Cfarë duhet të dini rreth romanit “Rebeka” të Daphne du Maurier

Rebeka është një roman gotik nga Daphne du Maurier, publikuar për herë të parë në 1938 dhe që atëherë nuk ka reshtur së ribotuari. Autorja tregon historinë e protagonistes së re që takon një burrë simpatik, më të madh në moshë, Maxim de Ëinter, në Monte Carlo. Ajo bie në dashuri me të, dhe çifti shumë shpejt martohet, pavarësisht të shkuarës së trazuar të Maximit. Me mbërritjen në vilën e tij në fashat”Manderley”, protagonistja pa emër përballet me `gruan tjetër` Rebekën, prezenca e të cilës është mbytëse, edhe nga përtej varrit. Gruaja e re e Maximit vazhdimisht krahasohet me Rebeken, e cila ishte e dashur dhe e admiruar nga të gjithë. Si zonja e re e shtëpisë, protagonistja mundohet t`i përshtatet mënyrës së jetesës së burrit të saj dhe të gjejë identitetin e saj mes trashëgimisë së Rebekës. Megjithatë teksa historia vazhdon duket qartë që Rebeka nuk ishte aq ëngjëllore sa njerëzit besonin dhe se vdekja e saj mund të mos ishte një aksident tragjik…

Rebeka ka diçka për të gjithë: romancë, mister, horror, krim, dhe ka rrjedhë interesante të ngjarjeve.

Shprehje dhe pjesë nga libri:

“Mbrëmë ëndërrova sikur vajta në Manderley sërish” – fjalia e famshme me të cilën hapet romani.

“Siku të kishte ndonjë shpikje që fut në shishe një kujtim, si aromë. Dhe nuk do zbehej, nuk do prishej kurrë.Pastaj, kur dikush të dëshironte, do mund ta hapte dhe të jetonte kujtimin përsëri.”

“Pyeta veten sa njerëz ishin në botë që kanë vuajtur e vazhdojnë të vuajnë, sepse nuk mund të dalin nga rrjeta e tyre e ndrojtjes dhe rezervimit, e në verbërinë e budallallëkun , ngrenë një mur përpara tyre që fsheh të vërtetën.”

“Nuk jemi bërë për lumturi, ti dhe unë.”

“Cdo moment ishte i çmuar, duke pasur në të esencën e finalitetit.”

“Ejani të na takoni nëse dëshironi,-tha ajo.” Gjithmonë pres që njerëzit të pyesin vetë. Jeta është shumë e shkurtër për të dërguar ftesa.”

“Pyes veten pse vendet janë kaq më të bukur kur je vetëm.”

Përktheu dhe punoi:Arba Troshani

Photo credits: @chez_abaa

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.