A ka dëshirë më të pastër për dikë se sa kur humb veten për të fituar atë?!

Do ta gjente veten mes mendimeve më të errëta të nj ë nate frikësisht të gjatë ku shiu të ndaluar s’kish…

Si nota alegorike të një pianoje të vjetër që të pushtojnë intrigueshëm, do të shpjegohej Ai nëse ajo do ia kishte lejuar vetes mundësinë për ta njohur jo vetëm pas atij fiziku të fortë mashkullor që cdo femër do ta afronte e atë më shumë largonte kur mendonte se sa kimi e pasion kishte mes tyre, përhumbte në lojën e tij…

A ka deshire me te paster per dike se sa kur humb veten per te fituar ate ?! 

Ne nje monolog i lutej fatit ta perjetonte serisht ndjesine kur frymemarrje ia lente vendin crregullimive te pulsit, ndjenja te paprovuara as ne moshen e pafajsise, dashuri apo dicka me teper se aq ? 

Sikur te kishte zgjatur me teper se sa caste platonike, do te shkruhej nje histore moderne dashurie qe do mposhte klasiket botetore te gjithe koherave !

***

Duke fajesuar veten per cdo privim qellimisht te shkaktuar, kishte harruar te jetonte. 

Teksa ndjente thikat e mashtrimit mbi shpine aty provoi dhimbje, reagoi trupi mbi trurin, ca i kishte bere qenies se saj duke mos ndjere asgje prej kohesh… 

Do kish enderruar te mos e provonte kete shije te hidhur, por tanime ishte hedhur ne turmen e ujqerve edhe zor se mund te shpetonte e gjalle! Kishte perpara dy rruge, te pershtatej ose te copetohej nga uria e tyre, kjo e fundit ia intrigonte inteligjencen, kurrsesi s’duhet ta humbe toruan, ishte vetem fillimi i nje rrugetimi  te pashmangshem qe kerkonte shume sakrifice e mbi te gjitha durim. Vazhdimisht citonte fjalet qe dikur dikush i kishte thene:

Jeten nuk e zgjodhe por bej zgjedhjet optimale per te, jepi kohe kohes, trego meshire e fisnikeri duke falur, por mos harro kush ti mesoi te gjitha keto….

***

Qënie e përzgjedhjes natyrore sonte shumë po më dëshiron… Strukur brenda çdo milimetri qelizor dominon e nga vetvetja po më përjashton. Unë nuk jam e tillë! Me kompleksitetin që unikisht posedon më mbërthen në kthetrat e tua, iluzion përjetoj… Ti qesh! Sërisht poshtërohem në lojën tënde, por e dashuroj qëllimin. Largohem për tu afruar më e sigurtë vetëm që të të krijoj hapësirë për të nisur një lojë të re qe per të qindtën herë je ti protagonisti e  unë objektivi… Argëtohesh kur më mungon  vetvetja, pa ty ndjehem e huaj në trupin tim…! 

***

…Ndërkohë gjendej mes librave voluminozë në dukje të lodhshëm për tu studiuar por nuk ishte kjo arsyeja e lodhjes me tendencë sfilitëse. Qindra fletë të bardhë të mbledhura shuk thyenin rregullin e tavolinës së arreduar gjithmonë me shije. Në ato fletë për një çast ju duk e përmbledhur ajo vetë, shpirti i saj i pastër i keqtrajtuar në mënyrë fyese. E kishin prekur aty ku dhimbja dorëzohet më pas e kishin thyer aq pashpirtërisht sa dhe vetë pashpirtësisë do ti dhimbsej ! Shpërtheu në lotë, sa e vogël ju duk bota e saj përmes lotëve. U ngrit shpengueshëm nga tavolina, hodhi gjithçka kishte mbi të sikur ta kishin ato libra dhe fletë të gjora fajin që ajo gjendej mes kësaj kasaphane shpirtërore. Fiku dritat, mbylli dritaret me grila, izoloi veten në errësirë, u strehua në cepin më të errët të dhomës dhe u shkri në vaj për orë të tëra nën ritmin melodioz të akrepave të orës në mur që dukej si një gjykatës i frikshëm që vendoste për fatin e saj dhe ashtu ndodhi në fakt, e nesërmja do ta gjente ndryshe… Nuk ndjente asgjë përveç njerëzve që qëndronin të trembur mbi kokën e saj, tashmë ankthi kishte marrë fund, nuk kishte më lotë çuditërisht asnjë ndjesi… E këshilluar të mos ngrihej nga shtrati, qeshi me këtë fakt, u ngrit u vesh fshehurazi doli nga shtëpia, filloi ti buzëqeshte të gjithëve në rrugë, diku përkëdheli një vogëlushe, diku ndihmoi një gjyshe duke i mbajtur ushqimet, diku luajti me një qenush, diku i bëri fotografi një çifti. Çdokund u  përqafua me botën, atë realen munguar prej shumë kohësh e izoluar në shtëpi si mekanizëm robotik. Zbuloi se jeta është dhurata më e bukur me të cilën na ka bekuar perëndia dhe se dhimbja që mbartin zhgënjimet janë pjesë e saj që bëjnë të kuptosh vlerën e vërtetë të saj. Mësoi se faljen duhet tia dhuronte shpirtit të saj si katalizator të lumturisë, mbërtheu çastin e la veten të lirë shoqëruar me motivin, bashkëudhëtarin e rrugëtimit të saj të gjatë… 

***

…Paradë shiu… Shëmbëllime të paqarta që nervozojnë horizontin gri të ndjenjave pa ngjyrë më bëjnë të ndjehem piktore e dështuar e tejalos së nxirë nga pastërtia imponuese… Skelete bosh të dekoruar me emrin njeri, udhëtojnë duke u përplasur në skutat më errëta të imagjinatës përkthyer në gjuhën realitet… Ku mbeti veshja më e bukur, shpirti ? Apo stacioni i pashpirtësisë ishte më afër ? Thuaja unit tënd se unë e di, shqisat e mia depërtojnë aty ku ti heq dorë nga vetvetja, ku turpërohesh o fajtor pa faj… 

Lori Doko

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.