Cfarë duhet të dini për librin “Tri Ditë dhe Dy Netë” të autores së re Hiljana Biba

“Tri Ditë dhe Dy Netë” është një autobiografi e Hiljana Biba, studente në fakultetin e Mjekësisë.
Një roman i guximshëm, i pari i botuar në shqip, qe flet hapur per depresionin,hipokondrinë dhe disa shqetësime të tjera psikologjike në adoleshentë e jo vetëm.
I cilësuar si një Kamy shqiptar, si një roman që çdo autor tjetër do ta botonte pas vdekjes, si një kurë dhe guidë mbijetese në kohë të vështira.
Në këtë libër përveç se autorja tregon një episod disa mujor nga jeta e saj, ajo rrëfen diçka reale të buruar nga shpirti. Ndryshe nga adoleshentët që I shohim rëndom rrugëve apo kafeneve të qytetit tonë autorja rrëfen për peripecitë e të luftuarit të mentalitetit apo moralit të ngulitur thellë në familjet tona aq shumë të dashura, por fatkeqësisht akoma nën mendësi shumë ’injorante’. Vështirësitë emocionale dhe psikologjike që kalon një adoleshente qoftë në lidhje me shoqërinë, familjen, njeriun e zemrës në këtë libër janë të ndërthurura në mënyrë perfekte.
Ajo çfarë ky libër sjell ndryshe nga një pjesë e mirë e librave të tjerë të letërsisë tonë është që një adoleshente në moshën 20 vjeçare sjell pa komplekse dhe pa dorashka mendimin e saj të lirë lidhur me çdo gjë, shpesh edhe me nuanca rebelimi. Jo më kot është cilësuar si një Kamy shqiptar, pasi është një libër ku autorja flet hapur dhe pa frikë për të shprehur mendimin e saj apo për të treguar për sjelljet e saja.
Pjesën tjetër ju mbetet ta zbuloni vetë….
Lexim të këndshëm!!

Më poshtë mund të gjeni disa nga fragmentet më interesante të librit!

Mendoj se është një metodë e gabuar ta jetosh ditën, sikur të jetë e fundit. E kuptoj drejt mesazhin që duhet të nxjerrim nga
këto fjalë, po unë që e kam provuar vetë, nuk më ka ndihmuar.
Ta jetosh çdo ditë si të tillë, thjesht e shndërron jetën në një urgjencë më shumë nga ç’është, të jep ankth të provosh gjërat që s’i ke bërë më parë, dhe të fal panik. Çdo ditë që vjen, të jep panik, në do arrish ta takosh mëngjesin tjetër. Është normale të lësh gjëra pa i përfunduar, sepse edhe kur vërtet të vdesësh, do kesh punë të parealizuara. Ndoshta disa të tilla do i përfundojnë njerëzit e tjerë për ty, ku i dihet. Por diçka është e sigurt, cilado ditë të jetë e fundit, nuk do të mjaftonte, për të bërë gjithçka ke lënë përgjysmë.
.
Çdo periudhë e juaja është e vlefshme, asnjëra prej tyre s’është çasti i gabuar për të njohur nberiun e duhur. Pasi njerëzit nuk kanë kohë!
.
Unë isha shndërruar në një thes të mbushur me dëshira të vrara, që thjesht bindej për ato që i thoje, pa bërë rezistencë, vetëm e vetëm, që të reduktonte diskutimet.
.
Gjithnjë kam bërë për njerëzit më shumë nga ç’ka ata kanë bërë për mua. Gjithnjë. Për shoqet, shokët e pakët që mund të kem patur dhe, për familjen time. Që e vogël jam mësuar të mos them jo ndaj
familjarëve të mi dhe t’ia plotësoja dëshirat që kanë.
Problemet e mia psikologjike më kanë detyruar të lexojë më gjatë këto devijime që kam përjetuar dhe kam kuptuar diçka dhe për gjendje.
Ata fëmijë që kultivohen të vegjël me këtë formë qëndrimi, të plotësojnë gjithnjë dëshirat e të tjerëve, do të hasin probleme në vitet e ardhshme, sepse nuk do e gjejnë veten në shoqëri dhe përherë do presin nga të tjerët shumë, se e ata bëjnë për ta.
.
Unë shpesh, sidomos natën, hartoja skenare në mendjen time, skenare të frikshëm. Por e dini çfarë lexues?
Ajo që keni frikë do t’ju ndodh! Do të ju ndodh, do t’ju kaloj dhe ju do të jeni mirë. Ju premtoj!
.
Provojeni dhe ju.
Herës tjetër, kur t’ju humbasë diçka, dhe jeni të sigurt, por me të vërtetë të sigurt për atë i cili jua ka bërë gjëmën, rinovimin e sendit, apo diçka tjetër me vlerë, dorëzojani atij me koshiencë. Kështu nuk do ketë si ta vjedhë më.
.
-E di, mendoj se duhet t’i japësh tri ditë, – më tha.
-Tri ditë? Më duken shumë. Unë për tri ditë largohem.
-Pikërisht, – aprovoi me një buzeqeshje plot guxim në fytyrë, njëlloj sikur t’i kisha dal në shtegun që më kishte përcjellë, – Asnjë telefonatë, asnjë mesazh. Asgjë. Shohim ç’do të ndodh në këto tri ditë të fundit të tuat.
-Po nëse ai nuk më telefonon?
-Atëherë përse duhet të shqetësohesh për të? Përse të tregosh interes për një person që nuk përpiqet për të pyetur as për largimin tënd? Përse do të qëndrosh e dashuruar me një njeri të tillë?
Fjalët e saj më goditën thellë. Mu në qendër të çdo kujtimi melankolik që unë mbaja me Hektorin.
Ajo ishte më e vogël se unë. Shtatëmbëdhjetë vjeç, por më dha një këshillë që ndoshta dhe për njëzet vite të tjera, s’do të isha e aftë ta zbatoja.
.
Kujtimi nuk është një ngordhësirë e së kaluarës, por një plotësi e së tashmes. Dhe vërtet e tillë është. Nuk ju ka ndodhur të kujtoni dikë, të gjallë ose jo, dhe ta ndieni veten të plotësuar, përveçse të mallëngjyer e të dhembsur?
Humbja është një aferë kontingjente, por të paturit… Të paturit është absolute!
.
Morali i kësaj historie është se, s’ka rëndësi sa i fuqishëm je, i pavarur, apo i pasur, do jetë një periudhë në jetën tëndë, ku do kesh nevojë për dikë. Gjeje atë, dhe përdore për të mos patur frikë.
Nga vdekja, a jeta, kjo s’ka më rëndësi.

Punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.