Aspekti intelektual dhe moral sipas Bernard Russell

“Dua të them dy gjëra, njëra intelektuale dhe tjetra morale. Pjesa intelektuale që duhet t’u them atyre është kjo: kur e studioni ndonjë fushë, qoftë ajo edhe ndonjë filozofi e caktuar, pyesni veten gjithmonë se cilat janë faktet dhe cila është e vërteta që këto fakte e mbështesin. Asnjëherë mos lejoni që të shmangeni qoftë nga ajo që dëshironi të besoni, qoftë nga ajo për të cilën mendoni se do të kishte efekte të dobishme sociale, nëse do të besohej. Por gjithmonë mendjen kijeni tek faktet, se cilat janë ato. Kjo sa i përket pjesës intelektuale.


Ndërsa pjesa morale që dua t’u them atyre është shumë e thjeshtë: Dashuria është mençuri, urrejtja është marrëzi. Në këtë botë, që po bëhet gjithnjë e më e ndërlidhur, ne, duhet të mësojmë të kemi tolerancë ndaj njeri-tjetrit. Duhet të mësohemi me faktin se disa njerëz thonë gjëra të cilat mund të mos na pëlqejnë. Vetëm kështu mund të jetojmë bashkarisht.

Prandaj nëse duam të jetojmë se bashku, dhe jo të vdesim se bashku, ne, duhet ta mësojmë një lloj bamirësie dhe një lloj tolerance, e cila është absolutisht jetike për vazhdimësinë e jetës njerëzore në këtë planet.”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.