Autorët më të mirë spanjisht shkrues që duhen lexuar!

Gabriel Garcia Marquez (Veprat me te njohura: Kronika e nje vdekjeje te paralajmeruar, Dashuri në kohërat e kolerës, Njëqind vjet vetmi)

Gabriel Garcia Marquez është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit të XX, fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1982. Ai ishte gazetar i njohur për reportazhet e tij dhe skenarist
Gabriel Garcia Marquez lindi më 6 mars 1927 në Aracataca të Kolumbisë dhe u nda nga jeta më 17 prill 2014. Shkollën e lartë e mbaroi në Universitetin e Bogotas dhe më pas punoi si gazetar në gazetën El Espectador dhe si një korrepsondent për disa media të huaja në Romë, Paris, Barlelonë, Caracas, dhe Nju Jork. Ai ka shkruar disa vepra non-fiction dhe tregime, por romani që e bëri të njohur është “” (1967) dhe “” (1985) Veprat e tij kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë pëlqyer shumë për stilin e tij, i njohur me emrin realizimi magjik, në të cilin përdoren elemente magjikë dhe ngjarje për të shpjeguar përvoja reale. Disa vepra të tij zhvillohen në një krahinë fictionale të quajtur Macondo dhe shumica prej tyre trajtojnë temën e vetmisë.

Gabriel Garcia Marques është sjellë në shqip në në vitet 80 me Tregime pelegrine, dhe më pas, në fillimin e viteve ’90 filluan të botohen “100 vjet vetmi”, Dashuri në kohërat e kolerës” dhe së fundi “Jeto për të treguar”, një roman autobiografik dhe librin me reportazhe “Udhëtim në Europën Lindore


JULIA ALVAREZ -Veprat me te njohura: “Në kohën e fluturave”
JULIA ALVAREZ u largua nga Republika Dominikane për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1960, në moshën dhjetëvjeçare. Ajo është autore e gjashtë romaneve, dy librave joletrarë, tri përmbledhjeve me poezi dhe tetë librave për fëmijë dhe adoleshentë.
Krijimtaria e saj ka marrë kudo vlerësime të mëdha, përfshirë Latina Leader Aëard-in në letërsi në vitin 2007, akorduar nga Instituti i Kongreseve Hispanike Caucus. Në vitin 2002 mori çmimin e Trashëgimisë në Letërsi, ndërsa në vitin 2000 u zgjodh Gruaja e Vitit nga revista Latina.
Alvarez dhe bashkëshorti i saj, Bill Eichner, kanë themeluar në Alta Grasia – në vendlindjen e saj, në Republikën Domenikane – një qendër artesh që funksionon edhe si kafene letrarësh.
Në vitin 2009, romani u zgjodh nga Dhurimi Kombëtar për Artet për programin e tij kombëtar të Leximit të Madh.


Izabel Aliende- Veprat me te njohura: Qyteti i shtazeve; Shtëpia e shpirtrave, Eva Luna Një zë mbizotërues në zhanrin e realizmit magjik, autoria nga Kili Isabel Allende përdor veprat e saj më të shitura për të vepruar si një zë i qëndrueshëm feminist në letërsinë hispanike. Ajo ka një çmim Kombëtar për Letërsinë dhe Medaljen Presidenciale të Lirisë që i është dhënë asaj nga Presidenti Barack Obama.


Jorge Luis Borges – (Veprat me te njohura: Fiksione, Alefi)
Borges ka shkruar veprat më të mira surrealiste dhe ka fituar çmimin e parë “International Pulitzer”.Shkrimtar argjentinas I tregimeve te shkurtra ,eseist; veprat e tij shënojnë fillimin e zhanrit të realizmit magjik I cili e shndërroi letërsinë latine të shekullit XX.Botwt e tij të trilluar adhe krijesat mitologjike kishin një ndikim të jashtëzakonshëm te shkrimtarët që erdhën pas tij. Ai fitoi çmimin Cervantes dhe Cmimin Rrethi Kombëtar i Kritikëve të Librit.

Carlos Fuentes – Veprat me te njohura: Toka jone, Vdekja e Artemio Cruz, Aura
Lindur në Mexico City, Fuentes, një romancier dhe diplomat, fitoi një vlerësim ndërkombëtar për histori që preknin temat e protestës sociale, fantazisë dhe psikologjisë, duke ekzaminuar më shpesh jetën në Meksikë nëpër dekada. Ai fitoi çmimin Miguel de Cervantes, Rómulo Gallegos dhe Alfonso Reyes.


Mario Vargas Llosa – Veprat me te njohura: Qyteti i qenëve, Shtëpia e gjelber;
Fituesi i cmimit Nobel në letërsi njihet për mënyren e përsosur të gërshetimit të zhanreve të veprave të tij duke shkruar për : kritika letrare , vrasje misterioze, romane historikë dhe triller politike.Historitë e tij influencohen nga trashëgimia e tij peruane dhe përfshirja në politike


Carlos Ruiz Zafon – Veprat me te njohura: Hija e eres. Triologjia e mjegulles, Loja e engjellit
Mbase një nga autorët më të lexuar në gjuhën spanjolle të ditëve të sotme, librat me famë botërore të Zafon janë përkthyer në mbi 50 gjuhë. Lexuesit vendas të Barcelonës fillimisht i mbanin tregimet e tij misterioze, fantastike për zhanrin e të rriturve. Por më pas, romani i tij debutues për të rritur, Hija e erës, fitoi një vlerësim ndërkombëtar. Ai ka fituar çmimin Barry për Novelën më të mirë të parë.

