4 poezi nga Robert Frost

RRUGA QË NUK ZGJODHA

Dy rrugë degëzoheshin në një pyll të verdhë
e më vinte keq të mos i ndiqja të dyja
e meqë isha udhëtar i vetëm, mbeta gjatë
duke parë njërën prej tyre sa munda

Pastaj mora tjetrën, pse ishte po aq e bukur,
dhe kishte, mbase, pamjen më të mirë,
sepse kishte me bar dhe më pak e rrahur;
edhe pse kalimi i kish bërë ato
pothuaj, të dyja të ngjashme

dhe atë mëngjes të dyja ishin aty aty të njëjta aty
me gjethe që asnjë hap s’i kishte njollosur.
Oh, e lashë mënjanë, të parën, për një ditë tjetër!
Dhe duke ditur se njëra rrugë çon në një tjetër,
Dyshoja, se a do të kthehesha prapa,vallë.

Do ta tregoj me një psherëtimë
diku aty pas vitesh dhe vitesh:
dy rrugë degëzoheshin në një pyll dhe unë-
unë mora atë më pak të rrahurën,
dhe kjo bëri gjithë dallimin.




FAMILJA E TRËNDAFILIT

Trëndafil është një trëndafil,
Dhe ka qenë gjithmonë një trëndafil.
Por, teoria tani është tjetër
Një mollë mund të jetë një trëndafil,
Edhe një dardhë, dhe kështu
Një kumbull mendoj.
S’i dihet
Ç’do të jetë trëndafili i ardhshëm;
Ti sigurisht je një trëndafil-
Dhe gjithmonë ke qenë e tillë.




KULLOTA

Dal për të pastruar burimin në kullotë;
do të ndalem vetëm që të fshij gjethet
(e mbase do të pres gjersa uji të kullohet);
nuk do të rri shumë. Eja dhe ti.

Dal që të kthej viçin e vogël mbrapsht
që qëndron afër s’ëmës. Është kaq i njomë,
ai dridhet kur e ëma e lëpin me gjuhë.
Nuk do e nuk rri shumë. Eja dhe ti.




DUKE U NDALUR PRANË NJË PYLLI
NJË MBRËMJE ME DËBORË

I kujt të jetë pylli që mendoj se di për të.
Por shtëpia e tij është në fshat: kështu që
Ai nuk e shikon që unë ndalem këtu
Që të shoh pyllin e tij mbuluar me borë.

Ai do ta gjejë të huaj kalin tim
Të ndalet pa një shtëpi pranë
Midis pyllit dhe liqenit të ngrirë
Në mbrëmjen më të errët të vitit.

I jep një tundje ziles së tij
Për të pyetur nëse ka ndonjë gabim;
I vetmi tingull tjetër është fëshfëritja
E erës së lehtë, e flokëve të butë të borës.

I bukur është pylli, i errët dhe i thellë,
Por unë kam premtuar të mos tradhtoj,
Milje duhet të bëj para se të bie të fle,
Milje duhet të bëj para se të bie të fle.

Përktheu Faslli Haliti

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.