5 poezi nga Martin Camaj

NJE ZOG LENGON
libri i besimit te shpendeve thote:
cdo zog shtrin krahet e vdes mbi bar,
ndeshkim pse preku kufijte e ndaluem
mes qiellit e dheut.
Nji zog lengon per vdekje mbi bar:
gjethet nder lisa jane zogj e shoke
te pamberrishem
e losin me drite e diell
larg dy gur mullinjsh qe bien
si mbas ligjit njeni mbi tjetrin
pa za.


NATA E KONCERTIT
As bora nuk asht e bardhe ne kete muzg.
Gjindja me kambe te randa vrapon
kah dritat e tingullit.
Ne sallen e koncertit edhe diktatoret
marrin vesh masen e instrumentave.
Ndegjuesit veshe-imet mbyllen syte
e kapen currila pullazesh te lashta,
djegje qytetesh e drush te thata.
Ne tempone dyte gzhatshem era
perkuli grurin deri ne toke.
Ne sallen e koncertit edhe dirigjenti
symbyll s'pau tjeter pos tingujsh
te ndezun brenda nji rrotulle terri.



CKA I DUHEJ ULIKSIT ITAKA PA GRUE
Malli, deshire e perjetes
e jo mallengjimi, gurgull frymeshkurte
e joshi Uliksin me kthye i kulluem
atje kah ishte nise.Ne ravgime te paskaje
shtjeri edhe te mbramin petk qe kishte
amzen e pashlyeshme te vegeve ullini
dhe te duerve te grues.
Shtjeri edhe petka tjera leshi e lini
e fjeti nder tesha te hueja, Uliksi,
kur harroi amzen.
Homerit s'i erdhi n'goje me thane
perse Penelopa endte per te me duer te veta
petkun magjik te kthimit.
Homeri i perngeshem u kull kujtueshem e tha:
Uliksi e Itaka pa grue-dy krena binjake dhie
me nje bri te thyem: pune e pakryeme.



GJARPNI E GRUEJA
Ajo mbrame harroi trupin e vet
zbuluet
e ne megjes e gjeti pikture te varun
ne murin e gjane dhete pashe:
e kqyri e e kqyri dhe u zhduk.
Petkat e saj teren buze detit
me kemishen e gjarpnit mbi gure.
Shterpia tha se vjen prap, ajo,
deri mbasdite.
Mbasdite vone, gjarpni i rrejtun
doli prej nengurit
e iu zgerdhesh vetmise ndersy,
veshi kemishen e vjeter e shkoi
me fjete.



NDER MIJA TRAJTA IDEJA
Prej dite ne dite nji tingull
treqind e gjashtedhete here
prej zgjimi ne zgjim
fryme mali n'pullaz
ose trumcaku lypes meli
ne dritare...

Piktura: Gazmend Freitag

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.