Adrian Zalla – Shënime për një përvojë në ballkan!

 

 

 

“Youth can change the future”,  një projekt; një udhëtim studimor I përbërë nga 20 pjesëmarrës, katër kombësi, katër shtete, dhe një qëllim të thyejmë paragjykimet steriotipet dhe diskriminimin mes nesh, shqiptarë, serbë, kosavarë dhe malezezë u bëmë bashkë për të arritur një qëllim për të ndryshuar realitetin mes nesh, mes të rinjve, mes të rinjve që do u mbetet barra për ta ndryshuar këto vende! Mosha mesatare e pjesmarrësve ishte një 20 pikërisht mosha kur jeta të thërret! 

Projekti padyshim ishte një sukses I plotë, si çdo projekt tjetër kishte gjëra në të cilat shkëlqeu dhe gjëra në të cilat u venit, gjëra që në fund të projektit nuk merren parasysh pasi impakti I gjërave pozitive patjetër ishte shumë më I madh se I gjërave negative. 

çfarë na fali ky projekt? Ky projekt na bëri të njohim miq të rinj dhe ju e dini më mirë një mik sesa një thesar, u njohëm me kultura të reja, me muzeume, me qendra ku fokus kanë rininë dhe besomëni është nga ato përvoja që mbetet gjatë në kujtesën çdokujt prej nesh, ne të gjithë konfirmuam se nuk ka konflikt mes kobësish apo njerëzish edhe nëse ekzistonin ky projekt konfirmoi se jemi emancipuar si popuj, gjithnjë e më tepër po shohim drejt perëndimit dhe rrëmbehemi nga ata, nga idetë dhe civilizimi i tyre. Nuk mjafton një artikull për të treguar gjithcka bëmë e folëm por mjaftohuni me aq si fillim… 

Është bukur kur zgjoheshe në mëngjes dhe parapëlqeje që mëngjesin ta haje nën shoqërinë e djemve dhe vajzave serbe, mbase për to do bëj disa profile më vonë, por bukur ishte të shikoje djemtë serbë që njëri e ndau dhomën me një kosovar dhe tjetri me një shqiptar që përgjatë 17 netëve nuk ndodhi asnjë incident asnje mosmarrëveshje por ekzistonte vlerësim dhe respekt i ndërsjellë kjo është krenari, sjellje qytetare, civilizim, emancipim, ishte pak e rëndë të shihje ose konstatoje që shpesh urrejtja ekziston brendapërbrenda pra brenda vendit, brenda rrethit, brenda kombësisë. 

Për të ndryshuar botën së pari duhet të jesh në transformim të vazhdueshëm për të mirëpritur ndryshimet dhe implementuar ato. Ndryshimet e mëdha nisin kur një njeri i mban këmbët në tokë dhe sytë në qiell, vetëm atëherë kur një njeri ka më të madh vizionin sesa ambicien vetëm atëherë ai-ajo mund të sjellë e bëjë ndryshime në shoqëri, në projektin “Youth can change the future“ njoha disa të tillë që shpresoj që jeta mos ti ndryshojë…     

#RYCO  #YOUTHCANCHANGETHEFUTURE #STUDYTRIP    

 

 

 

 

 

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.