Dino Buxati – Enigme Qeni

Kur mua, qenin, me nxjerrin shetitje, perballe atij pallatit te madh me shtatore, xhamllek, kulla e kupola ne sheshin aty prane, shoh shpeshhere nje lloj kamioni shume te bukur me ngjyre te zeze, gjithe lajlelule, ndaluar mu para portes se madhe. Perreth ka nje turme njerezish. Dhe, papritmas, nga porta dalin kater burra qe mbajne ne sup nje arke te gjate, pa te shkruajtura siper. Edhe kjo arke eshte shume e bukur, fund e krye e stolisur. Dhe njerezit e veshtrojne, nderkohe qe kater burrat e vendosin me kujdes ne kamionin aq te bukur. C’te kete brenda? Vemendja e publikut, madheshtia luksoze, solemniteti i veprimeve te lene te mendosh se arka permban dicka jashtezakonisht te vyer, ushqime te rralla e te mocme, gjithsesi gjera per te ngrene, ndryshe s’kish se si te shpjegoheshin gjithe ato ceremoni. Pastaj, ndersa arka misterioze vendoset ne kamion, kam vene re se disa nga te pranishmit, sidomos gra, shperthejne ne denesa. Edhe kjo te shtyn te besosh se eshte fjala per ushqime te zgjedhura e te shijshme. Tek shohin qe i shpien tej, ata me grykesit deshperohen kaq shume sa nuk arrijne t’i mbajne lotet. Ja konkluzionet ku do te te conte thjesht gjykimi i shendoshe. Por njerezit jane ca tipa shume te cuditshem. Ec e gjeje ti se cfare mbyllin ne ato senduke te mrekullueshem, dhe pse i lene t’ua marrin keshtu, mu para hunde, pa bere asnje qendrese. Qajne si vica, por s’luajne as gishtin per ta penguar nisjen tyre. C’njerez te cuditshem!

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.