2 poezi nga Bardhyl Londo

 -Ndjenjë duke kërkuar Homerin në
Athinen e mesnatës

Mesnata endet lagjeve të lashta tě Athinës
si një plakë e verbër që s'di ku vete.
Të verbra janě kryqëzimet,
te verbra
monumentet.
Pa jetë janë sytë e statujave të Akropolit,
sytě shumëngjyresh të semaforëve,
pa jetë.
Unë të kërkoj ty, o i verbri i madh.
Dhe po s'të gjeta
do verbohem edhe vete!



-Mengjesi në Akropol.

Statujat fërkojnë sytë përgjumësh.
(Fle valle një statujë a s'fle?)
Poshtë tunikave,
poshtë kurorave me dafina
zemra e mijëvjeçarëve pret ditěn e re.
Dhe, ja: mbi Ligavitos si mbi karrocën e Akilit
dielli-fytyre e Glezosit-doli.
Mijëvjeçarët nisin rrugën.
Tungjatjeta, Manolis!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.