4 poezi nga Jorge Luis Borges

Bashkefajtori

Me kryqezojne dhe une duhet te jem kryqi e gozhdet.
Me ofrojne putirin dhe me duhet te jem kukuta.
Me mashtrojne dhe me duhet te jem genjeshter.
Me perzhisin dhe me duhet te jem Ferri.
Duhet te levdoj e t'i falemnderes cdo casti kohor.
Gjithcka eshte ushqimi im.
Pesha e sakte e universit, nenshtrimi, hareja.
Duhet ti jap te drejte asaj qe me plagos.
Krejt pa rendesi fati a fatkobi im.
Jam Poeti.





Prova

Pertej portes, nje njeri
debon zvetenimin e tij.
Me kot do i drejtoje pershpirtje kesaj nate
zotit te vet te cuditshem qe eshte tri dhe dy dhe nje.
qe do i shpalle pavdekesine.
Tani degjon profecine e vdekjes se vet
e di se eshte nje kafshe e zbutur.
Vella, je ti ky njeri.
Falenderojme krimbat
dhe harrimin.





Engjelli

Mos qofte i padenje njeriu per Engjellin
shpata e te cilit e mbron
qe kur e krijoi e njejta Dashuri
qe drejton diellin dhe yjet
deri ne Diten e Mbrame ne te cilen ushton
kushtimi i trombes.
Mos e zvarrit nder bordellet dritekuqe,
as ngrehinave qe madheshtia trashegoi,
as ne tavernat e nderkryera.
Mos iu nenshtro pergjerimave,
as denesjes se lotit,
as shpreses se kote,
as magjise se ngrate te frikes,
as statujave aktoreske.
Tjetri e gjykon.
Kujto se s'do te jete kurre i vetem.
Ne gjemimin e dites dhe nates,
ky pasqyrim i panderprere eshte deshmitar,
nuk e kris nje lot kristalin.

Zot, ne te fundmen dite timen mbi Toke
s'do te desha te kem lenduar Engjellin.






Te Drejtet

Nje burre qe ujdis kopshtin e vet sic deshironte Volteri.
Kush kenaqet se ne toke ekziston muzika.
Kush me gazmend zbulon nje etimologji.
Dy nepunes qe ne kafenene e Jugut luajne shah qetesisht.
Pocari qe paramendon nje ngjyre e nje forme.
Tipografi qe faqos bukur rradhet me te cilat mbase s'eshte njimend.
Nje burre e grua qe lecisin tercinat e fundit te nje kenge.
Ai qe perkedhel kafeshezen tek fle.
Kush perligj a shfajeson te keqen qe i kane bere.
Kushe eshte mirenjohes qe ne toke lindi Stivensoni.
Kush pelqeu qe e drejta t'u takoje te tjereve.
Njerez te tille, qe i shperfillim, po shelbejne boten.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.