Arti Lushi – Ekzorcisti

Pastaj: pastaj mizorise ekstravagante te Fatit i mbeti te percaktoje sall konturet e ciltersise sime te kulluar dhe, me sa duket, per te mbremen here rashe ne gjume pa menduar askend ne vacanti, perfshire edhe veten. I lumtur, ne mos, i perndritur.

 

Kete doreshkrim po e le si trashegimi estetike dhe jo se i trembem vdekjes dhe per rrjedhoje po nxjerr perjetesine time ne ankand. Thelle-thelle njeriun e tmerron ideja e jetes, aq me teper ajo e perjetesise, dhe jo vdekja. T’i japim Cezarit c’eshte e Cezarit, me kusht qe Cezari t’i ktheje Romes c’eshte e Romes. Per te shmangur –sa jam ne kohe- cdo keqkuptim te paqellimte a meskin, kurre s’e kam ndjere nevojen per dishepuj a idhtare, meqenese Ferri eshte me pak nje institucion sesa nje ideologji. Parantezat prore me jane dukur ashtu sic jane: te lodhshme dhe te panevojshme. Rasti im- qe, po aq sa i imi u perket te gjitheve- e meriton nje perjashtim dashamires. Nese jo, atehere kerkoj ndjese- por e di qe kjo do ishte sa per te lare gojen, nje fyerje e pasigurte kundrejt jush. Dhe une nuk e deshiroj asfare kete sepse nuk eshte ne natyren time ta projektoj mjerimin jashte vetes. Te mos e thuash ate cka mendon eshte po aq hipokrizi sa te mendosh dicka dhe te thuash dicka tjeter, dhe po aq hipokrizi sa te thuash dicka dhe te besh tjeter gje. Edhe pse historia ime nuk shtjellohet ne dhe si roman(e) –mangesi te cilen e shoh si bekim- asgje nuk me pengon te shpreh kryemendimet. Ka njerez qe nuk pajtohen me nje ide vetem per faktin e thjeshte se nuk u ka shkuar atyre ne mend, ose, shkurt dhe ndryshe, nuk u perket atyre. Pak a shume ky eshte edhe shfajesimi im nga pikepamja letrare. Si natyre ma do mendja se me keni njohur sakaq saje rreshtave te mesiperm. Tani po hyjne ne nje terren me objektiv: ne realitet, cilesia me e admirueshme e te cilit qendron tek te mbajturit kurdohere esell. Rroj qete, mire, vetem. Prej vitesh e kam zoteruar virtytin e te vdekurve: heshtjen. Gjithashtu njoh edhe vesin e te gjalleve: prirjen per te vdekur. Emri im edhe ka, edhe s’ka rendesi. Eshte emri yt, ose emri yt mbrapsht, ose nje anagrame e tij. As mbiemri nuk ka rendesi. Mund t’ju tregoja nistoren e tij por kjo nuk perben me risi as ne fushen e letrave dhe as ne lartesite e mendimeve. Por nofken do t’jua them, vetem e vetem sepse ka lidhje te drejtperdrejte me zanatin tim, me ate cka une merrem realisht. ‘Ekzorcisti’- kete emertim e hasa per te paren here gjate nje bashkebisedimi te pafrytshem me dike ne nje nga ato rrjetet sociale te internetit qe kohet e fundit po kompensojne lumturine natyrore. Udhetoj shpesh, packa se ndonjehere me duket vetja si ai udhetari, qe ne kerkim te frymezimit dhe vetepermbushjes, u nis t’i binte botes kryq e terthor duke marre me vete ckakrejt lypsej, por harroi te merrte vec nje gje: shpirtin. Nuk mbaj asnje numer kontakti, as adrese, pasi e kam dhunti ta dalloj vete pushtimin demoniak te tjetri, kesodore shmang te gjithe barren e situatave te sikletshme qe ze rendom njerezit, per shembull, kur duan te flasin me psikiatrin per te afermit e tyre. Nuk pranoj shperblim per sherbimin qe kryej. Kurre. Qofte edhe mirenjohja- sado e vogel dhe natyrshme, pra e pafajshme dhe e veteperligjur- do ta korruptonte pastertine e qellimit tim. Gjithmone me ka cuditur perpjekja e kote e njerezve per t’i gjetur kuptim jetes, kur, ne fakt, eshte jeta ajo qe i jep kuptim njeriut. Andaj i druhem edhe keqkuptimeve dhe mbivendosjeve ne perdorimin e terminologjise. Ne vija te pergjithshme kjo eshte veprimtaria ime, misioni im. Mbuloj vetem dy kategori: ata qe marrin ne qafe veten dhe ata qe marrin ne qafe te tjeret. Dilemen me te zorshme e kam me artistet. Gjithsesi, sherbimi im eshte gjithperfshires dhe tregu i punes ia ka dhe ia ka pasur perhere nevojen. Cliroj politikane, demagoge, ideologe, revelucionare, kunder-revolucionare, krere koorporatash shumekombeshe, diplomate, kolege dhe eprore klerike, njerez pasqyrash, delirante, te famshem, deri te fytyrat qe dalin pernate neper panele televizive, dhe seria nuk mbaron kurre. Kategarite jane te pafundme. Manine per te gjetur dhe emertuar komplekset e njerezve e kam quajtur ‘Kompleksi i Frojdit’. Kete bej edhe une: kategorizoj, fitoj kohe, vecse ne funksion te gjeometrise se fshehte te jetes. Sekreti im profesional –qe po e zbuloj nderkohe- eshte studimi i terrenit, ne perputhje me konceptin e botes si zgjatim i asaj te brendshmes. Pasi marr parasysh dhe peshoj te gjithe faktoret dhe rrethanat, kryej ritualin. Meqe nje dite eshte me e gjate se tere jeta dhe duke ju falenderuar per vemendjen dhe dashamiresine, po i rikthehem hyrjes. E ndjej deri ne palce lodhjen fizike te kesaj dite pune te thuket, te bukur, me diell, te mbushur me plot buzeqeshje femijesh dhe me kundermimin e trendafilave katolike qe hyjne permes dritares se lene perjetesisht hapur. Para se te shtyp bulbin e abazhurit, rishoh mjetet e punes, po aq ritualisht, si meraku i nenes per birin e vetem. Xhami i dylbise se snajperit eshte gervishtur pakez. Sa keq. Do e ndreq neser atehere. Pres gjumin te me ekzorcizoje.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.