Adrian Zalla – TE GJITHE NE LUFTE PER NJE KARRIGE!

Te gjithe ne lufte per nje karrige? Jeta te jep mesimet me te vyera, kur ke qene gjithmone individualist dhe i ndryshem nga te tjeret,kur ke pare gjithmone me larg nga te tjeret kupton gjithmone me teper se nje shumice e madhe! Efekti turme eshte i rrezikshem con ne gabime te pafalshme gjer ne shkateriime te parinovueshme dhe gjithcka ndodh per nje karrige!

Sot eshte dita ku duhen bertitur dy te verteta te medha e para nese prekemi te leket te buxheti dhe te karrigia jemi te gjithe ne kembe, me vetedije me paveditje nuk ka rendesi!

E dyta e keqja e madhe e ketij vendi pas padijes, injorances dhe analfabetizmit funksional eshte politika, politika e mbushur me te keqen e siperpermendur dhe qe ka ne krye, pedagoge e figura te larta te universitetit, artit e shkences, pra dashur pa dashur ne jemi nje shoqeri ne prag vdekjeje ne prag agonie, kemi pedagoge te cilet bejne pjese ne te treja bandat (me pelqen pafund ky percaktim i Lubonjes), pra behen e pjese e politikes dhe ngrohin karriget, luftojne per interesat e partise, pra bejne serish lufte per nje karrige!

Karrigen e pedagogut e kane gjithmone gati kurdo qe duan te kthehen, nje gabim i pafalshem, a mund te besohet me nje figure e tille qe mund te jete e kompromentuar brenda qeverisjes-partise se vet ? Qe mund te loboje per vota sic ndodh rendome? Qe te ftojne te marresh teseren e partise bashke me poste ne keshillin studentor? Qe e kthejne universitetitn ne memec? Une u trondita kur degjova nga rektori i UBT-SE qe ne universitetin e tij ishin deklaruar zero raste korrupsioni, njeriu dreqi e mori thote nje per te vrare syrin e keq, po jo ai ngulmoi zero e zero! Eshte e turpshme qe kemi pedagoge te lidhur ngushte me politken, qe arsimtaret pedagoget mezi presin qe banda e tyre te vije ne pushtet per te marre karrigen, te behen drejtora pra e gjithe lufta u beka per nje karrige!

Kam qene deshmitare dhe jam cdo dite sesi pedagoge zv dekane mbrojne opoziten, ose poziten por nuk kam pare askend te mbroje popullin, studentet, kam pare pedagoge ne lufte te shpallur per nje post ne universitet, dhe kur ka fituar pala tjeter jane quajtur kriminele, e fitoi permes krimit etj etj.

Kam pare shoqeri te blere civile kur deputeti i Ps-se ofendoi femijet autike, mrekullite e vogla mbi tokedhe gjithcka ngeli e u harrua ne facebook nuk pashe nje proteste as nga pedagoget as nga shoqeria civile, me erdhi turp qe jetoj ne kete vend per te shumten here, doja te largohesha por nuk mundesha, nuk mundem, por nje dite do mundem!

Ata nuk munden se darka tjeter vjen dhe poste hidhen ne tavoline dhe te gjithe jane gati te kacafyten dhe te bejne 100 te zeza qe te marrin ate karrige! Kam pare e shoh perdite pedagoge nga te gjitha fakultetet qe ngrihen me statuse facebooku por nuk jane aty me studentet per ti udhehequ, per ti drejtuar, per ti nderuar me fjalet e mencura qe mund te thone, nese kane per te thene ose dine ti thone, por jo ata jane te zene me njeren nga 100 punet e tyre nga te cilat paguhen nderkohe nuk te pranojne as me fotokopje, ama kur konventa kobetare e partise se tyre zhvillohet ata jane aty, te bukur te embel te buzeqeshur te paster duke duartrokitur pse do thoni ju? E thjeshte eshte ne loje karrigia e tyre e radhes!

Kam pare dhe shoh pedagoge artiste nga cdo fushe njerez te blere e shitur, shitur e blere dhe vetvetiu me vjen pyetja: Per te mbijetuar ne Shqiperi ,ne vendin tim duhet te shitesh e blehesh si molle Korce? Po nese nuk ndodh kjo le te kalbem si mollet e Korces? Ky eshte shembulli qe marr nga pedagoget e mi!

Ne nuk jemi nje shoqeri e lire, ne nuk kemi njerez te lire, ne nuk kemi shembuj, ne i kemi te gjithe te ngjyer me dicka qe ia njollosin imazhin per te qene model se te gjithe jane ne lufte per nje karrige! Karrigia do te thote pushtet, para,mireqenie po ku mbeten vlerat, modelet, liria?

Me ngjan vetja shpesh i pashprese, idiot, i humbur, dyshues 99% te kohes dhe kam frike mos ndonje alien eshte injektuar ne genet e mia, nuk di me kujt ti besosh, nuk di me ke te ngrihesh, se ngrihen si turme dhe padija te denon sic na ka denuar per gjithe keto vite, e sigurt eshte dicka nuk ndihem i lire, i vleresuar dhe i lumtur por di te them qe ndiej turp kur prezantohem ne Europe neper projektet ku marr pjese, nuk mund te vazhdojme gjithmone te krenohemi e levdohemi me Skenderbeun, Nene Terezen e ambasdoret tane ne bote na duhen krenari kombetare per te cilen nuk bejme asgje vecse thashathemeve dhe planeve per te rrezuar dike per ti marre vendin!

Shoqeria jone mbase eshte me e mira, por persa kohe ne arsimohemi nga njerez qe kane te paren teseren e partise dhe luften per nje karrige eshte e kote te vazhdosh te arsimohesh ne kete vend!

Ironike universiteti ku une u diplomova dhe vazhdoj masteri qe ka per moto fjaline: “Aty ku Njohuria eshte Liri” nuk ka liri fjale, skam degjuar as kam pare ndonje debat brenda fakultetit per mireqenien, kushtet, biblioteken as komente pa lere debate ama kur u bene zgjedhjet pati debate, televizione, greva, ankimime, behej fjale per nje karrige….

E dini pse nuk behemi ne sepse jemi te gjithe ne lufte per nje karrige!

Le ti kthehemi luftes se idealeve, partine lerjani servileve, atyre qe kane per te, ne kemi nevoje per njeri tjetrin, per besim, per solidaritet per shprese dhe per jete!

Braktiseni ate dreq partie, karrigeje, kthejuni endrrave, idealeve, deshirave per ta bere kete vend jo fale politikaneve por fale njerve te ditur e te lire, fale modeleve te shendosha te paperlyer me endrra karrigesh!

Une dhe si une ka dhe shume do ta braktisim kete vend, do ta braktisim pa kthim mbrapa, dhe do heqim dore nga shtetesia e drejte sipas kushtetutes, sepse une dhe si une ka shume po shume tjere, sepse une nuk mund te jetoj ne nje vend ku jane TE GJITHE NE LUFTE PER NJE KARRIGE!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.