Albert Ajnshtajn – Krijimtaria lind nga ankthi!

Nuk mund të pretendojmë që gjërat do të ndryshojnë, nëse vazhdojmë të bëjmë po të njëjtat gjëra.
Krizat, janë bekimi më i madh për njerëzit dhe kombet, sepse ato sjellin progres. Krijimtaria lind nga ankthi, ashtu si dita nga nata e errët. Dhe në krizë lulëzojnë shpikjet, zbulimet dhe strategjitë më të mëdha. Kush sfidon krizën, kapërcen vetveten.
Kush ia atribuon krizës falimentimet dhe vështirësitë, dhunon veten e talentin e vet dhe u jep pushtet më shumë problemeve sesa zgjidhjes. Kriza e vërtetë është kriza e paaftësisë. Paaftësia e njerëzve, kombeve është dembelizmi për të kërkuar zgjidhje dhe rrugë-dalje.
Pa krizë nuk ka sfida dhe pa sfida jeta është rutinë, agoni e ngadaltë.
Pa krizë nuk ka merita.
Dhe në krizë lulëzon më e mira e gjithësecilit, sepse pa të, të gjitha erërat janë puhiza.
Të flasësh për krizën do të thotë ta zbehësh, ndërsa të heshtësh e lartëson, i jep pushtet. Prandaj duhet të punojmë shumë për ta ndalur një herë e përgjithmonë, sidomos krizën më të rrezikshme, që është tragjedia dhe mungesa e vullnetit për të mos luftuar e kapërcyer.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.