Disa nga citimet më të bukura të Barak Obamës!

1. Ndryshimi nuk do të vijë nëse vazhdojmë të presim ndonjë person tjetër ose ndonjë moment tjetër. Ne jemi ato persona që kemi pritur. Ne jemi ndryshimi që kërkojmë.
2. Ju nuk mund të lejoni që dështimet tuaja t’ju përcaktojnë juve. Ju duhet të lejoni që dështimet tuaja t’ju mësojnë.
3. Vazhdoni të eksploroni. Vazhdoni te enderroni. Vazhdoni të pyesni pse. Mos u pajto për atë që tashmë e dini. Asnjëherë mos ndaloni së besuari në fuqinë e ideve tuaja, imagjinatës tuaj, punës tuaj të palodhur për të ndryshuar botën.
4. Ne jemi kujtuar se, në kohën e shkurtër që kemi në këtë Tokë, ajo që ka rëndësi nuk është pasuria, as statusi, as fuqia, as fama, por përkundrazi; sa mirë kemi dashur dhe çfarë pjese të vogël kemi luajtur në bërjen e jetës së njerëzve të tjerë më të mirë.
5. Kur kohët bëhen të vështira, ne nuk duhet të heqim dorë. Ne duhet të ngrihemi.
6. Kur njerëzit injorantë dëshirojnë të reklamojnë injorancën e tyre, ju nuk duhet të bëni asgjë, thjesht duhet t’i lini ata të flasin.
7. Ndryshimi nuk është kurrë i lehtë, por gjithmonë është i mundur.
8. Mos kini frikë të bëni pyetje. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë kur ju nevojitet. Unë e bëj atë çdo ditë. Kërkimi i ndihmës nuk është një shenjë e dobësisë, është një shenjë e forcës. Kjo tregon që keni guximin të pranoni kur nuk dini diçka dhe të mësoni diçka të re.
9. Nëse dikush është i ndryshëm nga ju, kjo nuk është diçka që ju duhet t’a kritikoni, kjo është diçka që ju duhet t’a vlerësoni.
10. Mënyra më e mirë për të mos u ndjerë i pashpresë është të ngrihesh dhe të bësh diçka. Mos prisni që gjërat e mira t’ju ndodhin vetë. Nëse dilni jashtë dhe bëni disa gjëra të mira, do ta mbushni botën me shpresë, do ta mbushni edhe veten me shpresë.
11. Shpresa nuk është optimizëm i verbër. Nuk është të injorosh madhësinë e detyrës që ke përpara ose bllokimet dhe pengesat që qëndrojnë në para rrugës tonë. Ajo nuk është e ulur anash trotuarit duke n’a pritur dhe as duke u kthyer nga një luftë. Shpresa është ajo gjë brenda nesh që këmbëngul, përkundër të gjitha provave të kundërta, se diçka më e mirë na pret nëse kemi guximin ta arrijmë atë, dhe të punojmë për të, dhe të luftojmë për të. Shpresa është besimi se fati nuk do të shkruhet për ne, por nga ne, nga burrat dhe gratë që nuk janë të kënaqur të vazhdojnë me botën ashtu siç është, por ato të cilët kanë guximin të rimarrin botën ashtu siç duhet.
12. E ardhmja i shpërblen ata që bëjnë një hap para. Nuk kam kohë të ndjehem keq për veten time. Nuk kam kohë të ankohem. Unë do të vazhdoj përpara.
13. Secili prej nesh meriton lirinë të ndjekë versionin e vet të lumturisë. Askush nuk meriton të ngacmohet apo bullizohet.
14. Shpresa – Shpresa përballë vështirësive. Shpresa përballë pasigurisë. Guximi i shpresës! Në fund të fundit, kjo është dhurata më e madhe e Zotit për ne … Një besim në gjërat që nuk shihen. Një besim se ka ditë më të mira përpara.
15. Mos lejoni që dikush t’ju thotë se përpjekjet tuaja nuk kanë rëndësi ose se zëri juaj nuk llogaritet. Mos besoni kurrë se nuk mund të bëni ndryshime. Kushdo që të jesh. Ti mundesh!
16. Ndryshimi vjen pasi njerëzit e thjeshtë bëjnë gjëra të jashtëzakonshme.
17. Ajo që mund të bëjmë është të jetojmë sa më mirë që të mundemi me qëllimin, dashurinë dhe gëzimin. Ne mund të përdorim çdo ditë për t’u treguar atyre që janë më afër nesh se sa kujdesemi për ta, dhe t’i trajtojmë të tjerët me mirësinë dhe respektin që dëshirojmë për veten tonë. Ne mund të mësojmë nga gabimet tona dhe të rritemi nga dështimet tona. Dhe ne mund të përpiqemi me çdo kusht të bëjmë një botë më të mirë.
18. Mësoni të qëndroni në këpucët e dikujt tjetër, të shihni përmes syve të tyre, kështu fillon paqja. Dhe varet nga ju që ta bëni atë të ndodhë. Empatia është një cilësi e karakterit që mund të ndryshojë botën.
19. Gjeni dikë të jetë për të cilin të jeni i suksesshëm. Ngrijini shpresat e tyre. Rrituni sipas nevojave të tyre.
20. Të gjithë ne e ndajmë me njëri-tjetrin këtë botë vetëm për një moment të shkurtër në kohë. Pyetja është nëse e kalojmë atë kohë duke u përqendruar në ato që na shtyn mënjanë, apo nëse angazhohemi të bëjmë një përpjekje për të lëvizur përpara – një përpjekje të qëndrueshme – për të gjetur një bazë të përbashkët, për t’u përqëndruar në të ardhmen që kërkojmë për fëmijët tanë dhe për të respektuar dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore.
21. Këmbëngulni. Jo çdo gjë me vlerë është e lehtë për t’u arritur.
22. Ne nuk duhet të frikësohemi për të ardhmen. Ne duhet t’i japim formë.
23. Nëse mendoni vetëm për veten tuaj – sa para mund të bëj, çfarë mund të blej, sa e bukur është shtëpia ime, çfarë lloj makine të bukur kam? – për një kohë të gjatë, unë mendoj se ju do mërziteni. Unë mendoj se jeta juaj do zvogëlohej. Mënyra për të jetuar një jetë të plotë është të mendoni: Çfarë mund të bëj për të tjerët?
24. Mos blini vetëm një video-lojë të re, bëjeni një të tillë. Mos shkarkoni vetëm aplikacionin më të fundit, por ndihmoni në hartimin e tij. Mos luaj vetëm në telefonin tënd, por programoje atë.
25. Nënat janë gurët e familjeve tona dhe një themel në komunitetet tona. Në shenjë mirënjohjeje për dashurinë e tyre bujare, këshillën e durimit dhe përkrahjen gjatë gjithë jetës, le të japim respekt për gratë që kryejnë punën e vështirë të mëmësisë me aftësi dhe hir, dhe le të kujtojmë ato nëna që, megjithëse nuk janë më me ne, na frymëzojnë ende.
26. Tingulli më i ëmbël që unë njoh është thirrja myslimane për lutje.

Barack Obama, i lindur më 1961, sot ka 58 vjetorin e lindjes!

Përktheu dhe punoi: Kejdi Kraja

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.