Agron Bajraktari – Per te panjohuren!

Nje femer e panjohur vlen dy here me shume sesa nje e njohur. Takova nje tjeter sonte. Te tille parfum s’kisha ndjere me pare dhe ti e di sa parfume kam provuar. Darkuam, pastaj ne fund erdhi vera dhe vendosem te mos e pinim gjate ngrenies. Nuk i hedh sheqer kafes me tha, dua te pi kafen dhe jo shijen e sheqerit ne te. Vera eshte e kuqe sigurisht, ndersa e bardha eshte teper transparente per misteret qe ajo do me tregoje. Nje vere e njohur vlen dy here me shume sesa nje shije qe nuk ndjell kujtime. Me thote qe i pelqen muzika “Jazz” dhe une mendoj qe kenaqesia e saj muzikore tregon haptazi sekretet e puthjes se saj. Nje muzike e panjohur shijon dy here me shume sesa nje melodi qe nuk te ben te kercesh. E ftoj te kerceje. Floket kane eren e trupit te saj dhe ajo erë krijon dashuri. Kenga mbaron, kercimi vazhdon. Nje kercim pa muzike vlen dy here me shume sesa melodia qe ta imponon ate. Me tregon se i pelqen kitarra, ‘kitarrke’ i thote dhe une mendoj qe menyra se si e quan tregon haptazi sekretet e dashurise se saj. Nje sekret vlen me shume sesa dy te verteta dhe sekretet e dashurise nuk bejne perjashtim. E verteta eshte qe jane teper te idhta per te mos hedhur sheqer mbi kujtimet. Sekreti eshte qe, nje e panjohur vlen me shume sesa e njohura dhe premtimet.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.