Autori “Dr Seuss” që pushtoi zemrat e fëmijëve!

Theodor Seuss Geisel, i njohur më mirë me emrin “Dr Seuss”, ishte një shkrimtar dhe ilustrionist. Puna e tij pushtoi zemrën e çdo fëmije dhe ai bëri shumë fëmijë të buzëqeshin.

Dr. Seuss botoi mbi 60 libra, duke përfshirë “How the Grinch Stole Christmas”, “The Cat in the Hat”, “Green eggs and Ham”, ABC i Dr. Seuss, The Lorax, Horton Hears a Who!

Libri i tij i parë, u refuzua 27 herë nga shtëpitë botuese.

Për kontributin e tij të veçantë në letërsinë e fëmijëve, Dr. Seuss u nderua me çmimin Pulitzer, një çmim të Akademisë, tre Emmy dhe tre çmime Grammy. Ai nuk shkruajti vetëm për fëmijët, ai shkroi për të gjithë njerëzit.

10 thënie të Dr. Seuss, që ti kujtoni sa here ndjeheni se qëllimi i juaj nuk është në rrugën e duhur.

“Kur nuk mund të bini në gjumë ju jeni dashuruar, sepse realiteti është më i mirë se ëndrrat tuaja.”

“Fantazia është një përbërës i domosdoshëm për të jetuar.”

“Sa më shumë që lexoni, aq më shumë gjëra do të njihni. Sa më shumë që mësoni, aq më shumë vende do të shkoni.”

“Mos u dorëzoni! Unë besoj tek ju të gjithë. Një person është një person, sado i vogël.”

“Nëse gjërat fillojnë të ndodhin, mos u shqetësoni, thjesht shkoni drejtë sëbashku dhe suksesi nuk do të mungojë.”

“Mendoni dhe pyesni veten, pyesni dhe mendoni.”

“Për botën ju mund të jeni një person; por për një person ju mund të jeni bota.”

“Ka shumë gjëra që mund të mësoni, por do të humbisni gjërat më të mira nëse mbani sytë mbyllur.”

“Ju keni trurin në kokën tuaj. Keni këmbë në këpucët tuaja. Ju mund të dërgoni veten në çdo drejtim që zgjidhni.”

“Ti je ti. Tani, a nuk është kjo e këndshme?”

“Ndonjëherë nuk do ta njohësh kurrë vlerën e diçkaje deri sa të mbetët në të kaluarën.”

Burimi: Unik portal

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.