6 poezi nga Giuseppe Ungaretti

PER TE VDEKURIT E REZISTENCES
Këtu
Jetojnë përgjithmonë
Sytë që u mbyllën për dritën
Me qëllim që të gjithë
T’i hapnin
Përgjithmonë
Në dritë
VETETIMA E BUZES
Mijëra njerëz para meje,
Të ngarkuar edhe më shumë me vite,
Për vdekje i plagosi
Shkreptima e një buze.
Por ky s’është shkak
Që të zbus vuajtjen.
Po më pe me mëshirë
Dhe më fole, përhapet një muzikë,
Dhe unë harroj se plaga djeg.
DHURATE
Fli tani, moj zemër e shqetësuar,
Hë pra, fli, fli tani.
Fli pra,
Dimri të ka pushtuar, të kërcënon,
Të bërtet: “Do të të vras.
Gjumë s’do të kesh ti më”.
Goja ime zemrës sate i ofron paqe, më thua :
Hë, pra fli, fli e qetë,
Hë, pra dëgjo,
Dashurinë tënde
Që të mundësh vdekjen, zemër e shqetësuar.
ESHTE ORA E URITUR
Është ora e uritur, ora jote o i marrë.
Shkule zemrën
Erë kripë bie gjaku i saj
Dhe bie era athtësirë,
Është ëmbëlsak, duke qenë gjak.
Shumë vaje
e bëjnë gjithnjë më të shijshme zemrën tënde.
Frut i shumë vajeve zemra jote,
Shqyeje, haje, ngopu.
YLLI
Yll, i vetmi ylli im,
Në varfërinë e natës,
Vetëm për mua ndrit.
Në vetminë time shkëlqen ;
Po për mua,
Yll që s’do të pushosh së ndrituri kurrë,
Një kohë tepër e shkurtër të është dhënë,
Më jep një dritë
Që veç dëshpërimin
Mpreh, e thellon tek unë.
UNIVERS
Një arkivol freskie
i bëra
vetes
me detin.
NATA E BUKUR
Cila këngë lindi sonte
që qëndisi yjet
me jehonën e kristaltë
të zemrës
Cila festë buronte nga zemra
në dasëm
Kam qenë një moçal
erësire
Tani kafshoj errësirën
si fëmia
sisën
Tani jam i dehur
me gjithësi.
Perktheu: Faslli Haliti