Behar Jacaj – Agimet që nuk erdhën!

Po bëheshin gati për të fjetur kur Mark Shqerri bëri me dije të shoqen se shi në atë çast do të nisej për në fshatin e tij të lindjes.

  • Mbrona Zot nga trutë e kokës. Ç’të shkrepi këtu mirë e shendosh?- ia pati ajo gati në të ulëritur.
  • Më duhet të iki. –u gjegj ai prerë
    -Po pse gjithë ky ngut? Fli. Neser, në të zbardhur, ikim.
  • Do nisem tani, në të zbardhur jam atje. Si hala në sy më shpon malli për agimet e atjeshme.
    -Zot mbrona.- përsëriti gruaja pa e fshehur tmerrin- Me çfarë do të shkosh ?
  • Do të gjej ndonjë mjet me qira.
    -Kaq vonë? Në këtë orë vetëm makinat e funeraleve janë në gatishmëri.-foli hidhur Lezja.
  • Makinat e funeraleve kësi vakti e bëjnë gjumin top. E kush është ai që shkon në varr natën? -qeshi lehtas Marku tek bëhej gati. U la dhe u rrua me shumë kujdes. Veshi një këmishë borë të bardhë dhe mori të vishte këpucët e zeza.
    -Dotë vijë edhe unë. – tha Lezja tek fuste rrëmujshëm ca gjëra në çantë.
    -Në asnjë mënyrë! Kësaj herë do të iki vetem. Ti rri këtu, mund të telefonojnë fëmijët.
    Si I tha këto, përqafi të shoqen, e puthi në ballë dhe doli. Lezja mbeti e ngrirë mes katër muresh. Po të mos e njihte të shoqin, po mos ta kishte dëgjuar tek fliste pafundësisht për atë fshat të harruar, madje, po mos ta kishte degjuar sa herë të porosiste se në vdiste kockat t’i preheshin asaj anë, kurrë nuk do ta linte të dilte. Ajo që I mbeti gozhdë në tru qe shikimi I tij. Në gati pesë dekada që kishin të martuar, kurrë nuk I ish’ dukur aq I huaj, aq I largët, aq I frikshëm.

Gjetja e makinës, Markut I hengri më shumë kohë se ç’e priste. Kur ranë këmbanat e mesnatës e gjetën në një rrugicë të ndriçuar keq, në atë pjesë të qytetit ku fillonte periferia. Më në fund pikasi një tabelë ku mezi dallohej fjala “parking”. Shkoi tek kabina e rojes dhe trokiti disa herë. Brenda saj u ndez një neon I mekur I cili nxori në dritë fytyrën e përgjumur të një hjekakeqi.
-Kërkoj një makinë me qera. Besoj duhet të keni?- Tjetri zgurdulloi sytë. Nuk po I binte në të në ishte; zgjuar apo po endërronte.
-Më duhet urgjentisht një makinë. E di që keni. Gjitha parkingjet mund të të sigurojnë një mjet me qira.
-Më vjen keq, nuk kemi…
-Prit.-Tha Marku dhe hoqi orën, unazën dhe një varse që kishte me vete;.- Janë prej floriri. Merreni. Ju lë edhe kuletën më pasaporën time.Më duhet një makinë për e shumta tre-katër ditë. –Roja fërkoi sytë me gishtërinjtë e mbledhur grusht.
-Mund t’iu siguroj një makinë Volvo portobagazh. Nëse iu bën punë mund…

  • Më çoni tek makina. Kam rrugë të gjatë për të bërë.
    ***
    Pse radioja natën transmeton muzik vajndjellëse dhe gjumë sjellëse kur të gjithë dëgjuesit e saj aso vakti janë të detyruar të rrinë zgjuar? Shoferët dhe rojet, për shembull. Kaloi gjitha stacionet e radios, por nuk gjeti muzikë për të qënë. “Ave maria”, ShShShShShShSh’’, Vikama e një violine, një baladë latine, tingujt e një pianoje, ShShShShShShSh, sërish Ave maria. Me një farë irritimi shtypi butonin e fikjes dhe vazhdoi rrugën. Udhëtimi zgjati aq sa ç’zgjat një natë vere. Qe një udhërim I çuditshëm. Mjegulla që e vërboi edhe më errësirën, rruga komplet e shkretë, pedali I frenave të liruara që e zbusnin shpjetësinë, por për kjiamet, nuk e ndalonin makinën, heshtja shurdhuese,të gjitha këto e bënin vozitjen që të ngjante më shumë me një vrap të ëndërrt, surreal. Edhe mendimet që e shoqëruan qenë të vagullta. Nuk u mendoi asnjë çast për qytetin që la prapa, por për pamjen e fshatit që do të gjente, pas kaq shumë vitesh. E përfytyronte të shkretë, të shpopulluar nga njerëzit, të pyllëzuar me ferra e me skurre. Gjatë gjithë kohës e shoqëroi mëdyshja në ishte kjo rruga e kthimit apo jo. Kur arriti, dita kish’ aguar dhe grigja po nisej për në kullotë. Për habinë e tij, në fshat ishte dyndur një turmë njerëzish, si në rast feste, a morti. Shumica e njerëzve aty ishin më të rinj se ai. Diku I zuri syri të dy djemtë e tij. Mos jam çmendur vallë, nëpërdhëmbi ngaqë nuk po u besonte syve. -Djemtë I kam matanë oqeanit, nga mbinë këtu?. -Ndaloi makinën doli duke mësyrë drejt tyre. Portreti i priftit së fshatit I doli përpara. Akoma gjallë është, beri çudi me vete, tek shikonte silueten e tij pa asnje qime të zezë në kokë as në mjekër.
    -Pse është mbledhur gjithë kjo gjindje At? –pyeti dhe nga turbullimi harroi t’a përshendeste.
    -Kanë ardhur për ty biri im.- U gjegj prifti me një buzëqeshje mikluese.
    -Kaq shumë ma kanë ndjerë mungesën?
    -Aq shumë sa s’do të të lënë të ikësh më. -Si tha këtë prifti humbi mes turmës. Tek kërkonte me sy siluetën e priftit, sytë I shkuan tek mjeti me të cilin kishte ardhur dhe shtangu. Nuk ishte një makinë Volvo me portobagazh siç kishte thënë roja, por ishte një mjet I zi funerali. Gjithë natën kishte udhëtuar me një makinë morti. Tani çdo gjë ishte e qartë. Gjindja kishte ardhur për të përmbushur amanetin e tij.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.