Copëza të shkëputura nga “Krijesat e një dite” të Irvin Yalom!

“Unë gjithmonë I hutoj ata me të cilët shoqërohem. Ndaj gjithnjë do të përqafoj vetminë. E di që bëj gabim kur supozoj që të tjerët kanë të njëjtin pasion si unë për fjalë të mëdha. E di që ua imponoj pasionin tim atyre. Mund ta imagjinoni vetë se si të gjitha krijesat ia mbathin dhe shpërndahen kur u afrohem.”

Jeta e pakontrolluar nuk ia vlen të jetohet.  
Sokrati.

Ndjenja faji që enden të lira në kërkim të një mëkati – ky jam unë. 

Jeta shkon. Thjesht ashtu. Nuk ke se ku të fshihesh. Nuk ekziston një gjë e  tillë si siguria.  

“Çfarë është reale? Çfarë mund të besosh? Ndërsa më mbështeste e më jepte këshilla dashamirëse, në të njëjtën kohë mendonte të vriste veten. E kupton ku e kam fjalën? Ato kohëra mrekullisht të lumtura, kur unë dhe ai u ulëm për të folur; ato momente afërsie që ndamë… mirë pra, tani e di që ato kohë nuk ekzistuan kurrë. U ndjeva i lidhur me dikë, ndava gjithçka me të, por në fakt isha vetëm. Ai nuk ishte atje. Ai nuk ishte I lumtur. Ai po mendonte t’ia fuste vetes. Nuk di më se çfarë është reale. Kam fabrikuar realitetin tim…”

E rëndësishme nuk është se çfarë them për mendimet e mia, por sa i gatshëm jam t’i shpreh ato.

Sado të dëshirojmë që të bëhemi një me tjetrin, do të ketë gjithnjë pak distancë.

Besoje ose jo, të mendosh për fundin e jetës mund të ketë efekte pozitive.

Pritja e fundit mund të na inkurajojë që ta rrokim të tashmen me më shumë vitalitet.

-Ju flisni sikur jeta juaj me Sergein thjesht të ketë ngrirë në kohë dhe ekziston diku dhe që, nëse e rivizitoni, çdo gjë – dashuria reciproke, pasionet e forta, madje edhe bukuria e rinisë – do të jetë ekzaktësisht njëlloj.

Për mua, zhdukja e pasioneve të rinisë, disa herë tiranike, më ka bërë që t’I vlerësoj më tepër qiejt me yje dhe të gjitha mrekullitë e të qenit gjallë, mrekulli që më parë i kisha anashkaluar.

Po, e di që ekzistencës sime po i vjen fundi, por fundi ka qenë aty qysh në fillim.

Është thjesht më e lehtë të shmangesh diçka që ju thuhet nga jashtë sesa diçka që ngjitet nga thellësitë e vetes.

I thashë që nuk ishte vetëm, që unë do të isha atje për të. Doja ta përqafoja, por humnera e kohës që kishte kaluar ishte shumë e madhe për të ndërtuar një urë mbi të.

Mund të duket paradoksale, por shpesh ne e kalojmë më lehtësisht dhimbjen e humbjes së atyre me të cilët kemi pasur marrëdhënie të përmbushura sesa të atyre me të cilët na kanë mbetur gjëra të papërfunduara.

Në fakt, një mungesë e dukshme kurioziteti është në përgjithësi një tabelë rrugore që i tregon terapistit që pacienti mund të mos jetë i gatshëm që të eksplorojë më thellë.

-Kur nuk ka marrëdhënie, nuk ka as dhimbje. 
-Ti përfundon duke mbrojtur veten, por çmimi është i lartë. E shkëput veten nga kaq shumë gjëra.

Janë bëmat dhe jo mendimet ato që kanë rëndësi.

Të mos bësh atë që është e drejtë është më keq sesa të përcëllohesh.

“-Ndonjëherë mendoj që unë mbaj zi për jetën që nuk kam bërë. Them se kam pengje.”

Jam gjallë tani dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Jeta është e përkohshme, gjithnjë, për çdokënd. Detyra ime është të jetoj derisa të vdes. Detyra ime është që të bëj paqe me trupin tim dhe ta dua, të gjithin dhe plotësisht në mënyrë që nga ajo bërthamë e qëndrueshme të mund të zgjatem jashtë meje me forcë dhe bujari.

Ideja e modelimit se si të vdesësh e lejon njeriun ta mbushë jetën me kuptim deri në momentin e fundit.

”Nëse kemi një ‘përse’ në jetë, do të gjejmë çfarëdolloj mënyre ‘si’.”

Budistët këshillojnë që të jetosh me vdekjen në shpatullën tënde të majtë; ndonjëherë ndiej që është ulur në të dyja shpatullat e mia dhe në fakt ka kërcyer drejt e Brenda në trupin tim, që sigurisht është pikërisht atje ku ka qenë gjithnjë.

Është gjithnjë më e dhimbshme të mendosh për vdekjen kur ndien që nuk ke jetuar plotësisht.

Marrëdhëniet përfundojnë, por kjo nuk e shuan atë që ishin njëherë e një kohë.

Shpejt do t’I kesh harruar të gjitha gjërat dhe shpejt të gjitha gjërat do të të kenë harruar ty.

“Largo opinionin tënd dhe ke larguar edhe ankesën ‘më kanë lënduar’. Largo ankesën ‘më kanë lënduar’ dhe ke larguar lëndimin!”

Flakni gjykimin dhe keni shpëtuar. Dhe kush është atje që t’ju ndalojë ta bëni?!

Çdo gjë është fryt i mendimeve dhe ju keni kontroll mbi mendimet tuaja. Kështu që, sa herë që të doni, largoni gjykimet tuaja dhe pastaj do të ketë qetësi – ashtu si detari që i bie përqark kepit, gjen ujëra të qeta dhe përshëndetjen e një gjiri pa dallgë.

Shpesh kam vrarë mendjen se si është e mundur që njeriu e do veten më shumë se sa të gjithë njerëzit e tjerë bashkë e megjithatë i jep më pak vlerë opinionit të tij për veten sesa opinionit të të tjerëve. Nëse ndokush më përbuz, ky është problem i tij. Shqetësimi i vetëm është që të mos bëj apo them ndonjë gjë që meriton përbuzje.

Asnjëherë mos e vlerëso diçka si përparësi për ty nëse do të të bëjë që të mos e mbash fjalën apo që të humbasësh respektin për veten.

Qendra e vetëvlerësimit dhe e vetëgjykimit duhet të jetë brenda teje dhe jo në mendjen e një tjetri, domethënë në imazhin tim për ty.

Nëse dikush më tregon me prova që kam gabuar dhe më tregon gabimet në veprime apo mendime, unë me gëzim do të ndryshoj. Unë kërkoj të vërtetën, që nuk ka dëmtuar kurrë ndokënd: dëmi vjen nga injoranca dhe vazhdimi I gënjimit të vetes.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.