Dino Buzzati – Ashensori

Ne katin e tridhjete e nje, te grataceles ku banoj, mora ashensorin per te zbritur. Dritezat e vogla ne kuadrin elektronik ishin ndezur tek njezete e teta dhe njezete e katerta, pra dikush tjeter priste te hipte.
Te dy kanatat u puthiten dhe ashensori nisi te zbrese. Ishte nje ashensor jashtezakonisht i shpejte.
Nga i tridhjete e njejti deri tek i njezete e teti nuk zgjati as nje sekonde. Dera u hap automatikisht, une hodha syte dhe ndjeva dicka ketu brenda diafragmes, si nje lloj marramendje te thelle e te embel .
Kishte hyre ajo, vajza qe prej muajsh e shikoja ne lagje dhe cdo here zemra me rrihte forte.
Ishe nje vajze rreth te shtatembedhjetat, ndeshesha me te pergjithesisht mengjeseve. Ajo mbante nje cante pazari, nuk ishte elegante por as e trashe, floket e zinj i mbante kapur me nje rreth te vogel. Por me te rendesihmet ishin: fytyra, e thate, e shtanget, e forte, me molleza teper te theksuara, goje te vogel, te puthitur,qortuese . Kjo fytyre ishte si nje lloj sfide.
Pastaj ishte dhe menyra sesi ecte, krenare, klasike, me nje siguri arrogante, si ta kishte boten te sajen.
Ajo hyri ne ashensor. Kesaj rradhe nuk e kishte shporten me vete, floket i kishte njelloj te kapur me te njejtin rreth, nuk kishte vene buzekuq, por buzet e saj te plota dukeshin njelloj te bukura.
Nuk me me vuri re fare dhe u vendos perballe faqes se ashensorit me syte fiksuar drejt. Nuk ka asnje vend tjeter ku fytyrat e njerezve te panjohur marrin nje shprehje kaq budallaqe, si ne ashensor. Edhe ajo, ne menyre te pashmagshme kishte marre kete pamje, por gjithsesi me nje lloj sigurie karakteristike te sajen.
Ashensori nderkohe ishte ndalur ne katin e njezete e kater. Ketu kishte per te mbaruar ky intimiteti yne i rastesishem. Dy kanatat u hapen dhe hyri brenda nje zoteri qe duhej te ishte rreth te pesedhjetat, pothuaj tullac, me trup mesatar, as i holle as i trashe, me nje fytyre te mencur.
Vajza mbante drejteqendrim, me kemben e majte paska te hapur nga jashte, si nje fotomodele kur merr poze para aparatit. Kishte veshur nje pale sandale me lluster te zeze dhe take shume te larte. Mbante nje portofol prej lekure te bardhe ose mund te ishte igelit, portofol jo i shtrenjte mesa duket. Ajo vazhonte te fiksonte faqen e ashensorit me nje indiference totale.
Ishte nga ato tipa qe edhe ne sater ta shkoje nuk do te te dhuronte as me te voglen kenqesi . Nje i mefshet si une ishte komplet i pashprese. Totalisht i pashprese ! Dhe po te ishte prej ketej rrotull do mbante ate qendrimin e zakonshem, qe mbajne vendaset ndaj meshkujve, heshtjen mosbesuese.
Cuditerisht, qe prej katit njezetekater, ashensori ne vend qe te leshohej perposhte me rrembimin e zakonshem, levizi shume lehte dhe ashtu zvarre vazhdoi zbritjen . Veshtrova nje afishe ngjitur ne faqe te ashensorit : “Kujdes! Deri ne kater veta, shpejtesi e madhe.Kater deri ne tete vete, shpejtesi e vogel.” Pra nese pesha rritej, ashensori e ngasalesonte shpejtesine automatikisht .
“E cuditshme!” thashe ” Jemi vetem tre veta, dhe asnjeri i shendoshe do thoja.”
Veshtrova vajzen, me shprese se te pakten do me shihte, por asgje .
“Nuk jam i shendoshe” foli zoteria rreth te pesedhjetave duke buzeqeshur me miresjellje “megjithate, e dini qe une peshoj shume?”
“Sa?”
“Shume, shume. Dhe per me teper kam dhe kete valixhen.”
