Aldous Huxley i shkruan George Orwell: Dystopia ime eshte me e mire se e juaja!

Brenda gjeneratës së ardhme, besoj se sundimtarët e botës do të zbulojnë se kushtëzimi i të miturve dhe narko-hipnoza janë më efikase si instrumente të qeverisjes, se sa klubet dhe burgjet, dhe se epshi për pushtet mund të përmbushet kënaqshëm duke u sugjeruar njerëzve të bien në dashuri me skllavërinë e tyre, po aq sa duke i rrahur dhe duke i detyruar të binden. Me fjalë të tjera, mendoj se makthi i “1984”-ës është i destinuar të modifikohet në një makth të një bote që ka më shumë ngjashmëri me atë që unë imagjinova në “Më e mira e botëve”. Ndryshimi do të vijë si rezultat i një nevoje të ndjerë për rritjen e efikasitetit. Ndërkohë, natyrisht, mund të ketë një luftë biologjike dhe atomike në shkallë të gjërë – në këtë rast do të kemi edhe makthe tjera, vështirësisht të imagjinueshme.


Burimi: defekt-teknik.com

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.