2 poezi nga Carlos Ernesto García

POEZIA NISET PËR UDHË

Haime Surezit in memoriam

Ninëza jote
vigjilente natën.
Rruga për të cilën shkrove
patrulluar nga postbllokë.
Zëri yt
i shuar nga vrasësit.

Baret në të cilat argëtoheshe
i kyçur me duhmën e guaros
të përzier me finjë
përmbyt heshtjen.

Me një gjest tallës
i gjetën duart e tua të prera.
Tallëse
buzëqeshja jote.
Poezitë e tua shëtisin nëpër botë.
Gjejnë fole në gojë të reja
që të përmendin.
Njeriu është sot
ashtu siç e deshe:
Një batare.

LARGO NGA VETJA

Që pikëllimi mos të të zërë
në këtë çast.
Bëj që ankthi
të të rrijë larg.
Çlirohu aq sa mundesh
nga kujtimet
që dëmtojnë.
Ruaj me fanatizëm
emrat
që me mundim
mban në kujtesë
që mbajtësit e tyre të vjetër
të prehen në paqe

Mos të të dridhet dora
as mos e kthe shpinën
tek hedh granatën.

Perktheu Drita Isufaj 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.