Danjill Harms – Nga cikli i shënimeve: “Unë u linda…”

Unë jam lindur në kallamishtë. Si mi. Nëna më lindi dhe më vendosi në ujë. Dhe unë notova. Njëfarë peshku, me katër fije mustaqe mbi hundë, sillej përreth meje. Qava. Dhe peshku qau. Befas në pamë se nëpër ujë pluskonte çorbë. E hëngrëm këtë çorbë dhe zumë të qeshnim. Ishim shumë të gëzuar. Notuam në rrjedhë dhe takuam një gaforre.. Pas gaforres notonte një bretkosë lakuriq. “Përse del gjithnjë lakuriq ti, – e pyeti gaforrja, – si s’të vjen turp?” – “Këtu s’ka pse të kesh turp, – u përgjigj bretkosa. – E përse t’i turpërohemi trupit tonë të bukur, të dhënë prej natyrës, kur nuk na vjen turp për veprimet tona të ulëta që bëjme ne vetë?” – “Ti po thua të drejtën, – i tha gaforrja. – Dhe unë nuk di si të të përgjigjem. Mendoj se për këtë duhet pyetur një njeri, sepse ai është më i mençur se ne. Se ne jemi të mençura vetëm nëpër fabula, të cilët i shkruan njeriu, kështu që prapëseprapë del se ai është i mençur, jo ne”. Këtu gaforrja më shqoi mua dhe më pyeti: “A duhet t’i turpërohemi trupit tonë lakuriq? Ti je njeri, na jep një përgjigje”. – “Jam njeri dhe ja ku po ju përgjigjem: nuk duhet t’i turpërohesh trupit tënd lakuriq”.

Perktheu: Agron Tufa

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.