Aforizma nga Carl Jung

- Ai njeri që nuk ka kaluar nëpër ferrin e pasioneve të tij, nuk i ka kapërcyer kurrë ato.
- Një femër veçanërisht e bukur është burim terrori. Si rregull, një femër e bukur është një dëshpërim i tmerrshëm.
- Të gjitha punët e njeriut e kanë prejardhjen në fantazinë krijuese. E çfarë të drejte kemi atëherë ta përçmojmë imagjinatën.
- Për aq sa ne mund të kuptojmë, i vetmi qëllim i ekzistencës njerëzore është një kandil në erë në errësirën e qenies.
- Madje as një jetë e lumtur nuk mund të jetë pa një përmasë errësire, dhe fjala lumturi do ta humbte kuptimin e saj nëse nuk do të ishte e baraspeshuar me trishtimin. Është shumë më mirë që gjërat të merren ashtu si vijnë, me durim dhe gjakftohtësi.
- Të gjitha format e narkomanisë janë të këqija, pavarësisht se narkotiku është alkool, morfinë apo idealizëm.
- Gjithçka që na ngjall neveri ne për të tjerët mund të na çojë në kuptimin e vetes sonë.
- Kushtoju asaj dëshirë dhe asaj rruge për të cilat përvoja tregon se janë tuat.
- Talentet e mëdhenj janë frutat më të mirë dhe shpesh frutat më të rrezikshëm të pemës së njerëzimit. Ato varen në degët më të njoma, ku është e lehtë t’i kafshosh.
- Unë kam trajtuar me qindra të sëmurë. Në mesin e atyre në moshën e dytë të jetës – domethënë mbi 35 vjeçarë – nuk ka një nga ata që problemi i tyre të mos jetë në thelb mosgjetja e botëkuptimit fetar mbi jetën.
- Nëse dikush nuk e kupton dikë tjetër, atëherë priret ta shikojë atë si budalla.
- Nëse ka diçka që ne duam ta ndryshojmë tek fëmija, atëherë ne duhet të pari të shqyrtojmë e të shikojmë nëse ka diçka që duhet të ndryshojmë për mirë tek vetja jonë.
- Në kaos është një kozmos, në gjithë çrregullimin është një rregull sekret.
- Gjithçka varet nga mënyra si i shikojmë gjërat, dhe jo nga mënyra si janë ato në të vërtetë.
- Është një fakt që nuk mund të mohohet: ligësia e të tjerëve bëhet ligësi e jona, sepse ajo zgjon diçka të keqe në zemrat tona.
- Njohja e anës sonë të errët është metoda më e mirë e kuptimit të anëve të errëta të njerëzve të tjerë.
- Dija nuk qëndron vetëm mbi të vërtetën, por edhe mbi gabimin.
- Njeriut i duhen vështirësitë; ato janë të nevojshme për shëndetin.
- Masat janë gjithmonë themelet pjellore të epidemive psikike.
- Neuroza është gjithmonë një zëvendësuese për vuajtjen e ligjshme.
- Askush, sa kohë ai lëviz në rrymat kaotike të jetës, nuk është i pashqetësuar.
- Shpesh duart do ta zgjidhin një mister me të cilin intelekti më kot ka luftuar.
- Dikush shikon mbrapa me vlerësim ndaj mësuesve brilantë, por me mirënjohje ndaj atyre që i prekën në ndjenjat njerëzore. Biografia është një material bazë kaq i domosdoshëm, por ngrohtësia është element vital për rritjen e bimeve dhe për shpirtin e fëmijës.
- Rezistenca ndaj masës së organizuar mund të arrihet vetëm nga një njeri që është mirë i organizuar në individualitetin e tij ashtu si dhe vetë masa.
- Trembja nga vdekja është diçka jo e shëndetëshme dhe jo normale e cila zbraps gjysmën e dytë të jetës sonë nga qëllimi i saj.
- Nganjëherë, në të vërtetë, ka një hendek të madh midis gjeniut dhe cilësive të tij njerëzore, sa dikush pyet nëse diçka më pak talent të kishte pasur do të kishte qenë më mirë.
- Krijimi i diçkaje të re nuk është e lidhur me intelektin, por nga loja e instinktit duke vepruar nga nevoja e brendshme. Mendja krijuese luan me objektin të cilin ajo e dashuron.
- Borxhi që ne ia kemi lojës së imagjinatës është i pallogaritshëm.
- Problemet më të mëdha e më të rëndësishme të jetës janë thelbësisht të pazgjidhshme. Ato kurrë nuk mund të zgjidhen, por vetëm të rriten.
- Njeriu i shëndoshë nuk i torturon të tjerët – përgjithësisht është i torturuari ai që shndërrohet në torturues.