“Dëmtimet e trashëgimisë materiale” nga Viktor Hygo.

Në veprat e mrekullueshme të artit mesjetar pothuajse kudo, e sidomos në Francë, mund të dallosh tri lloje dëmtimesh pak a shumë të thella. Së pari, bien në sy ato që ka shkaktuar koha, e cila ka prishur aty-këtu dhe ka mbuluar me ndryshk sipërfaqen e ndërtesave. Pastaj, mbi to kanë shpërthyer turbullirat politike dhe fetare, të cilat e kanë shqyer veshjen e pasur skulpturore dhe skalitiet e katedraleve, kanë thyer rozetat, kanë këputur gjerdanët prej arabeskash dhe statuetash, kanë shembur shtatoret, qoftë sepse këto kishin ndonjë tiarë, qoftë sepse mbanin në kokë ndonjë kurorë. Së fundi, veprën shkatërrimtare e plotësuan modat përherë e më groteske dhe më bajate, që zëvendësuan njëra-tjetrën, me rënien e pashmangshme të arkitekturës, pas atyre rravgimeve anarkike, por madhështore, që karakterizojne epokën e Rilindjes”.

Viktor Hygo, “Katedralja e Parisit”, shqipëroi: Bujar Dako.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.