Charles Baudelaire – I huaji

Çfarë pëlqen më shumë o njeri i panjohur, thuaje! Babanë tënd, nënën tënde, motrën tënde, apo vëllanë tënd?
– Nuk kam as baba, as nënë, as motër, as vëlla.
– Miqtë e tu?
– As nuk ia di kuptimim fjalës që po përdor.
– Atdhenë tënd?
– Nuk di nga ç’anë bie.
– Bukuria?
– Do ta dashuroja me gjithë qejf mbretëreshën e pavdekshme.
– Floriri?
– E urrej, ashtu si urreni ju djallin.
– Çfarë të pëlqen pra, ty njeri i jashtëzakonshëm?
– Më pëlqejnë retë… retë që shkasin… atje lart, retë e mrekullueshme.

Përktheu: Stegan Vuçani

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.