5 poezi nga SEBASTIANO GRASSO

 1.MIDIS ËNDRRËS DHE DELIRIT
Nuk bëj më diferencë midis ëndrrës
Dhe delirit, midis botës së vjetër e të re.
Thonë se ka ndryshuar gjithçka
nëse më parë ishte përherë më mire. Edhe
tingujt janë të ndryshëm: tani s’ka më
klithma. Të puth me force dhe të shkoj
gishtat prapa qafës, ndërsa të harkohesh
duke ngritur gjurin. Duket fundi i botës,
por duket se më shtyp barkun.


2. BOTA NË SHTËPI
Përsëritjet rrezikojnë të bëhen
obsesion, edhe ato të vargjeve kineze
shkruar gjatë dinastisë  Tang. Krijova
botën në shtëpi, bërë me rrokje
dhe ngjyra përherë më të forta; ajo jashtë
s’më intereson më: çdo ditë dal vetëm
për të shkuar në supërmerkato dhe gjatë natës
për të takuar ndonjë mike.
Pjesa tjetër e jetës ritmohet nga fletë të bardha
ku flitet për aventura si ato
të Salgarit, të lindura në Hindie,  megjithatë
autori s’lëvizi kurrë nga Verona.


3. HËNA E FUNDIT E PLOTË
Kur ishte hëna e plotë e fundit?
Gjaku pulson me shpejtësi, ndërsa shkruan
vargje lamtumire dhe poezia bëhet një delir
tingujsh, netësh, përrallash, seksi,
pushtimi i një ëndrre. Dëgjomë,
e dashur: ka ende diçka sublime
e përditshmja jonë, si gjinjtë e tu
që në kuzhinë, nuhasnin erë rozmarinë
ose finokun e egër. Në Valtelina
zëra që ngjirren mërmërisin për gaforret
që kanë ripopulluar rrjedhat ujore
midis  Sernios dheTiranos. Por pastaj vdekja
i grabit përherë diçka jetës.


4. PRAPA  MALIT ORTLES
Cila është ora e keqardhjes?.  Mbase
Kur  dielli perëndon prapa malit Ortles?
Me grevën e postierëve është era
që më sjell cicërimat e pemëve të tua.
kështu që di diçka për ty më shpejt;do të vijë
do të vijë radha e karrove të zbulojnë mendimet e tua,
dhe- imagjinoj- ankimet tona të dashurisë,
të përforcuara nga jehona midis gjethes dhe gjethes.


5. MBARIMI I VITIT
Kthehesh  ku harpa nuk frikëson
Macen që kërcen mbi divanin me lëkurë
gri, shënuar nga thonjtë
dhe, mbi tavolinë, një fletë me vargje
dhe fjalë të fshira në pritje për të ndryshuar.
Ti fle, tani, dhe poezitë- me datën
e fillimit- sigurisht do të mbeten
më shumë ditë para punës së lëmimit.
Ti fle, tani, dhe shtëpia mbushet
me figura që flasin nën zë
dhe përmbajnë zemrimin. Thoshe se
nuk kishte të ardhme dhe të gjithë
zërat duhej të heshtnin. Fundi
do të koincidonte me atë të vitit

Përktheu: Faslli Haliti

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.