Çfarë është dashuria?

Nëse dëshironi të kuptoni përnjëmend, atëherë komunikoni me gjuhën e shpirtit tuaj, sepse gjuha e shpirtit është gjuhë universale. Ajo nuk ka gjykime. Ajo nuk ka pengesa. Ajo njihet si dashuri. Dashuri e vërtetë.

Nëse keni menduar se çka është dashuria, ju nuk do të keni më dashuri. Mendojeni këtë miqt e mi. Nëse ndonjeherë e keni menduar se çfarë është dashuria, atëherë ju e krijoni një gjykim dhe më nuk keni dashuri. Ju keni vetëm nevojë.

Dhe atëherë kur nevoja e mendjes tuaj përmbushet me kënaqshmërinë e gjykimit tuaj, atëherë ju e quani atë dashuri. Ajo nuk është dashuri. Dashuria nuk ka barriera. Ajo nuk ka gjykim dhe as nevojë. Ajo është e përmbushur brenda vetes.

Dhe nëse vërtetë dëshironi të komunikoni me çdo gjë në çdo kohë, e gjitha që duhet të bëni është ta hapni zemrën, hapje e cila e lejon të shprehet gjuhën e shpirtit tuaj. Kjo është dashuria.

Duhet ta dini të vërtetën e thjeshtë: Duajeni gjithë jetën dhe njiheni dritën. Ne nuk mund ta njohim dritën përderisa nuk e duam jetën, sepse vetëm në dashuri drita shkëlqen vërtetë. Mirëpo, sa shpesh ne përpiqeni ta duam jetën. Ta duam jetën nuk do të thotë se ne duhet të bëjmë çdo gjë që jeta na e dikton.

Të dashurosh nuk do të thotë të kesh frikë. Të duash nuk do të thotë të kërkosh e as të kesh nevojë. Të dashurosh do të thotë të jesh në shtëpinë e përhershme të shpirtit tuaj. Ti mund të jesh atje në këtë moment. Ti mund të jesh atje në çdo moment. Sepse, ajo është gjithmonë në pritje dhe në dispozicion për ju, mirëpo varet nga ju se a dëshironi ta bëni këtë zgjedhje.

Njëditë, ne të gjithë do ta bëjmë këtë zgjedhje, sepse ne bredhim nëpër univers dhe në fund gjithmonë kthehemi në shtëpi. Dhe për arsye se dashuria e vërtetë nuk ka nevojë, nuk ka kërkesë, nuk ka gjykim e as frikë, ajo gjithmonë është në paqe.

Russell Fitzgerald
Serenity Association

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.