Alina Reyes – Kasapi

Thika u fut me delikatesë në muskul, pastaj e preu tej e përtej, e drejtuar nga një dorë profesionisti. Copa e mishit u përkul dhe ra butësisht mbi kërcu.

Mishi disi i errët mori dritë sapo ra në kontakt me thikën. Kasapi vuri pëllëmbën e dorës së majtë mbi copën e gjerë të tulit dhe me të djathtën preu disa feta të tjera. E ndjeva masën e ftohtë dhe elastike të mishit dhe në pëllëmbën time. Pashë thikën që u fut në mishin e butë e kompakt, dhe e hapi sikur të shikonte një plagë. Metali rrëshqiti brenda trashësisë së errët të mishit në një kohë që tehu dhe anët e thikës shëndrisnin.

Kasapi i mori copat njëra pas tjetrës dhe i vuri pranë mbi një trung. Ato ranë me një zhurmë të shurdhët, si zhurma që bëjnë buzët kur puthin një copë dru.

….

Era e ëmbël e mishit të freskët më ra në kokë. Duke e parë nga afër, nën dritën e një mëngjesi vere, që futej brenda nëpërmjet vitrinës së gjatë, kishte ngjyrë të kuqe të ndezur, të bukur. Kush ka thënë se mishi të ngjall trishtim?

 

 

Përktheu: Daniel Nikolla

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.