Ne te dyja dyert e ashensorit ishin dy dritareze xhami nga ku mund te shikoje tek kalonin me rradhe hyrjet neper katet dhe numrat perkates te tyre. Pse valle po ecte kaq ngadale, sikur te ishte paralizuar?
Por une isha i kenaqur. Sa me ngadale te ecte, aq me gjate do gjendesha prane saj. Poshte e me poshte me shpejtesi kermilli! Dhe asnje nga te tre nuk fliste.
Kaloi nje minute, dy. Nje nga nje katet kalonin perpara dritareve te vogla nga poshte lart. Sa mund te kishin kaluar? Tanime duhet te kishim mbrritur ne katin e pare.
Por ashensori vazhdonte e vazhdonte te zbriste, me nje dembelizem te cuditshem, por ama zbriste.
Me ne fund ajo pa rreth e rrotull, disi e shqetesuar . Pastaj ju drejtua zoterise: “Cfare po ndodh?”
Tjetri, ia ktheu qete : ” Mos do te thuash qe tashme e kami kaluar sheshin e katit te pare? Po, zonjushe. Ndodh ndonjehere.Ne fakt, kemi zbritur nentoke, a sheh qe nuk ka me porta katesh jashte?”
Ishte e vertete. Midis dritareve rreshqiste tashme vecse nje fashete e rrudhosur toke me ngjyre te bardhe, te piste.
“Po tallesh, apo jo?” i beri vajza.
“Jo, jo. Nuk ndodh perdite, por ndonjehere ndodh dicka e tille.”
” Po ku ndalon?”
” Ku i dihet?” qeshi ne menyre enigmatike ” por ma do mendja se do mbetemi ketu brenda per nje cope here. Me mire te prezantohemi.” i zgjati doren vajzes e pastaj mua. “Me quajne Skiasi”
“Perozi” foli vajza.
“Perozi kush?” guxova, duke i dhene doren.
“Ester” ia beri me hezitim. Dukej e trembur.
Fale nje dukurie misterioze, ashensori vazhdonte te groposej thlellesive te nentokes. Ishte nje situate e frikshme, ne rethana te tjera do isha paralizuar nga llahtari. Ndersa ne fakt ndihesha i lumtur . Ishim si tre te mbijetuar nje nje ishull te shkrete. Dhe me dukej logjike qe Esteri do ta bente vetem me mua . Une isha pothuaj tridhjete vjec, me se i pashem. Bukuroshja nuk kishte pse te zgjidhte nje plakaruq si ky tjetri ketu.
” Po ku po shkojme, ku po shkojme?…” i beri Esteri duke u kapur pas nje menge te Skiasit.
“Qetesohu, çupe, qetesohu. Nuk ka asnje rrezik, a s’e sheh sa ngadale po zbresim?”
Pse nuk ishte kapur pas meje? Mu be sikur ma kishte veshur me shpulle fytyres.
“Zonjushe Ester” ia bera “duhet te te them dicka: e di qe te kam gjithmone ne mendje? E di qe une vdes per ty?”
“Po ne sot po njihemi!” tha rende.
“Te shoh pothuajse perdite” thashe ” mengjeseve kur del per te bere pazarin.”
Kisha hedhur nje hap te nxituar, dhe ja Esteri : “Aha, pra ti e di qe une jam kamariere?”
U perpoqa ta regulloja : “Ju kamariere? Bah! Te betohem qe nuk me kishte shkuar mendja kurre”.
” Pse, cfare mendoje se jam? Nje princeshe, me raste ?”
“He tani, zonjushe Ester” me doli krah Skiasi “Me duket se nuk eshte momenti i pershtatshem per tu zene. Tani jemi te gjithe ne nje kazan.”
Megjithese me mbrojti nuk e di pse me irritoi “Ju zoti Skiasi, kush jeni ju njehere?”
“Kush e merr vesh. Ja kam bere shpesh here pyetje vetes. Polivalent do thoja. Tregetar, filozof, mjek, llogaritar, metalurg, sipas rastit.”
Me vinte cudi me veten, ne nje situate te tille ankthi tregohesha kaq ne kontroll, gati hero me dukej vetja. Skiasi ia dha nje goxha te qeshure . Nderkohe ashensori zbriste e zbriste, pashe oren, kishte kaluar mese nje ore .
