Thënie nga Buda

“Mos rri në të kaluarën; mos ëndërro për të ardhmen, përqëndroje mendjen tënde në të tashmen”.
“Askush nuk mund të na shpëtojë, përveç vetes sonë. Askush nuk mund dhe askush nuk duhet. V etë ne duhet ta përshkojmë atë shteg”.
“Tre gjëra nuk mund të fshihen për një kohë të gjatë: Dielli, Hëna dhe e vërteta”.
“Ti nuk do të ndëshkohesh për zemërimin tënd. Ti do të ndëshkohesh nga zemërimi yt”.
“Mendja është gjithcka. Ti bëhesh ajo që ti mendon”.
“Një vend i shëndetshëm është një komb i pasur”
“Të mbash trupin në shëndet të mirë është detyrë… përndryshe nuk do të jemi në gjendje që të mbajmë mendjen të fortë e të qartë”.
“Ne formësohemi prej gjërave që mendojmë; ne bëhemi ajo që mendojmë. Kur mendja është e pastër, gëzimi vjen pas si një hije që nuk shkëputet asnjëherë”
“Ka vetëm dy gabime që njeriu mund të bëjë rrugës drejt të vërtetës; të mos shkojë deri në fund, dhe të mos niset fare”.
“Paqja vjen nga brenda, mos e kërkoni së jashtmi”.
“Mos mbivlerësoni atë që keni arritur, as mos ua kini zili të tjerëve. Ai që ka zili të tjerët, nuk gjen qetësi të mendjes”.
Burimi: bota.al