4 poezi mbi të qënurit i dashuruar!

Une nuk dua qe t’i te dashurohesh me mua, 
Dua qe te dashurosh veten,
Nuk dua te me duash, 
Dua qe te mesosh te duash veten
Pa kushte.
Nuk dua te jesh i imi ,
Dua te jesh yti ,
Dua qe te dish vleren tende ,
Je misherimi i Zotit.
Nuk dua te me jesh besnik,
Dua te jesh vete dashuria,
Nuk dua te jesh mashkulli im ;
Dua te jesh drita jote 
Nuk dua te vish tek une,
Dua te ktehesh tek une.
Dua qe ti te jesh ne gjendje te me dashurosh .
Ne pranine apo mungesen time.
Nuk dua asgje prej teje,
Nuk dua te me mbrosh,
Dua qe ti te jesh ne mua,
edhe kur te largohesh.
Nuk dua te te bej per vete,
Dua te te cliroj nga iluzionet e mia , 
Nuk dua te te gjykoj , kontrolloj manipuloj apo ndryshoj.
Dua qe, ti te jesh i vetmi art qe me frymezon
te te dua ekzaktesisht keshtu sic je.
M Hierda



Është e ndaluar – Pablo Neruda

Është e ndaluar:
të qash pa nxjerrë një mësim,
të çohesh një ditë pa ditur çfarë të bësh,
të kesh frikë nga kujtimet…

Është e ndaluar:
të mos u buzëqeshësh problemeve,
të mos luftosh për atë çfarë do,
të braktisësh gjithçka nga frika,
të mos realizosh ëndrrat…

Është e ndaluar:
të mos tregosh dashurinë,
të bësh dikë të paguajë
per dyshimet dhe humorin tënd të keq…

Është e ndaluar:
të mos tregosh dashurinë,
të bësh dikë të paguajë
per dyshimet dhe humorin tënd të keq…

Është e ndaluar:
të mos jesh vetvetja para njerëzve,
të pretendosh nga njerëz që nuk të interesojnë,
të bësh qesharakun me qëllim që të të kujtojnë,
të harrosh të gjithë njerëzit që të duan…

Është e ndaluar:
të mos bësh gjërat për veten tënde,
të mos kesh besim në vetvete,
të mos plotësosh fatin tënd,
të kesh frikë nga jeta dhe angazhimet e saj…

Të mos jetosh çdo ditë
sikur të jetë frymëmarrja e fundit…

Është e ndaluar:
t’i japësh dikujt më pak nga sa mundesh,
të mos ndjesh lumturinë,
të harrosh sytë, buzëqeshjen e tij, gjithçka
sepse rrugët tuaja nuk kryqëzohen më,
të harrosh të kaluarën
dhe ta bësh të paguajë me të tashmen…

Është e ndaluar:
të mos përpiqesh të kuptosh njerëzit,
të mendosh se jeta jote vlen më shumë se e tyre,
të mos kuptosh se gjithkush ka rrugën dhe fatin e tij…

Është e ndaluar:
të mos besosh historinë tënde,
të mos kesh kohë për njerëzit që kanë nevojë për ty,
të mos kuptosh se jeta atë që të jep
mund dhe të ta marre prapë…

Është e ndaluar:
të mos kërkosh lumturinë,
të mos jetosh jetën
duke patur një qëndrim pozitiv ndaj saj,
të mos mendojmë se mund të përmirësohemi…

ËSHTË E NDALUAR
TË MOS MENDOSH SE KJO BOTË
DO MUND TË ISHTE E NJËJTA PA TY…

Charles Baudelaire – ORA

Orë ! zot i kobshëm, tmerrues, i pamshirë,
gishti yt na kërcnon e na thotë : « Mba mend !
Dhimbjet drithruese n’atë zemër plot llahtarë
mbas pak do t’ngulen si në nji tabelë qitje.

Qejfi avullor do t’ikë drejt horizontit
siç mshefet aktori mbas kulisave n’skenë ;
çdo çast të përpin nji cope knaqësie
që secilit ia âsht dhanë për me kalue krejt jetën.

Tri mijë e gjashtëqind herë në orë Sekonda
pëshpërit : Mba mend ! – E shpejtë, me at zâ
insekti Tani-a thotë : Jam Dikur-a
e jetën ta kam thithë me noçkën time t’flliqtë.

Remember ! Mba mend !, o zhgrryes ! Esto memor !
( Fyti im prej metali të gjitha gjuhët i flet )
Minutat, o vdekatar i çmendun, janë prej asaj rane
që s’duhet me e lane pa ia kullue florinin.

Mba mend se koha âsht nji bixhozxhi i pangopun,
që fiton pa hile, çdo here. Ky âsht ligji.
Dita zvoglohet e rritet nata ; mba mend !
Gremina ka et gjithmonë e orana zbrazet.

Së shpejti do t’trokasë ora kur Rastsia hyjnore
o i madhnueshmi Virtyt, yt shoq ende virgjën,
kur Pendimi vetë ( oh, kjo strehë e fundit ! ),
kur t’gjithë kanë me t’thanë : Vdis,maskara, se ka shkue vonë ! »

Perkthyer nga Primo Shllaku

Gioconda Belli – Dhe Zoti më beri femer

Dhe Zoti më bëri femër,
me flokë të gjata,
sy,
hundë dhe gojë femre.
Me linja
dhe kurba
dhe valëzime të buta
dhe më gërmoi brënda,
më bëri një prerje të qënieve njerëzore.
Endi me delikatesë nervat e mia
dhe i balancoi me kujdes
numrin e hormoneve të mia.
Kompozoi gjakun tim
dhe më injektoi me të
që të vadiste
të gjithë trupin tim ;
lindën kështu idetë ,
ëndrrat
instiktet.
Të gjitha që krijoi butësisht
gdhendur me frymë
dhe zhbiruar me dashuri,
janë mijëra gjërat që më bëjnë femër çdo ditë
për të cilat zgjohem krenare
çdo mëngjes
dhe bekoj seksin tim.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.