Dino Buzzati – Takim i humbur

Korridori i lagesht e i zymte i shtepise nr. 8 pergjate shetitores, me shkallinen prej mermeri te kuq te erret dhe dy amure te bronxte permbi parmake, nga nje ne cdo ane. Ndoshta dikur kishte qene pallat zoterinjsh (trokellime takash te holla ne shkalle, ne hije fytyra te zbehta grash te reja me vel ngjyrevjollce, ndersa jashte, pas oresh e oresh, ne pasqyrimin e lepire ne te gjelber te gazit, kuajt e humbisnin durimin duke perplasur thundren mbi gure). Pastaj kishte filluar, pak nga pak, te merrte tatepjeten, perhere e me pak njerez elegante e me shume shites shetites, dhe karrocat e shkaperdara, tani vec ndonje kamionçine, a makine private, por rralle e me rralle, ama; dhe dielli nuk hynte kurre, sepse paradhoma binte nga veriu, as hena kurre; dhe nga heneza me xhama e mesakut portierja flokeshprishur e shtepise, duke kapsallitur syte.
Po ti a ishe ate dite? Me ke pritur? E nese po, sa me ka pritur? Une rendja per te mberritur ne kohe, duke dihatur, duke u penguar, mund te me merrnin per te marre. Por do te ish dashur te fluturoja. Isha larg, i flakur tej nga jeta krejt papritmas, ne nje distance te frikshme nga ty, qe s’mund ta dije.
Keshtu, kur ora eci aq shume, sa ishte e pamundur te mendohej qe ti ndodheshe ende aty, une rreshta se vrapuari dhe, dalengadale, sot kam arritur, por ti s’je me.
Nuk je me, sepse kane kaluar shume vite, dymbedhjete vjet rruge te panderprere ne drejtim te kthimit, dhe amuret e bronxta jane zhdukur, ne fytyren e kariatideve* prej stukoje nen qemer, pluhuri ka krijuar rrathe te neveritshme te syte, dhe suvate e rena, dhe nga heneza me xhama e mesakut portierja flokeshprishur qe kapsallit syte, perhere. Dhe aneve tabeleza njera mbi tjetren “Dentist ne katin e III – Sittam perfaqesi reklamash – Farera vajore – Vinciguerra ne te IV – Studio noteriale Rossi – Schiaffera” Dhe nje tablo e madhe e fotografise artistike Lebois me fatalen me syte nga qielli, burrin mondan me monokel e buzeqeshje trashanike, vajza e vogel e maskuar si dame e viteve shtateqind, gjenerali me uniforme parade, mbushur me stringla, borgjez, i rende e i flashket, ne syte e kermillte barra te tmershme familjeje. Kurre, pra dielli s’ka hyre ne kete korridor te mallkuar; as cicerima zogjsh, as hije resh ne arrati. Por vajtje- ardhje pa hare, peshtyma ne pluhurin e vjeter, lart e poshte njerezit per te noteri e dentisti.
Une pyes:
“Me falni, valle mos keni pare gje…?”
“Kur?” pyesin
“U bene fiks dymbedhjete vjet”
“Po”, pergjigjet njeri, “me kujtohet. Po rrinte ne kembe e po priste. Kishte nje pallto blu e nje kapele me lule. Ishte e hirshme , shume e hirshme”
“Seriozisht ju kujtohet? Pas dymbedhjete vjeteve dhe ju kujtohet?”
“Edhe sikur pesedhjete te kishin kaluar, prape se prape do te me kujtohej shume mire, perhere do ta kujtoj…E njoha tamam atehere , ate dite, po po, tek priste para portes se madhe. Binte shi. Priti rreth nje ore. Pastaj une e shoqerova me çader ne shtepi…..Eshte ime shoqe, zoteri, me ndjeni.”

*Statuja grash, qe sherbejne edhe si shtylla mbajtese, e te quajtura keshtu prej grave te Karias qe mbanin pesha mbi krye

perkthyer nga Dritan Çela

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.