Dino Buzzati – Dy shoferet

Kane kaluar dy vjet tashme dhe akoma e pyes veten per cfare flisnin dy shoferet e furgonit te erret ndersa transportonin mamane time te vdekur ne varrezen e larget. Ishte nje udhetim i gjate, me shume se 300 kilometra, e megjithese autostrada ishte e zbrazet, automjeti i vdekjes bente para ngadale.
Ne femijet e ndiqnim me makine disa qindra metra pas e kilometrazhi vertej tek 70-75, ndoshta sepse ata furgone jane prodhuar per te ecur ngadale, por mendoj benin keshtu se ky ishte rregulli, sikur shpejtesia te ishte mungese respekti per te vdekurin, c’absurditet, une perkundrazi do betohesha qe nenes do t’i pelqente te shkonte me 120 ne ore, shpejtesia ne mos tjeter do ta kishte genjyer qe ishte udhetimi i zakonshem i qete veror drejt shtepise sone ne Belluno.
Ishte nje dite e mrekullueshme qershori, triumi i pare i veres, fushat perreth magjepsese, qe ajo i kishte kaluar kush e di sa qindra here, por qe tani nuk mund t’i shihte.
Dhe dielli i madh ishte atje tej ne fund, ku formoheshin ato mirazhe ujore e makinat ngjanin te varura ne ajer.
Kilometrazhi luhatej ne 70-75, furgoni para nesh ngjante i palevizshem, e anash kalonin te leshuara plumb makina te cliruara e te lumtura, burra e gra te gjithe te gjalle, edhe vajza te mrekullueshme anash djemsh ne jashteseri kabriole, me floket e shpupurisur nga era e udhetimit. Edhe kamionet na parakalonin, edhe ata me rimorkio, aq ngadale perparonte furgoni i varrezave e une mendoja sa e kote ishte gjithe kjo, do kishte qene e bukur dhe e sjellshme per nenen time te vdekur te transportohej me nje supersportive te kuqe zjarr, me gazin e shkelur ne fund, mbi te gjitha do ishte si nje tolerim i vogel per pak jete te mirefillte, ndersa ajo e ecur zvarritese mbi fijen e asfaltit, i ngjante aq shume nje funerali.
Prandaj e pyesja veten per cfare po flisnin dy shoferet, njeri i gjate 1 meter e 85, nje lloj babaxhani me pamje te bute, tjetri ishte i ngjeshur, i kisha diktuar ne momentin e nisjes, s’ngjanin fare te pershtatshem per kete lloj pune, nje kamion ngarkuar me hekura do qe me i pershtatshem per ta.
Pyesja veten per cfare po flisnin pasi ajo ishte biseda e fundit njerezore, fjalet e fundit te jetes qe mamaja do mund te degjonte. E ata te dy jo se qene maskarenj, por ne nje rruge kaq te gjate e monotone, sigurisht ndjenin nevoje te flisnin; fakti qe pas shpines, ne distance te disa centimetrave shtrihej nena ime, nuk kishte pike rendesie per ta, kuptohet, me keto gjera ishin mesuar, ndryshe s’do ta benin kete lloj zanati.
Ishin fjalet e fundit njerezore qe mund te degjonte nena ime, sapo te arrinim ne vend do te niste sherbimi ne kishen e varrezes, e nga ai moment tingujt e fjalet s’do t’i takonin me jetes, tingujt e fjalet e pertejbotes do te degjonte me pas.
Per cfare po flisnin? Per te nxehtin? Per sa ore do te benin kthimin? Per familjet e tyre? Per skuadrat e futbollit? I tregonin njeri tjetrit restorantet me te mire anash rruges me inatin qe s’ndalonin dot? Flisnin per makinat me aftesine e njerezve te zanatit? Edhe shoferet e makinave funebre i perkasin tek e fundit botes se motorave e motorat i terheqin.
Apo i hapeshin njeri tjetrit per aventura dashurie? E mban mend bjonden ne ate barin afer benzinates ku ndalojme perhere te mbushim makinen, tamam ate, ike ore,tregome atehere, une s’e besoj. M’u thafte gjuhe ne te…
Ose arrinin deri aty sa te tregoni barcaleta te pista? A s’eshte e zakonshe kjo per dy burra qe per ore e ore udhetojne te vetem me makine? Sese ata te dy me siguri qene te bindur se ishin vetem, gjeja e mbyllur ne furgon pas kurrizit te tyre as qe ekzistonte per ta, e kishin harruar komplet. E mamaja i degjonte shakate dhe te qeshurat e tyre? Po, sigurisht qe i degjonte, e zemra e saj e lodhur mblidhej gjithnje e me shume, jo se mund t’i perbuzte dy burrat, por ishte poshtersi qe ne boten aq shume te dashur prej saj, zerat e fundit te ishin te tyret, e jo zerat e femijeve.
Atehere, me kujtohet, ishim gati ne Vicenca, kur me ra nder mend sa pak kisha bere per t’i ndenjur afer nenes keto kohet e fundit. E ndjeva ate piken e dhimbshme ne mes te kraharorit, qe zakonisht quhet brerje ndergjegjieje.
Ne ate moment preciz, kush e di si deri atehere nuk kishte nxjerre krye ky kujtim i dhimbshem – nisi te me ndjeke jehona e zerit te saj, kur ne mengjes i futesha ne dhome para se te shkoja ne pune: “Si je ?”
