4 fragmente nga libri “Vetja dhe simotrat e saj” – Selman AUDE

Ti fiton më shumë kur insiston të ndash gëzimin me dikë tjetër dhe kur e ushtron zemrën herë pas here me këtë gjë. Bëhu pjesëmarrës në lëvdatat e moderuara ndaj këtyre njerëzve të mirë, lutu për ta dhe bekoji. E nëse nuk i njeh fare, të paktën, shpreh ndonjë ndjesi pozitive që mes nesh ka njerëz të tillë, emri i të cilëve u kujtohet edhe pas vdekjes.

.

Asnjëherë mos mendo se arritjet e tyre, janë pengesa për arritjet e tua. Në fakt, ato janë sinonime dhe mbështetëse të arritjeve të tua. Askush nuk e merr rizkun e tjetrit. Shanset janë aq të shumta, po aq sa njerëz ka në tokë. Madje, nuk do të gaboja po të thosha se shanset, janë aq shumë sa frymëmarrjet e njerëzve, nëse këta të fundit duan.

.

Buzëqeshja i bën mirë shëndetit psikologjik dhe atij fizik, ajo ndihmon në lehtësimin e tensionit të gjakut, akti-vizon qarkullimin e tij, forcon imunitetin ndaj sëmundjeve dhe tensioneve të përditshme të jetës, si dhe ndihmon trurin

për të rezervuar sasinë e nevojshme të oksigjenit. Përsëritja e buzëqeshjes e rehaton njeriun, e bën më të qëndrueshëm. Ajo redukton në maksimum mundësinë për tu prekur nga depresioni. Eshtë shumë gjë e bukur kur

buzëqeshja bëhet zakon dhe tipar i pandashëm i fytyrës.

Buzëqeshja dhe e qeshura e lehtë, ndihmon në relaksimin e muskujve, normalizon pulsin e zemrës dhe ul tensionin e venave. Buzëqeshja është një mesazh që së pari shpreh personalitetin tënd, se je njeri transparent, pa komplekse, pa probleme dhe pa depresion.

.

Fol pozitivisht dhe mos e lejo fjalën e ligë të kalojë nga gjuha dhe buzët e tua. Veshët do e dëgjojnë dhe mendja do e

memorizojë. Pavetëdija nuk është një risi e shpikur nga psikologët, por një realitet të cilin e kupton kur diçka herë e kujton dhe herë e harron. Vallë ku ndodhej gjatë kohës që e harrove? Edhe sikur ta groposë një herë e mirë harresa, ajo do të vazhdojë të ushtrojë ndikimin e saj në një mënyrë apo në një tjetër. E shkuara, fsheh gjynahe, gabime, shkarje dhe ligësi. Ndoshta, ti do i quaje edhe “krime”, sidomos nëse shoqërohen me ndjenjën e fajit. Duke kërkuar falje dhe duke u penduar vazhdimisht, do të gjesh rahmetin e Zotit në çdo anë, përkujdesjen e Tij që të ruan dhe faljen e cila të qetëson zemrën. Mos qëndro gjatë tek gabimet e tua, jo më shumë sesa koha që të duhet për t’i përdorur si motiv për një të ardhme

më të ndritur.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.