20 shprehje nga Paulo Coelho!

Paulo Coelho në librat e tij shkruan:
1- Bëhu trim. Ndërmerr rreziqe.
2- Çdo bekim i injoruar shndërrohet në një mallkim.
3- Nuk ka nevojë për arsye për të dashur dikë.
4- Dashuria mund të na dërgojë në ferr apo në parajsë, por gjithmonë ajo na çon diku.
5- Jeta gjithmonë është çështje e të priturit për momentin e duhur për të vepruar.
6- Gjithmonë vëruani veshin shenjave.
7- Të mençurit janë të mençur vetëm për shkak se dashurojnë. Budallenjtë janë budallenj vetëm për shkak se mendojnë që mund ta kuptojnë dashurinë.
8- Kur një person e dëshiron me të vërtetë diçka, i gjithë universi “bën plane” për ta ndihmuar që të realizojë ëndrrën e tij.
9- Ne duhet të ndalemi dhe të jemi aq të përulur sa të kuptojmë se ka diçka që quhet mister.
10- Ju mund të verboheni duke e parë çdo ditë si të ngjashme. Çdo ditë është një ditë tjetër. Çdo ditë sjell mrekullinë e vet.
11- Nuk mbyteni duke rënë në lumë, por duke qëndruar zhytur në të.
12- Ne do ta kuptojmë plotësisht mrekullinë e jetës, vetëm kur të lejojmë të papriturën që të ndodhë.
13- Nëse unë jam me të vërtetë pjesë e ëndrrës tënde, ti do të kthehesh një ditë.
14- Hani kur është koha për të ngrënë, dhe ecni përpara, kur është koha për të ecur përpara.
15- Në qoftë se ju mund të përqendroheni gjithmonë në të tashmen, do të jeni një njeri i lumtur.
16- Pritja është e dhimbshme. Harresa është e dhimbshme. Por të mos dish se cilën prej tyre të bësh, ky është lloji më i keq i vuajtjeve.
17- Ka vetëm një gjë që e bën një ëndërr të pamundur për t’u arritur: frika e dështimit.
18- Nuk ekziston një gjë e tillë si rastësia.
19- Asgjë nuk mund ta zëvendësojnë përvojën.
20- Mos e harxho kohën tënde me shpjegime: njerëzit dëgjojnë vetëm atë që duan të dëgjojnë.