Diktatori (i rebeluar) i  Agron Bajraktarit

Si lexues, më saktë, si dashamirës i letërsisë, shkrimtarët i ndaj në: shkrimtarë që  i bëjnë nder letërsisë duke promovuar ca më tepër vetën dhe në shkrimtarë që kryeveprën e jetën së tyre do e bënin duke mos shkruar më. Çuditërisht dhe fatzezisht, popullariteti i këtyre të dytëve është shumë i lartë.  Thuhet se sita më e mirë e artit është koha. Sigurisht koha ka plot probleme njerëzore, të cilat, jo rrallë kanë ndikuar edhe  në kujtesën apo harresën e artistëve. Artistët, veçanerisht shkrimtarët, ata të mirëfilltët, e dinë që vetmia dhe vetizolimi është kusht i domosdoshëm për  profesionin e tyre (nëse të shkruarit mund të quhet profesion). Mbi këtë parim, shumë shkrimtarë, nuk interresohen më për fatin e një vepre pasi e heqin qafe. Për një shkrimtar, heqja e një vepre është shkrimi i saj. Kur them këtë, në mendje më vijnë shumë autorë, të vjetër e të rinjë, që mungesa e proshektorëve mediatik, ka bërë që veprat e tyre të kalojnë në hije. Këtë herë dua të permend autorin Agron Bajraktari. Për shkak të largësisë fizike (u bënë vite që ai jeton në Vienë), autori është i distancuar nga oganizimet letrare në Shqipëri, distancë që ka sjellë vemendjen e munguar dhe të pamerituar të pemës së tij. Sëmbrami lexova “Diktatorin” e tij botuar nga shtëpia botuese Eugen, një permbledhje tregimesh. Më saktë refimesh.  Ajo që të habit tek shkrimet e Agronit është pena e tij nuk fshikëllon, nuk merr përsipër të ndryshojë botën, as ta zbukurojë atë me penlata metaforash, as të japë përgjegje, por mendon. Botëshikimi i librit zhytet drejtë thellësisë së pavetëdijës, jo për t’u mbytur, por thjeshtë për të bërë një soditje pse jo, edhe për të nxjerrë që andej veshtrim të ri. Diktatori tij (tregimi nga i cili ka marrë titullin libri) rrefen, jo për madhështinë vetjake, siç ndodhë zakonisht me diktatorët, por rrebelimin që ndien në pamundësinë për të qënë Zot i jetës së tij. Por drejtimi ka vetja, nga e proçeset e fshehta të mendimit ndjehet në të nëntë tregimet, ose, siç saktësuam edhe më lart, në  rrëfimet qe libri përmban. Siç thotë edhe predikuesi( tregim  më të njëjtin titull) qëllimi i rrëfimit është daravitja e frikës. Sigurisht, edhe natë më skëterrë bëhet më pak e ethshme kur ke një ndriçues në dorë. Autori e ka kuptuar këtë gjë, ndaj duke rrëfyer, duke dhënë shëmbullin e tij, bën një ftesë për kthimin e shikimit kah vetja. Por libri i Agronit nuk është vetem përmbajtje, por edhe formë. Maturia, besimi, kujdesi dhe efikasiteti më të cilin përdorë fjalët është mbresëlënës, dhe aspak i zakonshëm për moshën e tij. Është, thuajse e pamundur, që brenda librit të gjesh fjalë të tepërta, apo clishe, siç ndodhë zakonisht(edhe nuk është ndonjë mëkat i madh në fakt) me letrarët njomcakë. Nëse zgjatem më tepër, me gjasë mund të ua neveris, jo vetem Diktatorin( E harruar e të revoltuar) e Agronit, por komplet të lexuarit. Ndaj, për fund, e vetmja  gjë që mund të them është  se , nëse nuk keni mundësi të lexoni këtë libër, përpiquni të jeni diktatori i jetës tuj. Dhe për këtë, siç i ndodhë diktatorit në fjalë, patjetër që duhen bërë shumë përpjekje.
Tek e fundit, disfata më e madhe e njeriut është mospërpjekja.

 

Behar Jacaj

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.