm dritën e kuqe në telefonin e tyre.
8. Unë besoj në dashuri; është e mrekullueshme – veçanërisht dashuria (koha) për herë të tretë, është edhe më e çmuar; është shumë e mrekullueshme.
9. Realiteti: çfarë koncepti!
10. Politika është kaq personale, e mbrapshtë dhe e menjëhershme, si do të arrish të përfundosh diçka? Edhe politika lokale ku unë jetoj ka arritur të bëhet kaq e shëmtuar.
11. Më vjen keq, por nëse keni qenë i drejtë, atëherë unë jam dakord me ju.
12. Ndonjëherë për gjëra që kam bërë, filma që nuk rezultuan shumë të mirë – ju turreni e thoni, ‘Pse e bëre atë?’ Por në fund të fundit, unë nuk mund të pendohem për ta, sepse kam takuar njerëz të mahnitshëm. Gjithmonë kishte diçka që ia vlente.
13. Komedia po vepron me optimizëm.
14. Pranvera është mënyra e natyrës për të thënë, Le të festojmë!
15. Kokaina është mënyra e Zotit për t’ju thënë se po fitoni shumë para.
16. Kurrë mos zgjidhni një luftë me një person të shëmtuar, ata nuk kanë asgjë për të humbur.
17. Mjekësia, ligji, biznesi, inxhinieria, këto janë ndjekje fisnike dhe të domosdoshme për të mbajtur jetën. Por poezia, bukuria, romanca, dashuria: këto janë ato për të cilat mbetemi gjallë.
18. Do të keni periudha të këqija, por ata gjithmonë do t’ju zgjojnë nga gjërat që nuk do t’i kushtoni vëmendje.
19. Njerëzit e mirë përfundojnë në Ferr sepse nuk mund ta falin veten.
Williams kurrë nuk pati frikë të fliste për jetën, dashurinë, politikën, fenë, të drejtat e njeriut dhe gjithçka që na bën neve një qenie njerëzore të gjallë. Fjalët e tij ishin të lezetshme dhe mençuria e tij ishte e pastër. Aktori ishte gjithnjë i sinqertë dhe nuk i vinte turp për pikëpamjet e tij. Ai madje u përpoq të ndihmonte njerëzit që të mendonin më shumë.

Jeta është shumë e shkurtër për ne që ta humbim atë. Nëse e pyetni Williams, ai do të thotë që ju duhet të kapni momentin dhe të shijoni çdo minutë. A do ta bësh këtë? Është koha për të sjellë ndryshime të reja në jetën tuaj!

Perktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.