Esteri ia plasi te qares . Une e mbeshtolla lehte nga krahet. “Mos, mos qaj, do ta shohesh qe do rregullohet kjo pune.”
“Po sikur te vazhdoje keshtu” pyeti vajza mes ngasherimave “po sikur te vazhdoje keshtu?…”
Nuk munda t’i them me asgje.
” Jo, jo zonjushe” tha Skiasi “nuk kemi per te vdekur as nga uria e as nga etja. Ketu ne valixhe kam gjithcka na nevojitet, te pakten per tre muaj.”
E veshtrova me shqetesim . Domethene , ky biçim e paska ditur c’do ndodhte qe kur hyri. Mos e kishte kurdisur ky gjithe kete katrahure ? Te ishte djalli vertete? Po c’rendesi kishte tek e fundit, nese ishte djalli apo jo? Une ndihesha kaq i fuqishem, i ri, i sigurt ne vete.
“Ester” i peshprita ne vesh “Ester mos me thuaj jo. Kushedi per sa kohe do jemi te mbyllur ketu. Ester, thuame: do behesh gruaja ime?”
“Gruaja jote?” ia beri ” si te shkon mendja te martohemi pikerisht ketu?”
“Po te jete puna keshtu” tha Skiasi ” une jam edhe prift”
“Po ti me se merresh?” me pyeti Ester me ne fund e qetesuar.
Inspektor industrie. Fitoj jo pak, besome, bukuroshe. Me quajne Dino.”
“Mendohu njehere zonjushe” tha Skiasi “mund te jete goxha rast”
“Atehere?” ngulmova. Ashensori vazhdonte te zbriste, tashme kishim arritur ne nje nivel qindra metra nen dhe`.
Esteri cuditerisht ma ktheu pak e trembur ” Pso jo, zoti Dino, tek e fundit edhe ti me pelqen.”
E rrembeva prej beli dhe e shtrengova per vete. Per mos ta trembur, e putha ne balle.
“Zoti ju bekofte” ia beri Skiasi, duke haperdare duart ne ajer.
Ne ate moment ashensori ndaloi. Ishim pezull. Cfare po ndodhte? Kishim takuar fundin, apo ishte nje ndalese pararendese e leshimit katasrtrofik perposhte?
Por, me nje frymemarrje te gjate, ashensori nisi gradualisht te ngjitej.
“Leshome Dino, te lutem” tha menjehere Esteri, ngaqe isha duke e mbajtur akoma per krahesh.
Ashensori ngjitej.
“Bah! Ne asnje menyre” i bente Esteri ndersa une i pergjerohesha ” aq me teper tani qe rreziku po kalon… nese do vertet mund ta bisedojme me prinderit e mi…Te fejuar? Sikur me shume ngut e ke marre… Dreq o pune, ishte nje shaka, apo jo? Besoj se ti e kuptove…”
Ashensori vazhdonte ngjitjen.
“Mos insisto me, te lutem… Po, po i dashuruar, i dashuruar, e di, te zakonshmet… Nuk e di po qenke shume i bezdisur ti!”
Ngjitej me shpejtesi marramendese .
“Te shihemi neser? E pse u dashka te shihemi neser? Une as qe te njoh…le qe nuk kam kohe… Cfare me kujton? Apo perfiton ngaqe jam nje cope sherbyese?”
E mbertheva nga kyci. “Ester, mos bej keshtu, te lutem, mos u bej e keqe!”
“Leshome, leshome…” u ankua ” C’eshte kjo sjellje? Mos je i marre? Te te vije turp!
Leshome po te them… Zoti Skiasi, te lutem beja te qarte ti ketij maskarai” Por Skiasi ne menyre te pashpjegueshme ishte zhdukur.
Ashensori ndaloi. Dera u hap duke shfryre. Kishim arritur nivelin e tokes.
Ester u clirua me force. “Mjaft tani! Perndryshe kam per te bere nje rremuje sa qe do e mbash mend per tere jeten!”
Nje shikim perbuzes. Kishte dale tashme.U largua. Marshonte drejt me hapat e saj arrogant qe ishin shume fyes per mua.

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.