“Sonte fjeta plotesisht”, pergjigjej ( e ve me bast me injeksione gjilpere)
-Po shkoj ne gazete! Mirupafshim!
Beja dy tre hapa ne korridor e me arrinte zeri i saj i drojtur: “Dino!”. Kthehesha pas. “Keto do hash mengjesin?”. “Po”.
“Edhe ne dreke do vish?”
Zot i madh, sa e pafajshme, e madhe e njekohesisht e vogel ishte deshira brenda pyetjes. Nuk kerkonte, s’impononte, pyeste sa per ta ditur.
Por une kisha takime idiote, kisha vajza qe s’me donin vertet, as e canin koken per mua tek e fundit, por ideja te kthehesha ne tete e gjysme ne shtepine e trishte, te helmuar nga pleqeria dhe semundja, te infektuar tashme nga vdekja, gati me neveriste, e pse s’duhet patur kurajo te rrefehen keto gjera kur jane te verteta?
“Nuk e di,- pergjigjesha atehere,- do te marr ne telefon.”
Dhe une e dija qe do t’i thosha”jo” kur te telefonoja. E ajo menjehere e kuptonte qe do t’i pergjgjesha “jo” dhe ne ate “murupafshim” te sajen, kishte nje keqardhje te madhe. Por une isha biri egoist sic dine te jene vetem femijet.
Nuk me vriste ndergjegjia per momentin, as pendim apo skrupuj. E ajo e kuptonte menjehere qe per dreke s’do vija.
E mplakur, e semure, e shkaterruar madje, e bindur q fundi po rrezohej mbi te, mamaja do te kenaqej, per te qene me pak e trishte, qe une te isha kthyer per dreke ne shtepi.
Qofte edhe per te mos thene nje fjale, i inatosur ndofta per punet e mia, te cdo lloji. Por ajo, nga shtrati, sepse nuk ngrihej dot nga shtrati, do ta dinte qe une isha matane, ne kuzhine, e kjo do ta ngushellonte.
Une perkundrazi jo. Une shetisja Milanon duke qeshur ore e cast me shoket, idiot, maskara qe isha, ndersa thelbi i jetes sime, mbeshtetja ime e vetme e vertete, e vetmja krijese e afte per pergjakej per mua ( e s’kisha per te gjetur me nje tjeter si ajo, edhe sikur te jetoja 300 vjet), ishte duke vdekur.
Do t’i kishin mjaftuar dy fjale para drekes, une i ulur ne divanin e vogel e ajo e shtrire ne krevat, ndonje informacion per jeten e per punen time. E me tej, pas drekes, do me kishte lene te lire me gjithe zemer, ku dreqin te doja, s’do t’i vinte keq, perkundrazi ishte e lumtur kur gjeja rast te defreja.
Por para se te dilja, ne erresire, do isa futur ne dhomen e saj per nje pershendetje te fundit. “E ke bere gjilperen?”. “Po, kete nate shpresoj vertet te fle!”
Kaq pak kerkonte, kurse une as kete s’e beja, per egoizmin tim te shpifur, une isha i biri e ne egoizmin tim prej djali, refuzoja te pranoja sa shume e doja.
E tani si pjese te fundit te botes, ja fjalet, qyfyret dhe te qeshurat e dy shofereve te panjohur, ja
dhurata e fundit qe i bente jeta.
E tani eshte vone, tmerresisht vone. Prej gati dy vjetesh guri eshte ulur per te mbyllur kripten e vogel te nendheshme, ku ne erresire, njeri mbi tjetrin, jane qivuret e prinderve, gjysherve, stergjysherve. Dheu i ka zene tanime te carat, ndonje fijeze bari perpiqet te dale aty ketu. Dhe lulet, te vena ca muaj perpara ne vasken prej bakri, as qe njihen me tani.
Jo, ato dite kur ajo ishte semure dhe e priste vdekjen, s’kthehen me dot pas. Ajo hesht, nuk me qorton, me siguri do me kete falur tashme.
E prapseprape kur e mendoj, nuk gjej dot paqe me veten. Cdo dhimbje e vertete shkruhet mbi shiratat e nje lende misterioze, para se ciles graniti eshte si gjalpe. E s’mjafton perjetesia per ta fshire. Pas miliarda shekujsh, vuajtja e vetmia e nenes sime, te provokuara nga une, do ekzistojne akoma.
E une s’mund te ndreq dot gje, te marr fryme me shpresen mos ajo me sheh.
Por ajo s’me sheh. Ajo vdiq dhe u shkaterrua, nuk mbijetoi, apo me mire s’ka gje tjeter vec mbetjet e trupit te saj tmerresisht te turperuar nga vitet, nga e keqja, nga dekompozimi dhe koha.
Asgje? Tamam asgje mbetet. Nga mamaja ime s’ekziston me gje?
Kush e di. Hera heres, sidomos pasditeve, kur jam vetem, provoj nje ndjenje te vecante. Sikur dicka te futej brenda meje kur para pak castesh nuk ishte, sikur te me banonte nje esence e papercaktuar, jo e imja e megjithate pafundesisht e imja, e une qe s’isha me vetem e cdo gjest i imi, cdo fjale, te kishte per deshmitar nje shpirt misterioz. Te sajin!
Por magjia zgjat pak, nje ore, nje ore e gjysme, jo me shume. Pastaj dita fillon te me coptoje mishin, me ingranazhet e saj te thata.

Perktheu: Eris Rusi

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.