5 poezi nga autorë shqiptarë

Ndjenjë e pathënë -  Teodor Keko  

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
fjalët ti m’i ktheve në harrim,
në qiell është hëna, s’i them dot hënë
s’të flas dot për mjegullën në agim.

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
në gjoks ti vër çdo fjalë në vend të saj.
Pastaj do të përkund në një djep-këngë,
me hënën flokëve si karficë e bardhë.

Dhe nëse rrugët për në zemër dot s’i gjen,
më thuaj të t’i zgjas gishtërinjtë e mi.
Mbi ta mbështete kokën,
dhe për një çast ti pendë do të kthehesh,
brenda meje do të vërtitesh, shpirt!

Më mundon kjo ndjenjë e pathënë,
kur ti je kaq pranë dhe kaq e thjeshtë,
u këput një gjethe nga një pemë,
e verdhë si harresa … ishte vjeshtë.


Dritëro Agolli - Dashuri e veshtire.

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s'te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire....

Pija që deh -  Timo Flloko 

I thashë zemrës, je në risk
Kur kaq fort ti rreh!
Pse të trembem, thotë zemra
Ndjenjat pse t'i fsheh...?!

Sa pandehma, iluzione
Gracka fati ngreh?!
Zemra ime, dashuria
Është "pije" që deh...!

Me shigjeta helmatuese
Të godet e ti s'sheh
Le të gjuajnë, gufon zemra
S'më vdes ai helm...!

Dhimbjen kur unë thellë ndjej
Botës pse t'ia fsheh
Çfarë më shumë se dashuria
Na merr mendtë, na deh!


Eja trishtim -   Bilal Xhaferri 

Eja, trishtim ,
eja me hapa fletesh qe bien nga deget,
eja me hapa shiu qe keputet nga fletet...
Eja trishtim ,
eja me hapa tingujsh qe dridhen ne mbremje,
eja me hapa zemrash qe rrahin me dhimbje...
Eja , trishtim,
o preher i embel qe nuk me braktise kurre,
o strehe e qetesise sime,
o enderrime te mia,
o gji i shpreses sime.
Eja , trishtim,
trishtim ,
eja.


Eshte cudi kur je femer -  Mimoza Ahmetaj 

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur
shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.
Dot nuk duroj,
ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen
kundrejt njeri-tjetrit.
Kangur me foshnjen ne xhep
duket figura ime se largu
ketu ne bregdet.
Me vjen per te qare.Jam bere barre.
Me siguri molusqet e buta tani
levizin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem
kane marre
Eshte cudi kur je femer...
E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn
e shkaterron!
Kur si perbindesh shkriferon germadhat
e mohimit...
Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,
me syte e medhenj plot hije
pret nje vazhdim, nje lindje femije
buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,
ngaqe se si eshte, eshte me barre.
Ne ato ore te dites kur molusqet e buta
hapin kapaket e forte brenda ujit
dhe kandilet e kuq
kushedi c'udhetim te mahnitshem kane marre...

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.