21 shprehje dhe fragmente nga libri “Padurimi i zemrës” i Stefan Cvajg!

  1. Vërtetë që edhe vetë e kuptoja kotësinë e mendimeve të tilla,isha I vetëdijshëm që s’kisha pse ia hiqja vetes kënaqësinë për arsyen e vetme që prej saj janë privuar të tjerët, që s’kisha pse e flijoja lumturinë time,ngaqë dikush nuk ishte I lumtur.e kuptoja fort mirë që kur ne gajasemi nga shakatë e kripura, jo një por shumë janë në grahmat e vdekjes, se prapa dritareve dhe dyerve të sa e sa familjeve ka bërë fole varfëria dhe mjerimi , se ka spitale, azile, gurore, miniera; se janë me qindra mijëra ata që dergjen në punët e përditshme dhe atyre nuk u vjen kurrëfarë lehtësimi ngaqë dikujt diku iu shkrep në mendje të vuajë bashkë me ta.Po ta lësh veten në pushtetin e ca mendimeve të tilla I thua lamtumirë gjumit,të qeshurës, gëzimit. 
  2. I bëra vetes pyetjen:domethënë unë një njeri fare i thjeshtë,I zakonshëm,paskam fuqi të ushtroj pushtet mbi të tjerët!Unë që nuk kam as pesëdhjetë korona në xhep qenkam I zoti t’I dhuroj një pasunari një lumturi më shume se kushdo nga miqtë e tij të fuqishëm.Unë lietnant Hofmiler qenkam i zoti t’i shtrij dikujt dorën e ndihmës ta ngushëlloj dikë.Se unë vetëm dy mbrëmje ndenja dhe u fjalosa me të sëmurën dhe sytë e saj zunë të përshkënditen në dejet zuri t’I rridhte gjak I nxehtë fytyra iu  mbush me jetë kurse shtëpia e zymtë u përndrit falë pranisë sime në të.
  3. Se njeriu bëhet I vetëdijshëm për kuptimin dhe qëllimin e jetës vetëm pasi ndërgjegjësohet se është I dobishëm për të tjerët. 
  4. Se marrëdhëniet ndërmjet të shëndoshëve dhe të sëmurëve ndërmjet të lirëve dhe robërve nuk mund të jenë kurrsesi në baraspeshë.Fatkeqësia e bën njeriun të prekshëm ndërsa vuajtja e pashqitshme nuk e lë të jetë I drejtë.Ashtu si e ndien veten të rënduar borxhliu në sy të sydhënësit edhe I sëmuri ndrydh Brenda vetes irritim që shpërthen në kohën kur për të kujdesen.Duhet qenë suhapur duhet bërë kujdes të mos I lëndohet sedra sepse pjesëmarrja në fatkeqësinë e tij nuk ia fashit dhembjen,përkundrazi ia rrëmon plagën. 
  5. Kështue ka rinia ,ç’e provon për herë të parë, ia rrëmben zemrën deri në vetëmohim. 
  6. Ka dhe raste që s’më arrin durimi t’ia dëgjoj pyetjet e panumërta.E kuptoj që nga e keqja e ka.Veç kur këto pyetje na I drejtojnë të sëmurët jemi të detyruar ta përballojmë breshërinë dhe përveç ilaçeve shëruese vëmë në përdorim edhe fjalët qetësuese deri edhe gënjeshtrën shpëtimtare. 
  7. Që kur e pashë veten të ngatërruar në këtë lëmsh ngjarjesh përpiqesha të mos lija gjurmë pas vetes.E ndieja që labirinti ku isha gjendur po më tërhiqte përditë më thellë në brendësinë e vet misterioze. 
  8. Por fati e ndjek pas njeriun si për të mirë ashtu dhe për të keq. 
  9. Tani ju e merrni me mend se ç’do të thotë pët të gadishmëria e ndokujt qoftë edhe thjesht për të marrë pjesë në hidhërimin e tij.E di sa I vështirë është bashkëbisedimi me të,por është tepër humane t’I qëndrohet pranë e sidomos tani kur vetë dija e pafuqisë po ia shkatërron shëndetin.Jeni ju ai që ia keni shtrirë dorën e ndihmës dhe me këtë po tregoni një mirësi të vërtetë.Po futni në atë shtëpi gëzim rinor,gjallërinë rinore,shpengimin rinor.Për t’ju ndihmuar sadopak që të orientoheni e quajta të udhës t’ju njoh me këto anë të jetës së kësaj familjeje.janë aspekte të jetës intime dhe shkoj me shpresën se do të mbetet midis nesh. 
