Charles Bukowski – Dashuria e parë

Dikur
kur isha 16 vjeç
ishte vetëm ndonjë shkrimtar
që më jepte shpresë
e ngushëllim.
Babait tim nuk i pëlqenin
librat
as edhe nënës sime
(meqë s’i pëlqenin babait)
sidomos librat që merrja unë
në bibliotekë:
D.H. Lawrence
Dostojevski
Turgenev
Gorki
A. Huxley
Sinclair Lewis
dhe të tjerë.
Unë kisha dhomën time të gjumit,
por në orën tetë të mbrëmjes
duhej të binim të gjithë për të fjetur:
“Zgjimi herët në mëngjes është flori”
thoshte babai im.
pastaj bërtiste: “Shuani dritat”.
Atëherë unë vija llambën
nën batanije
dhe vazhdoja të lexoja
nën dritën e ngrohtë e të fshehtë:
Ibsen
Shakespeare
Chevhov
Jeffers
Thurber
Conrad Aiken
e të tjerë.
Më jepnin një shans e ndonjë shpresë
në një vend pa shans
shpresë,
ndjenjë.
E fitoja atë.
bënte nxehtë nën batanije.
ndonjëherë tymosnin çarçafët
atëherë unë fikja llambën,
e mbaja jashtë
për ta ftohur.
Pa këta libra
nuk jam plotësisht i sigurt
se çfarë do të bëhesha:
delirant,
atvrasës;
idiot,
dembelhane.
Kur babai im bërtiste
“Shuani dritat”.
jam i sigurt se e terrorizonte
fjala e skalitur bukur
dhe e pavdekshme
njëherë e përgjithmonë
në faqet më të mira
të letërsisë sonë
më të bukur
Dhe ajo ishte aty
për mua
afër meje
nën mbulesat
më grua se një grua
më burrë se një burrë
Ishte e tëra për mua
dhe unë
e mora.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.