Rosa Montero Gayo – Veprat me te njohura Vajza e Kanibalit, Historia e mbretit transparent
Ka lindur më 3 janar 1951 në Madrid të Spanjës, është romanciere dhe gazetare spanjolle. Në nëntor 2017, ajo mori Çmimin Kombëtar për Letrat Spanjolle. E bija e një toreadori dhe një shtëpiake,Montero ka lindur në Cuatro Caminos, një lagje e Madridit. Sëmundja e tuberkulozit e detyroi të qëndronte në shtëpi midis moshës pesë dhe nëntë vjeç dhe filloi të lexonte dhe të shkruante gjerësisht gjatë asaj kohe. Më pas ajo hyri në Institutin Beatriz Galindo të Madridit dhe në moshën 17 vjeçare filloi studimet e saj universitare në Shkollën e Filozofisë dhe Arteve në Madrid (Facultad de Filosofía y Letras). Një vit më pas ajo u pranua në Shkollën e Gazetarisë dhe gjatë viteve të saj universitare ajo mori pjesë në grupe teatrale të pavarura. Pas shkollës, ajo filloi të punonte si gazetare dhe në vitin 1976 filloi të punonte në El Pais. Në vitin 1977 ajo filloi të publikonte intervista në edicionin e së dielës të gazetës dhe vitin e ardhshëm fitoi çmimin “Manuel del Arco” për punën e saj dhe ishte gruaja e parë që e pranoi atë. Ajo, gjithashtu, botoi romanin e saj të parë në vitin 1979, Crónica del desamor (Kronikë e Armiqësisë). Në vitin 1980, ajo fitoi Çmimin Kombëtar të Gazetarisë për artikujt e saj dhe raportet letrare, dhe atë vit u emërua kryeredaktor i revistës javore të El Pais.Në vitin 1981 ajo botoi La función Delta (Funksioni Delta) dhe vitin e ardhshëm u publikua një përmbledhje e intervistave të saj të botuara më parë në El Pais, me titullin “Cinco años de país” (Pesë Vite të El País). Romani Te trataré como una reina (Unë do të të trajtoj si një mbretëreshë) pasoi në vitin 1983 dhe ishte një sukses komercial. Ajo u nderua me Çmimin Botëror të Intervistimeve në vitin 1987, dhe botoi Temblor (Tremor) në vitin 1990.Historia e saj e parë e fëmijëve, El nido de los sueños (Foleja e ëndrrave), u botua në vitin 1992 dhe në vitet në vijim ajo lëshoi Bella y oscura (Beautiful and Dark, 1993) dhe La vida desnuda (Jeta e zhveshur, 1994) . Në vitin 1994 ajo u nderua me Çmimin e Gazetarisë, dhe në vitin 1997 ajo mori Çmimin e Pranverës Novel për punën e saj La hija del caníbal (Vajza e Kanibalit). Në vitin 1999, ajo botoi pasionet (pasionet), dhe në vitin 2002, Estampas bostonianas y otros viajes. Në vitin 2003, ajo botoi atë që ajo e konsideron një nga veprat e saj më të mira, La loca de la casa (The Lunatic of the House). Ky libër fitoi çmimin “Qué Leer” në librin më të mirë të botuar në Spanjë në vitin 2003 dhe në çmimin Grinzane Cavour për librin më të mirë të huaj botuar në Itali në vitin 2004. Në vitin 2005 ajo botoi Historia del Rey Transparente (Story of the Transparent King) , e cila gjithashtu ka fituar çmimin “Qué Leer” si libri më i mirë i botuar në Spanjë në vitin 2005

Laura Esquivel -Veprat me te njohura: Si uji për cokollatën, Ligji i dashurise
Laura Esquivel njihet për best-sellerin e saj të zhanrit realizëm magjik Si uji për cokollatën i cili është përshtatur film nga kritikë të huaj të afirmuar. Ajo gjithashtu ka shkruar histori të shkurta, filma dhe lojra për fëmijë me temë kryesore magjinë.


Camilo José Cela – Veprat me te njohura San Kamilo
Është një autor spanjoll fitues i çmimit Pulitzer. Ai shkroi një mori romanesh, ese, shfaqje, koleksione me tregime të shkurtra dhe libra udhëtimesh. Shpesh i referuar si një nga shkrimtarët më të rëndësishëm hispanikë të shekullit të 20-të, ai eksperimentoi si me formën ashtu edhe me përmbajtjen e tregimeve të tij. Shumë besojnë se ai përsosi një stil narrativ të njohur si tremendizëm, një tendencë për të theksuar dhunën dhe imazhet groteske

Perktheu: Indira Krymi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.