  10. Se tani isha burrë njëzetepesë vjeçar kurse botën e shihja me sytë e një fëmije.I shtyrë nga keqardhja kasha vajtur thuajse çdo ditë në atë shtëpi modestia prej budallai më pat penguar të pyesja për sëmundjen e Editit për të ëmën,mungesa e së cilës skishte si të mos binte në sy,pa le pastaj për burimin e kësaj pasurie përrallore në duart e këtij njeriu të çuditshëm. 
  11. Njeriu është miku më I mirë I vetes.  
  12. E  ndjeva që ishte duke kërkuar Zotit diçka të përcaktuar, donte që Zoti ti falte diçka.Dhe s’ishte e vështirë ta kuptoje çfarë. Edhe natyren edhe njerezit i gjeja te mrekullueshem, zemren e kisha plot e perplot me mall e dashuri; doja ta perqafoja cdo dru,ta perkedhelja me pergjerim, sic bejme me ata qe duam. Mezi prisja te hyja ne bisede me te parin njeri qe do t’me dilte perpara dhe t’ia zbrazja c’kisha ne zemer. Gjoksi sa s’po me pelciste nga tepria e ndjenjave. Doja, po doja shume t’ia dhuroja dikujt kete shumesi lumturie. 
  13. A s’ishte njëlloj në I kisha folur  shumë më tepër apo shumë më pak për atë rast?Edhe po ti kem premtuar më shumë nga sa më lejonte ndergjegja gënjeshtrën ekisha gatuar nisur nga dëshira e mirë për ti dhënë çaste lumturie sepse për lumturinë që I duhej aq shumë njeriut kurrë nuk mund të ketë as faj e as padrejtësi. 
  14. Mu bë e qartë se entuziasmi I deritanishëm s’qe tjetër veçse dehje nga shpresat e rreme dhe unë që u isha dhënë aq ligsht përdëllimit dhe mëshirës kisha çoroditur veten dhe të tjerët. 
  15. Një përgjegjësi të tmerrshme merr mbi veten njeriu që I drejtohet për të ndihmuar të tjerët përmes keqardhjes,duhet matur mirë hapi që hedh duhen parashikuar pasojat nuk lozet me ndjenjat e tjetrit.  
  16. I tronditur në thellësitë e shpirtit tuaj,e dini që dikush është duke  pritur për ju ditë dhe netë, duke menduar për ju, duke u përgjëruar me psherëtim për ju një grua, një e huaj. Ajo të kërkon, ajo të dëshiron me secilën fije të qënies së saj, me trupin e saj, me gjakun e saj. Ajo i dëshiron duart e tua, flokët e tu, buzët e tua, natën dhe ditën tënde, emocionet e tua, ndjenjat e tua dhe gjithë mendimet dhe ëndërrat e tua. Ajo dëshiron të ndajë çdo gjë me ju, të marrë gjithçka nga ti, dhe ta tërheq atë brenda me frymën e saj. Prandaj, që këtej e tutje, ditën dhe natën, pavarësisht nëse jeni i fjetur apo i zgjuar, ekziston diku në botë, një qënie që është zgjuar për ju, dhe ju jeni qendra e zgjimit dhe ëndrrës së saj. Është i kot tentimi i juaj për të mos menduar për të, për atë që mendon gjithmonë për ju. Më kot ju tentoni të arratiseni, sepse ju nuk rroni më tek vetja e juaj, por tek ajo. 
  17. Njërin prej nesh kjo dëshirë absurde do ta bënte fatkeq,ndoshta të dy. 
  18. Ta dish, ta dish mirë, ka kohë që dergjem nga ashku i padurushëm I dashurisë  për ty. 
  19. Që nga ky çast u binda përfundimisht që asnjë faj nuk ka si harrohet,përderisa atë e mban mend ndërgjegja. 
  20. Gjumi është balsam për shpirtin. 
  21. Bashkeshoqerimime vuajtjen e tjetrit ma beri me te mprehte shikimin, me mençuroi. 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.