2 poezi nga Arian Leka

 Blatim
Kontrapunkt

Kur linda,
Zoti më fali një lodër
dhe "luaj" , më tha, "prishe, mos kij frikë,
mund ta nisësh me këmbët,
por më mbarë është me sytë".

Duart me erën
Uji me qerpikët
Këmbët me gurët
Koka me pemët
dhe
Gjethet ranë kur fillova të luaja me
zemrën
Buzët, gishtërinjt u dogjën
Mbi ishuj që fshihen hartës.

Pastaj :
Mendja-çmendja-goja -loja-
-ikja-pritja-rënia-ngritja
Brinja-thinja-buza-muza-
-burri-huri-shishja-prishja
Mëlçia-vetmia-deti-mbreti-
-era-dera-dimri-vera
Mushkëria-shtëpia-gota-bota-
-kamja-troka-veshka-breshka
ëndra-gropa

Kur linda,
Zoti më fali një lodër
Trupin tim :

"Po ta kthej të rrëgjuar
të dobët të shpuar,
grisur e grirë,
lëkurë krejt pa frymë,
djegur e lëpirë, me kripë
e me brymë,
nga syri i limaksur
nuk ta ruajta dot :

Falmë,
Falmë, Zot".





Vdes

Vdes!
Pylli rrëzohet
Vijnë zogj të largët,
i rrëmbejnë zërin, ikin në fluturim.

Vdekja asnjëherë, guaskë.
Nuk mund të falet si kujtim.

Shpirti qëndron lart, fluturat e ndjekin.

Vdes!
Do vdes me të përroi
me sytë tek lumi madhështor.

Kush e qetëson tani avionin,
që shpend nuk qenka më?

Vjen era, pylli, pelikani,
rrëmbejnë, rikrijojnë gjithçka.

Poeti vdes!
Në fund, fare në fund, akademikët.
Arkën bosh mbulojnë ata.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.