Andrin Kabashi – Shënim

(Kjo pjesë është parathënia e librit të autorit me titull “Hamleti, njeriu i hijeve”)


Hamleti – njeriu i hijeve, është një tekst dramatik, i cili në vete ngërthen çështjen e hakmarrjes, (mos)dashurisë dhe absurdit jetësor. Cilësimi i Albert Kamy-së se jeta është një absurd, një poterë çmendine, përputhet me jetën dhe stilin e saj hamletian.
Absurditeti i Hamletit dhe realitetit të tij, nuk ndalet në jetën e thjeshtë dhe modeste të shoqërisë sonë, por kalon barrierat e reales, dhe puthet me idenë metafizike të ekzistencës së njeriut dhe krijesave anormale në shoqërinë e tij. Sipas kësaj, del se Hamleti nuk është një i çmendur, por ai thjeshtë jeton në çmendinë e jetës.
Shpeshherë ai ngjason me skicat pesimiste të Franc Kafkës: i dobët, i ligë dhe i vetmuar; apo ndoshta me një Gregor Zamza të shndërruar në një krijesë që të tjerët nuk e duan, për të vetmen arsye sepse është ndryshe, ndonëse shpirti i tij është po i njëjti.
Andrin Sh. Kabashi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.