Autorë të ndryshëm thonë për fundin e njeriut…

Jeta jonë ëndërron utopinë. Vdekja jonë arrin idealen. – Victor Hugo
Vdekja, vetvetiu, nuk është asgjë; por ne frikohemi, jo të e dimë se çfarë, ne nuk e dimë se ku. – John Dryden
Ka më shumë të vdekur se të gjallë. Dhe numri i tyre po shtohet. Të gjallët po bëhen të rrallë. – Eugene Ionesco
Ti jeton vetëm dy herë. Një herë kur ke lindur dhe një herë kur të shohësh vdekjen në sy. – Ian Fleming
Kur njeriu vdes… vetëm disa rrathë në ujë dëshmojnë se ishte ndonjëherë këtu. Madje edhe ato zhduken shpejtë. Dhe kur ato zhduken, ai harrohet, pa shenjë, sikur të mos kishte ekzistuar kurrë. Dhe kjo është e tëra. – Wolfgang Borchert
Njeriu, posa të ketë lindur fillon të vdesë. – Luigi Pirandello
Vdekja është çlirim, nëse ke jetuar drejtë. – Edward Albee
Ne mundohemi kundër të gjitha sëmundjeve, vdekja është shërim i të gjitha sëmundjeve. – Sir Thomas Browne
Ai që fillon të jetojë, fillon të vdesë. – Francis Quarles
Mos ju friko vdekjes aq shumë, por më tepër jetës së pa përshtatshme. – Bertolt Brecht
Thirrja e vdekjes është thirrje dashurie. Vdekja mund të jetë e ëmbël nëse i përgjigjemi me pohim, nëse e pranojmë si një nga format më të mëdha të përhershme të jetës dhe transformimit. – Hermann Hesse
Ne jetojmë ashtu siç vdesim, dhe ne vdesim ashtu siç jetojmë. – Edward Counsel
Njeriu i cili nuk do të kishte vdekur për diçka, nuk është i aftë të jetojë. – Martin Luther King, Jr.
Kur vdesin të vdekurit? Kur të harrohen. – Laura Esquivel
Të vdesësh është lehtë, është jeta që më frikon deri në vdekje. – Annie Lennox
Vdekja nuk është gjë tjetër veç kthim i ynë nga koha në përjetësi. – William Penn