Adrian Zalla – Kjo botë të merr buzëqeshjen e të dhuron jashtëqitjen…

Kjo botë të merr buzëqeshjen e të dhuron jashtëqitjen…

Gjithmonë do ta identifikoj veten me Lysienin e Iluzioneve të humbura derisa të gjej dikë,  dikë të shpikur, dikë nga bota e librave apo e filmave, bota e filmave të Disney apo të fantashkencës që më personifikon tamam mua ashtu sic jam, se di në ekziston një tjetër si unë nën këtë qiell, por nëse ekziston do doja ta njihja…

Kjo botë e shkatërron njeriun me ideale, shpirtin mbushur me dashuri, mendjen e mbushur me ide, e shkatërron njeriun e mbushur me botë, e shkatërron së pari duke e përballur me realitetin e keqndërtuar, e keqndërtuar nga ata që patën fuqinë dhe e keqpërdorën, nga ata që e kanë tani dhe vazhdojnë ta keqpërdorin. Përballjet e njerzve specialë me këtë lloj realiteti të këtyre njerzve që marrin gjithcka dhe e bëjnë të tyren i vret.

Jetojmë në një vend mbushur me shfrytëzues e uzurpatorë në një vend që cdo ditë e më tepër e besoj shprehjen *Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë*, ky vend , kjo botë së pari të merr buzëqeshjen, ta ngrin, ta plagos, ta shqyen dhe në fund akoma pa ta vrarë mirë në agoni e sipër ta varros për së gjalli, jetojmë në kohën e shfaqjeve, cdogjë është shfaqje, vetëfotografohemi për komente *Shpirt, yll, kukull,xemël, motla, jeta, nona* postojmë 24 në 24 cfarë hamë, ku e hamë, pse e hamë, si e hamë, postohet gjithcka foto nga shtrati me brekë, madje deri te foto jashtëqitjesh na kanë servirur. Dhe nga e gjithë kjo vorbull cmendurie idiotësie marrëzie kanë shpëtuar pak ose aspak njerëz dhe kjo është e tmerrshme….  Pra të gjithë kemi ndërtuar ferrin mbi tokë, ferrin për të na vrarë, pak nga pak!

Jetojmë në një botë të rrëmujshme dhe në një vend rrumpallë, nuk vlerësohet asgjë, jo më larg se para disa ditësh pasi mu refuzua një projekt aplikova për një punë me reklama, dhe ndërsa prezantoja idetë e mia sesi ta bëjmë publicitetin sa më mirë, dhe fola e fola më bënë dhe disa pyetje dhe mesa duket një njeri nga mali me zemër shkëmbi që interesohej vetëm për para  e fitime si e gjithë bota sot në fund tha: *Më mirë marrim një shalë të gjatë, të bukur të dijë të buzëqeshë se e shet më mirë se ky, ska rëndësi le të jetë injorante*.

Më erdhi të qaja, ndieva neveri për njeriun përballë por më tepër për veten, më erdhi neveri nga vetja megjithse skisha bërë asgjë për turp e jo më për neveri, më erdhi neveri sepse kjo botë tani nuk kupton asgjë, dhe për t´iu përshtatur duhet të japësh shpirtin, të japësh shpirtin dhe të marrësh dhuratë jashtëqitjen e kësaj bote, të këtyre njerëzve pa vizion të interesuar vetëm për para.

Unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato, që jemi specialë, të pakuptuar, që nuk biem dakord me këtë mal jashtëqitjeesh me këtë botë që të merr buzëqeshjen e shpirtin e të dhuron jashtëqitjen ku do të përfundojmë? Apo edhe ne do tjetërsohemi do lejojmë që buzëqeshja e shpirti jonë të merret pa të keq e të kënaqemi me dhuratën e kësaj bote?

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.